Posts

Showing posts from January, 2015

Sot 146 vite më parë lindi Xhorxh BAJRONI, fisniku rebel

Image
Poeti anglez lord Bajroni ( 22 janar   1788 - 19 prill   1824 . ) Dëshironte të përcaktohej "opozitar i lindur". Megjithë prirjen për të dramatizuar egzistencën e tij dhe "për të mbajtur qëndrime", Bajroni ishte shumë i kthjellët lidhur me veten, e kjo mënyrë shfaqjeje përmbledh mirë aspektin themelor të jetës së poetit. Rebel përballë koncepteve letrare e sociale të kohë së tij, ai ka denoncuar vazhdimisht hipokrizinë në fushën politike, poetike e morale, duke mohuar zgjidhjen e lehtë të bazuar në ndarjen e këtyre tre aspekteve. Në të vërtetë për Bajronin politika, morali dhe poezia janë të lidhur pazgjidhshmërisht: për këtë vepra dhe jeta e tij përbëjnë një tërësi unike. Dhe fakti se ai e kryente këtë gjë në mënyrë të ndërgjegjshme e të vendosur, e bën rebelimin e tij më efikas dhe të mahnitshëm. Kur vdiq në Mesollongj më 1824, para se të kishte kohë për të marrë pjesë në betejat e luftës së pavarësisë, grekët e kuptuan shpejt se ai kishte shkuar për

454 vjet më parë lindi, Frensis Bekoni

Image
Ai ishte filozof, shkencëtar, avokat, autor, burrështeti, jurist dhe baba i metodave shkencore. Bekoni hyn në radhën e mendimtarëve më të ndritur dhe më të guximshëm të shekullit XVI e XVII. Duke krijuar bazat «për reformimin e shkencës» në mënyrë të plotë antiskolastike, Bekoni u përpoq nëpërmjet metodës induktive, deriatëherë të papërfillur, ta vinte tërë diturinë njerëzore në themele të reja. Njëkohësisht konsideronte se çdo «ndërmarrje intelektuale përfundon me aksion», kështu që çdo njohje edhe quhet me të drejtë «fillim i aksionit». Ndërkaq, edhe ata njerëz që u përpoqën t'i themelonin pavarësisht dituritë, nuk kishin guxim të ndahen nga ato që ishin përvetësuar më parë, por kënaqeshin me atë që në të ekzituaren të «futnin dhe të shtonin» diçka me kujdes. «Nuk ekziston askush» - ankohet Bekoni në parathënien e «Organonit të ri» - «që do të përqendrohej si duhet tek sendet dhe përvojat». Sepse, as vetëm me guxim nuk mund të arrihet shumë në qoftë së kjo bëhet vet

Molieri, komediani heretik i shpirtrave të shëlbyer nga e qeshura

Image
Albert Vataj Sot 393 vjet më parë lindi Jean-Baptiste Poquelin-Molier (15 Janar 1622 - 17 shkurt 1673), themeltari i komedisë franceze, mendimtari dhe humanisti, dalzotësi i atributeve të shëmbëllimit të vlerës, doktrinës teatrore, të cilën ai e ushqeu me pasione të shpenguara dhe vullnete flakatare. Formëzimi i këtij shëmbëllimi, ngjizja e këtij fenomeni u mbrujt prej tharmit që zanafillon në të ashtuquajturin “shekull i artë”. Me disa të tjerë ngadhënjimtar e të dalldisur prej pasioneve kumtuese, që njëmendeshin me mendimin, filozofinë dhe botëkuptimin e tij, ai hodhi themelet e “Teatrit mbretëror”. Në këtë ndërkohje Molier u vetëpagëzua me atë emër, shkurtimë me të cilin e njohim edhe ne sot. Në atëkohje ushtronte njiherash zelltarin e aktorit, regjisorit, drejtuesit të trupës dhe autorit të teksteve. Të gjallët e tij nuk nënkuptohej tjetërkund veçse      në teatrit, më të cilin u lidh mish e shpirt. Ai kishte behur jo si një rastësi në botën e komedisë, në shtjellën p

Kuteli dhe shkollat e verifikimit të letrares

Image
Nga Behar Gjoka Kapërcimi i sprovës së rileximit të prozës kuteliane, në kohë dhe këndvështrime të ndryshme, jep shtysë për të ndjerë dhe përthithur ngjizjen e veçantë letrare të saj. Nëse proza e këtij shkrimtari do të interpretohej me një të rënë të lapsit, pra lehtësisht, atëherë me siguri rrezikohet që magjia shkrimore e tij, si prani e letraritetit dhe si esencë unike,   do të shkërmoqej dhe pluhurëzohej. Dihet, gjithnjë simbas teorive letrare, se paprajshmëria e leximit, interpretimit, shqyrtimeve disaplanore, ka jo pak gjasime receptimesh, pa të cilat është e vështirë që të dekodohet dhe shijohet si vlerë artistike. Ndërmjet gurgullimave përthithëse, nisur nga teoria e parashtrimeve dhe përshtypjeve të mësipërme, mund të përveçohen disa qasje: E para: Ta largojë vlerësimin e prozës, përfundimisht dhe pa pikën e drojës, deri në skajshmëri prej botës fluide dhe marroke, çfarë plazmon autori si mesazh dhe parafytyrim, në shkrimin letrar, e sidomos me prozëshkrimin, ku