Flirte dhe fërgëllima vere


















Nga Albert Vataj

Lëshohet si një shpend etjes së qiellit
Fërgëllima e kurmit, syve që e ledhin.
Me vapën shpengohen dëshirimi dhe dehja
Mbas andën marroke nepen shendi e prehja.

Fergëllon nën kuisjen e nji dielli që pizat
Nji andje kurmi qi me vrik tepris
Vërshon nën kaplimin e nji dalldie që na nguc
Një ngasjeje na përflak e na përfund.

Hidhen e përhidhen në ritmin e flatrimit që i kredh
Hirëplotë na qasen n’shpuzi e n’turfullim.
Nepena pasionus në kremten e idilit.
N’harrim na shkreh ky kumt amëlcimi

Harrohena në turrin me flladin qi ngas
E në purpur fytyrat e xanuna n’faj ua flak.
Më dëshirë e mraz lëshohem ndër ledha
Zjarm u kall në sy, prushi në buzë i’u nezka.

Me verën, hare ngjyrash behin
Lulesh e kurmesh që ëndja i josh
Kundërmimesh e lajlesh që kanda i prek
E pamunduna në spazme i përhjedh.

Rrzohena në kësi hokash joshjeje
E gjuanjaz zvargena si vargonj
Me kreninë që pasioni na e përbuz
E shenjtnimin e mëkimit në një moll t’ndalueme kafshimin me na struk.

Kush nuk u përvlu prej edit e s’u deh prej kësaj joshjeje
Përditë më ngas në m’katnim, ky djall
Pajada n’pendim e n’dëshirim shkrehem
E lutem lumnisht me u ndi njeri
I vockel me këta pasione, qi m’rritin e m’shterrin.

N’shpirt m’kandin e n’asht m’dhambin
K’to çaste shpërthimi drite dhe dalldie.
Prej gishtrinjve më derdhen e në buzë më eshken
Ky ngulm zjarmtar hiresh dhe bukurie.

Albert Vataj
05.08.2014

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk