Posts

Showing posts from June, 2015

Nan, akt i lumnuem shejtnimi

Image
Nan, akt i lumnuem shejtnimi Albert Vataj   Nan... Shejtnue kjoft ky emën, lumnueme kjoft ky bekim. Nan, ma e para fjalë, e ma e thella ofshamë. Akti i epërm mëkimi. Nan... Sublime e krijimit asht njaja qi ka emnin tand. N’zemrën tande mylmye gjuku jem, N'prehnin tand, endun andrrat, ëndjet e mia Koha, asht gufi i limfës qi n'ty hovet. Nan... Ti Evë e kumtit të zanafillës. Hyjlindësja Mari, e mëshirshme. Vullnetmirë, fryti i mundit tand. Nji lot i zdrypun n'qerpik të synit asht tançka shpirtin ta ysht n'trazim. Nan... Dorën shtrin e yjet i shkokrron prej qiellit e në prehën mi hedh, tue ma kallzu rrugën e dritës. Nan... E hishme dhe e hyjshme si tan natat N'ty shëmbëllehen nadjet e dritave vezëllitëse. agimet ku pahet e para pamje faqe kësaj bote e ku rrzohet e mbramja kreni e naltësimit. Nan... Thinjat e tuja, janë shtegu i thepisun, tehu ku dhimb

Mrekullia e të qenit i dashuruar, mgjia e fjalës së përkorë

Image
Nga Albert Vataj Shumë nga ne e shohin mundësinë e të shprehurit të dashurisë si një libër që do të lexonim, si telefonatën që kemi për të bërë, si letrën që, heret a vonë, dëshirojmë ta shkruajmë. Dëshira jonë është e sinqertë, qëllimet tona janë të mrekulluesheme, por gjithnjë janë të vlefshme arsyet për të mos i kthyer në veprim. Ndoshta nuk është çasti i duhur, nuk kemi humorin e përshtatshëm, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë, planetet nuk parashikojnë gëzim dhe mbarësi, çdo justifikim është i mirë. Kështu ditën tona, në vend të dashurisë për të cilën këmi kaq shumë nevojë, shtyhen dhe rastet humbasin. Ka gjëra që kurrë nuk duhet lënë për nesër. Një fëmijë që vrapon drejt nesh për ta përqafuar apo për ta lavdëruar me shumë dashamirësi, ka nevojë një çast, për një përkëdhelje të tillë, jo kur na vjen për mbar neve. Një mik që ka nevojë të vendos kokën në supin tuaj për të qarë, nuk mund të presë një kohë tjetër. Një i dashuruar që kërkon patjetër të sigurohet me lo

Nëse nuk do ta kishim njohur si shkrimtar, pa asnjë mëdyshje do ta pranonim si shenjtor

Image
Nga Albert Vataj Ditëvdekja e Franc Kafkës, tragjikut të shekullit XX Sot 91 vite më parë, më 3 qershor 1924, në një sanatorium në Austris vdiq Franz Kafka; gjermanishtshkruesi, lindur në Pragë më 3 korrik 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike. Rridhte nga një familje relativisht e kamur. Një penë e jashtëzakonshme dhe një personalitet, gjithashtu i jashtëzakonshëm. Njëri me një zemër që mund të trokiste vetëm në kraharorin e një shenjtori, siç ishte ai. Sëmundja dhe koha e përndoqën përgjatë gjithë rrugës së tij, deri më 3 qershor 1924, një vit pa mbushur 40 vjeç. Marrëdhëniet e tij intime dhe tekstshkruese ishin të ndërlikuara, të garrametshme, dashuroi dhe shkroi, jetoi dhe kontribuoi me zemër dhe mendime, si ai e pakkush tjetër në mënyrën e tij. Krijimtaria; tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. Shumicën e dorëshkrimeve i dogji, pjesën që mbeti e la me amanet të kishte të njëjtin fat, por jo çdo amanet meritonte të respektohej, si dh

Fredriko Garsia Lorka, pararendësi ngadhnyes i kohës

Image
Nga Albert Vataj Behim në ndërmendjen për poetin e dramaturgun e madh, si në një kremte. 117-vite më parë më 5 qershor lindi   në Fuente Vaqueros, një Fshat në Granda të Spanjë Fredriko Garsia Lorka. Ai u   shua tragjikisht dhe iku si një martir i lirisë, më 19 Gusht 1936. Një vdekje me shumë të panjohura dhe plot hamendësime, në një farë mënyre ishte sintezë e vetë të gjallëve të Lorkas. Ai mbamendet si poet, shkrimtar, dramaturg, gjithashtu në jetëshkrimin e tij shënohet edhe veprimtaria si drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat Gjeneralit Francisco Franco. Vetëm pas vdekjes së Frankos, për García Lorcan mund të diskutohen hapur në Spanjë. Kjo për shkak jo vetëm të censurës politike, por edhe të ngurrimit të familjes e cila dispononte dhe nuk lejonte publikimin e krijimeve të tij, një pjesë e cila ishte e papërfunduar. Ky ishte fati i