VOLTERI: Iluministët duhet të kryesonin betejën për lirinë e shpirtit
Sot 320 vite më parë më 21 nëntor 1694, lindi Fransua Mari Aruet, Volter. Djaloshi rebel i lindur dhe rritur në një familje të kamur, s'mund të dakordësohej me çka shpirti dhe zelli i luftëtarit të paepur iluminist ballej. Prej zanafillës deri më të shuar 30 majin e vitit 1778 ai vetëm në arenë e gjente vullnesën kumtuese. Çapat e para i nis me jë satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribua djaloshit të ri, i kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në burgun famkeq të Bastijës. Gjashtë muaj pas lirisë, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që rroku një sukses si autor tragjik. Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur në skutat e terrta të Bastijë, kushtuar Francës së Hanrit III e ngjiti në apogje famën. Vringjëllima e vargonjve të burgut e detyroi atë që të marrë rrugën e ikanakut për në Angli. Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si d