Pak histori per Shkodren dhe liqenin e Shkodres
Liqeni i Shkodrës ose ndryshe Liqeni Labiatan ose Liqeni Sintari, i cili
lidhet me dy lumejtë e bashkuar Dri+Bunë/Barbana, ka qenë i lundrueshëm
qysh nga antikiteti, duke qenë njëkohësisht Skodrinon-i/Shkodra një
port liqenor, lumor dhe që lidhej me Ditin Adriatik te Gjini i Drinit.
Mendohet madje se edhe vetë emri i Detit Adria/Adriatik lidhet
etimologjikisht me lumn Drî si hidronim. Ndryshimi i kufinjve, duke i
dhënë padrejtësisht zgjerime artificiale Malit të Zi, me territore
të pastra etnike shqiptare, me pjesën më të madhe të liqenit dhe me
pjesë të lumit e grykëderdhjes Drî-Bunë, prishi edhe lundrimin
tradicional! Deri aty te viti 1945, megjithse duket si paradoks, Shkodra
kishte një pjesë mjaft të madhe të flotës tregëtare të brendëshme,
lidhej edhe me detin Adriatik e me portin e Shën Gjinit. Më vonë prishja
e mardhënieve me Jugosllavinë, vetë politika izolacioniste e regjimit
Hoxha-Shehu dhe një farë predispozicioni antishkodran e tamponuan, e
izoluan Shkodrën nga lidhja e natyrshme me detin Adriatik, në gjith
gjsmën e dytë të shek XX! Me vendosjen e regjimeve demokratike në
Shqipëri dhe Malin e Zi, fatkeqsisht e paradoksalisht, vazhdon e njejta
inerci! Por, kanë ndryshuar vetëm fjalët, ka Projekte, fjalë të bukura,
disa vizita vajtje-ardhje simbolike me turistë, një komision që rruan
fonde dhe... gurët në shtrajcë. Sot sapo lexova tek Gaz. 55 përsëri ca
fjalë të bukura, "Projekti, Menaxhim i Integruar i Ujrave, Qasje në
Kuadrin e Direktivës së BE; Strategji Kombëtare e Ndërkombëtare e
Inisiativë e Re për Ruajtjen e Ekosistemit e Biodiversitetit" etj. Kam
përshtypjen se edhe kjo llafollogji e re do mbesë vetëm fjalë në erë... O
pushtetarë qëndrorë dhe lokalë të Shkodrës, mjaft gritë sallatë,
gjejeni më në fund mundësinë: Hapini detin Shkodrës dhe kthejeni
aeroportin e Gjadrit si aeroport civil të Shkodrës.
Agron Luka (Facebook)
Agron Luka (Facebook)
Comments
Post a Comment