Provat radiologjike, Neruda vdiq nga një kancer në një stad shumë të avancuar
Provat radiologjike dhe histologjike tregojnë se kishte një kancer në një stad shumë të avancuar
Sqarimet e para të bëra mbi mbetjet e poetit të madh kilian Pablo Neruda konfirmojnë se kishte një tumor shumë të avancuar në prostatë me metastaza dhe se, sipas të gjitha gjasave, ky ishte shkaku i vdekjes së tij më 23 shtator të vitit 1973, dymbëdhjetë ditë pas grushtit të shtetit ushtarak që e rrëzoi Salvador Allenden dhe qeverinë e Unidad Popular.Pas denoncimit të Patrisë komuniste kiliane mbi një intervenim hipotetik të policisë sekrete të Pinochetit që, sipas ish shoferit të tij Manuel Araya, mund të kishte luajtur rol në vdekjen e poetit, gjykatësi kilian Mario Carroza kishte urdhëruar zhvarrosjen e trupit. Më 16 prill mbetjet e Nerudes ishin zhvarrosur nga varri në Isla Negra ku poeti prehej bashkë me gruan e tij të tretë dhe të fundit Matilde Urrutia. Carroza ka marrë tash dosjen mbi ekzaminimet radiologjike dhe histologjike në të cilat evidentohet gjendja shumë e avancuar e kancerit.
Dyshimet dhe denoncimi i PK-së kiliane kishin lindur pas një interviste, më 2011, të njeriut që kishte qenë asistent personal i shoferit të poetit. Në intervistën e dhënë gati 40 vite pas vdekjes, Manuel Araya pohonte se vdekja e Nerudës kishte ardhur si pasojë e një injektimi vdekjeprurës që ia kishin bërë agjentët e shërbimit sekret të regjimit në klinikën ku ishte shtruar në Santiago del Cile, e njëjta ku më vonë vdiq, në rrethana të dyshimta, ish presidenti demokristian Frei. Sipas Arayas agjentët i kishin vrarë në mënyrë që të mos e linin të shndërrohej në simbol të opozitës së diktaturës ushtarake të sapo instaluar. Megjithatë ky version është vlerësuar si pjellë e fantazisë nga të gjithë miqtë e poetit, militant komunist dhe fitues i çmimit Nobel, të cilët e dinin se sa e rëndë ishte sëmundja e tij në ato javë tragjike.
Për çdo rast, për një dëshmi përfundimtare mbi shkaqet e vdekjes së Nerudës, gjykatësi kilian Carroza pret përfundimin e analizave toksikologjike që janë duke u bërë ende në laboratorët e Universitetit të North Carolina, në Shtetet e Bashkuara. Eduardo Contreras, avokati i Pk-së kiliane, i cili e ka paraqitur denoncimin pas të cilit nisi ekshumimi i mbetjeve, ka thënë se analizat preliminare e konfirmojnë tumorin, pro nuk i përjashtojnë shkaqet tjera.
Neruda, pak para se të vdiste, i shtruar në spital prej tre ditësh në klinikën Santa Maria të Santiagos, planifikonte të shkonte në ekzil me gruan Matilde Urrutia në Meksiko për ta organizuar rezistencën paqësore ndërkombëtare ndaj grushtit të shtetit të Pinochetit.
Comments
Post a Comment