Në datëlinjen e një thesari të paçmim, Biblës së Gutenbergut
Albert Vataj
Bibla e Gutenbergut, një nga thesaret e rralla
të njerëzimit datëlindi pikërisht sot 565 vite më parë më 23 shkurt 1450. Johannes
Gutenberg arriti të nxirrte në jetë librin e parë me pllaka metalike. E kush
tjetër mund ta kishte atë fat veç librit të librave, Biblës. Më heret librat
kopjoheshin me dorë apo shtypeshin me pllaka të gdhendura druri, procese të
cilat kërkonin muaj apo vite për tu realizuar. Johann Gutenberg shpiku një
makinë shtypi që revolucionarizoi përhapjen e dijeve, ai u nxit nga qëllimi për
shpalljen sa më gjerë e me shpejt të ideve për reformimin e Kishës.
Ky eveniment shënon zanafillën e të atëherquajtur
"Revolucioni i Gutenbergut", i cili përftoj një nam të përmasave
titanike në të gjithë perëndimin, dhe jo
vetëm për shpejtësinë, cilësinë dhe parametrat e larta etike dhe estetike të
botimeve.
Bibla e Gutembergut është e shkruar latinisht. Johannes Gutenberg e vendosi
këtë gurthemel në përçimin e dijeve dhe teksteve. Nga 48 kopje e realizuara, pjesë
e konsiderueshme e tyre mbijetojnë, dhe ta konsiderohen të jenë ndër librat më
të vlefshëm në botë, edhe pse asnjë kopje e plotë e këtij ekzemplari nuk ka qenë
e shitur deri më 1978.
Pikërisht në këtë vit daton koha kur Bibla e Gutenbergut
do të gjente një shtëpi të re dhe ajo është Biblioteka Publike e Nju Jorkut, ku
gjendet atëditë e sot e ekspozuar. Kjo kryevepër mbamendet të jetë e blerë nga James
Lenox më 1847, ajo ishte kopja e parë që mori nënshtetësi amerikane.
Comments
Post a Comment