Posts

Showing posts from October, 2014

Pablo Picasso, gjeniu i sporvave të kurajshme artistike

Image
Nga Albert Vataj Pakkush në historinë e artit ka mundur të rrok në vetvete njeriun e sprovave të estetike kaq kurajshëm sa ai, i   cili 133 vite më pare, më 25 tetor 1881 lindi në Málaga të Spanjës për të kapluar fuqishëm mendësinë e shekullit XX . Ai ishte Pablo Picasso, piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist dhe kumtues. Ç'mos ishte ai. Kudo la gjurmë me sprova guximtare dhe ndryshesa çapërluese e transformuese. Me ç'nuk i mbushi të 91 vitet e moshës, deri më 8 prill 1973 kur ai u shua. Si të gjithë fillimtarët e ndryshiesave tranformuese edhe Picasso   u përplas si një meteor me zhguallin e padepërtueshëm të kohës.   Mendësitë dhe doktrinat gjetën tek ky kurm gladiatori, qëndresatarin e paepur. Pablo Pikaso erdhi për të mbetur një piktor krejt tjetërqysh nga krejtkush mbërriti deri asokohe dhe i’a doli. Kumtoi një art, pa rregulla, pa simetri, pa limite, pa kurrçka që morali u qas të orvatet përreth botës që ngjan

“Paganini, pikë kthese në historinë e virtuozitetit”

Image
Nga Albert Vataj Miti i këtij shëmbëllimi të fanitur vetëm nëpër përfytyrime, kaploi eterin jo si një engjëll, por si një djall. Kësisoj edhe shtëpia e Zotit, nga agonia e deri në shterim, mish e shpirt, e dëboi si një heretik dhe e përndoqi me flakët e ferrit, duke e kthyer në një Promete të zjarrit të shpirtit. Tash 232 vite më parë, më 27 tetor 1782, lindi në Genova, më i magjishmi i magjisë së violinës, kësaj vegle muzikore që nisi rrugën e vet të mrekullimit që në antikitet, për t'u njohur në Italinë e shekullit XVI si një dimension etern që i qasej andjes së njeriut. Violina nuk ka njohur në historinë e ekzistencës së saj një virtuoz më të zotin se Nikolo Paganini. E çfarë nuk është thënë dhe sendërtuar për ta ngecur në kurthin e legjendës, për ta shëmbëllyer të përplotësuar atë çfarë ky gjeni kumtoi e kurorëzoi. I madhi Robert Schuman ka thënë: "Paganini ishte pikë kthese në historinë e virtuozitetit". Talenti i tij i jashtëzakonshëm mendohej se ishte r

Arthur Rimbaud, shndriti dhe u shua si një meteor

Image
Nga Albert Vataj Ai nuk ishte vetanaku tragjik në udhën e shepenguar të jetësimit pasionues. Nuk bëri asgjë më shumë ngase mëheret e mëvonë bënë sëmbimet e “kalorësve të ferrit” në natën e llamburitur yjesh të gjenialitetit. Ai, Arthur Rimbaud, shndriti dhe u shua si një meteor. Me penën majëmprehtë ai shkroi lavdinë dhe mohimin, katapultoi eterin dhe u gropos në skutat më të terrta të vetmisë. U lëshua në krahët e potershme të Parisit vullnetlirë dhe ëndrrimtar, sosi si një katolik i devotshëm dhe u kapit si një heretik. Kujtesë dhe mirënjohje Arthur Rimbaud, lindi 160 vite më parë, më 20 tetor 1854 në Charleville, provincë e Francës. Prej armatës së fjalës së shpirtit, shkulmit të sentimenteve, drithmave të mishit, Arthur Rimbaud është ndryshe nga të gjithë, krejt tjetërlloj. Gjithqysh, jeta dhe krijimtaria e korifeut të vargut të lirë dhe i figurës poetike, mëtojnë tjetërçka ngase rëndom jemi rrekur të përftojmë nëpër dritëlëshime të jetës dhe aktit solemn të kriji

Oskar Uajlld, shkallmuesi dhe preja e moralit puritan

Image
Nga Albert Vataj Tash 160 vite më parë lindi më 16 tetor 1854 në Dublin, Oskar Uajlld. Merr jetë për t'u plazmuar në amshim, kurmi zjarmues i penës më magjepsëse e gjeniut rebel. Morali puritan nuk kishte pre më të qenësishme në art që prej viti 1558 kur lindi, se sa Oskar Uajlld, atë që i’a shiti shpirtin djallit më thekshëm se askush më heret. Oskar Uajlld mbetet ndër personazhet më të jashtëzakonshëm të shtjellës viktoriane. Një karakter i pakapshëm nga çdo qasje fillimore; për ta përcaktuar, si njeri, artist, shpirtëzim lirie apo një nismëtar kurajoz normash qytetarie. Ai mishëroi modelin më të stuhishëm dhe njëherësh, më të debatuar të kohës. Si në të përditshmen e ngasuar nga një jetë e shpenguar intime, ashtu dhe në kryeveprën e tij, mbetet maja më e kulmuar. Ky zotëri elegant, i hijshëm e plot sharm, i marrosur pas paradokseve dhe gjithçkasë të modeluar nga kodi i skizmës viktoriane. Ngjiste nivelet e adrenalinës dhe ambrozit, duke thyer kangjellat etike ku mb