Naumburgu dhe filozofi Nietzsche

Filozofit Friedrich Nietzsche nuk i pëlqente aspak Naumburgu, edhe pse ai kaloi aty shumicën e viteve të jetës së tij.
Friedrich Nietzsche (Niçe) është kockë e fortë. Si filozof dhe si person ai ishte një figurë tragjike: i talentuar, i sëmurë, pa fat në dashuri, gjithmonë në kërkim dhe vëzhgim. Nietzsche ishte u bë i famshëm si përfaqësues i nihilizmit, ai i refuzonte vlerat konvencionale dhe qe në grindje me kishën. Nazistët i keqpërdoren idetë e tij të njeriut ideal - të ashtuquajturit mbinjeri - për qëllimet e tyre.Kurse ish-Republika Demokratike Gjermane e quante atë si filozofin e fashistëve dhe e futi në listën e autorëve të ndaluar. Për këtë shkak Naumburgu filloi ta përkujtonte Nietzsche vetëm pas rënies së murit. Ndërkohë që ai vetë nuk ka thënë kurrë ndonjë fjalë të mirë për qytetin ku kaloi pjesën më të madhe të jetës.

Shtëpia muze e Nietzsches
Pasi ngjis 242 shkallë dhe arrij majën e këmbanores së Kishës së Wenzel-it shoh nga lart kulmet e çative të shtëpive dhe rrugët e Naumburgut. Katër kullat e Katedrales së Shën Pjetrit dhe Palit duken shumë afër. Në sfond përdridhet duke përshkruar peizazhin kodrinor lumi i Saale-s. Sodis faqet e kodrave mbuluar me vreshta, e mes tyre shtëpi dhe rrënoja kështjellash. Shumë bukur, mendoj me vete. Jugu i landit të Saksoni-Anhalt duket nga lart si Toskana. Pse vallë Friedrich Nietzsche nuk ndjehej mirë këtu?
Një marrëdhënie e vështirë
Filozofi kaloi vitet e fëmijërisë dhe të shkollës në Naumburg dhe gjatë kësaj kohe i lindi edhe përbuzja e thellë për këtë qytet të vogël protestant. "Ky vend nuk më lë asnjë mbresë që flet për të në zemrën time" i shkruante Nietzsche në vitin 1885 të ëmës. "Unë as kam lindur këtu dhe në këtë vend nuk u kam ndjerë kurrë veten si në shtëpinë time." Një gjykim i ashpër ky, të cilin ai nuk e rishikoi më kurrë. Për filozofin Naumburgu karakterizohej nga një mjedis mediokër me qëndrim antiintelektual.
Po nga ana tjetër edhe qyteti nuk qe shumë dashamirës ndaj Nietzsche-s. Që nga koha e RDGJ-së e deri në mes të viteve 90-të në qytet kishte vetëm një pllakë përkujtimore në shtëpinë ku banonte nëna e mendimtarit, në të cilën përmendej filozofi. Vetëm vonë Naumburgu u kujtua për filozofin e tij dhe filloi të bënte reklamë me Nietzsche-n, pasi kuptoi forcën tërheqëse të trashëgimisë së tij shpirtërore për turizimin dhe qytetin. Dje sot nuk është e vështirë që në Naumburg të ndeshësh monumente dhe objekte të tjera në kujtim të Nietzsche-s. Si p.sh. monumenti në sheshin "Holzmarkt", i përuruar në vitin 2007.
Qendra e dokumentimit dhe e studimeve për veprën e Nietzsches
Qendra e dokumentimit dhe e studimeve për veprën e Nietzsches
Ekspozitë e përhershme për jetën e Nietzsche-s
Në rrugën Weingarten nr. 18, gjendet muzeu i Nietzsche-s i ngritur në vitin 1994. Në vitrinën e kafesë përballë shikon një kukull me fytyrën e tij dhe një portret të kolegut të Nietzsche-s, Arthur Schopenhauer, të cilin ai e vlerësonte shumë. Po ashtu në vitrinë ka edhe një fotografi të kompozitorit Richard Wagner, të cilin Nietzsche fillimisht e adhuronte, por më pas e kritikoi ashpër.
Ralf Eichberg
Ralf Eichberg
Në shtëpinë muze të Nietzsche-s fillimisht u vendos në vitin 1858 nëna e tij Franziska. Në ekspozitën e përhershme ka fotografi të shumta. Nietzsche ishte asokohe në shkollën elitare me konvikt Schulpforta në periferi të Naumburgut dhe vinte rregullisht për vizitë. Më vonë, ai ka jetuar në Zvicër dhe Itali dhe u kthye në Naumburg vetëm kur u sëmur rëndë. Në vitin 1889 ai pësoi një krizë nervore nga e cila nuk u shërua më. Pas sëmundjes për të u kujdes e ëma derisa ajo vdiq në vitin 1897. Tre vitet e fundit të jetës së tij filozofi i sëmurë rëndë i kaloi tek e motra Elizabeth në Weimar, e cila më vonë edhe administroi trashëgiminë e tij duke shfrytëzuar edhe jetë kulturore të qytetit.
Qendra studimore për Nietzschen
Në vitin 2010 në Naumburg u hap një qendër dokumentimi dhe studimi për veprën e Nietzsches. Ralf Eichberg është drejtuesi i kësaj qendre, që përmban edhe një bibliotekë, salla për konferenca, ekspozita dhe koncerte. Eichberg ka studjuar filozofi dhe thotë se mediokriteti i qytetit tëvogël, qe ajo që e shqetësonte Nietzschen tek Naumburgu.
Sot shoqata Nietzsche që ka themeluar në vitin 1990 Ralf Eichberg bashkë me shkencëtarë, politikanë he artistë nga Lindja dhe Perëndimi organizojnë të paktën një herë në vit një konferencë në Naumburg. Në këto konferenca vijnë studiues nga Evropa Lindore, Brazili e madje edhe nga Kina dhe qyteti gjallërohet.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk