Posts

Showing posts from August, 2014

TI NUK LEXON nga Edison Ypi

Image
Edison Ypi Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë, nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa, xerxelera, grricje, kërruajtje. Je gjithë kohën i mërzitur. Ke probleme me shëndetin. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Hak e ke. Këto dhe të tjera taksirate i ke dhe do t’i kesh deri sa të ngordhësh. Sepse ti mor’ zotni, ti moj zonjë, ti mor’ djalë, ti moj vajzë, nuk lexon. Vendi yt ka vuajtur diktaturën më gjakatare të botës, gjatë së cilës u përdhosën të gjitha vlerat dhe u kultivuan e u himnizuan veset më të ndyra dhe më kriminale; pabesia, hajdutllëku, spiunllëku, dembelizmi. Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është më diktaturë, por vend i lirë ku fatet nuk i vendos 1 njeri i vetëm por vullneti i shumicës. Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh. Ankohesh dhe do ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, ti s’ke se si të dish, ti s’ke sesi të kuptosh, sepse ti nuk le

Flirte dhe fërgëllima vere

Image
Nga Albert Vataj Lëshohet si një shpend etjes së qiellit Fërgëllima e kurmit, syve që e ledhin. Me vapën shpengohen dëshirimi dhe dehja Mbas andën marroke nepen shendi e prehja. Fergëllon nën kuisjen e nji dielli që pizat Nji andje kurmi qi me vrik tepris Vërshon nën kaplimin e nji dalldie që na nguc Një ngasjeje na përflak e na përfund. Hidhen e përhidhen në ritmin e flatrimit që i kredh Hirëplotë na qasen n’shpuzi e n’turfullim. Nepena pasionus në kremten e idilit. N’harrim na shkreh ky kumt amëlcimi Harrohena në turrin me flladin qi ngas E në purpur fytyrat e xanuna n’faj ua flak. Më dëshirë e mraz lëshohem ndër ledha Zjarm u kall në sy, prushi në buzë i’u nezka. Me verën, hare ngjyrash behin Lulesh e kurmesh që ëndja i josh Kundërmimesh e lajlesh që kanda i prek E pamunduna në spazme i përhjedh. Rrzohena në kësi hokash joshjeje E gjuanjaz zvargena si vargonj Me kreninë që pasioni na e përbuz E shenjtnimin e mëkimit në një moll t’nd

Sabri Godo, dishepulli i vullnesës së mirë

Image
Nga Albert Vataj Politika shqiptare ka mbartur përgjatë krejt kohështrirjes së saj një nevojë për t’u çliruar nga verigat e paranojës së pushtetit që dha shpirt nën rrënoja e shtatores së diktatorit. Ajo është zvarrur ligësht në batakun e të pamundurës, për t’u ngritur nga nënshtrimi i gjymtimit që trashëgoi nga e shkuara. Kësokohe, më shumë se për gjithçka kishte nevojë për një dorë të paqtë që palohej mbi shfrimin, dalldinë, tërratisjen dhe nervat e tendosura, luftën verbale e krismat e territ të amokut. Me mençurinë dhe urtësinë që e karakterizonte, bëh ai, Sabri Godo, “burri i urtë”, shkëndija që qasej të ndërmjetej shoshitës mes tërsëllimave dhe batërdisë retorike të politikës.   Ai kishte gjithnjë diçka për të thënë, në momentin e duhur, në kohën e duhur. Fjala e tij e paqtë dhe arsyetimi i urtë, mundte të çante pa droje mes përmes terrin, si një shkëndi drite ngadhnjimtare dhe të flakadante si një moment shprese, ngulm maturimi. Rrekej dorzan shanseve për një cak

Naumburgu dhe filozofi Nietzsche

Image
Filozofit Friedrich Nietzsche nuk i pëlqente aspak Naumburgu, edhe pse ai kaloi aty shumicën e viteve të jetës së tij. Friedrich Nietzsche (Niçe) është kockë e fortë. Si filozof dhe si person ai ishte një figurë tragjike: i talentuar, i sëmurë, pa fat në dashuri, gjithmonë në kërkim dhe vëzhgim. Nietzsche ishte u bë i famshëm si përfaqësues i nihilizmit, ai i refuzonte vlerat konvencionale dhe qe në grindje me kishën. Nazistët i keqpërdoren idetë e tij të njeriut ideal - të ashtuquajturit mbinjeri - për qëllimet e tyre.Kurse ish-Republika Demokratike Gjermane e quante atë si filozofin e fashistëve dhe e futi në listën e autorëve të ndaluar. Për këtë shkak Naumburgu filloi ta përkujtonte Nietzsche vetëm pas rënies së murit. Ndërkohë që ai vetë nuk ka thënë kurrë ndonjë fjalë të mirë për qytetin ku kaloi pjesën më të madhe të jetës. Shtëpia muze e Nietzsches Pasi ngjis 242 shkallë dhe arrij majën e këmbanores së Kishës së Wenzel-it shoh nga lart kulmet e çative të shtëpi