Mrekullia e të qenit i dashuruar, mgjia e fjalës së përkorë
Nga Albert Vataj
Shumë nga ne e shohin mundësinë e të
shprehurit të dashurisë si një libër që do të lexonim, si telefonatën që kemi
për të bërë, si letrën që, heret a vonë, dëshirojmë ta shkruajmë. Dëshira jonë
është e sinqertë, qëllimet tona janë të mrekulluesheme, por gjithnjë janë të
vlefshme arsyet për të mos i kthyer në veprim. Ndoshta nuk është çasti i duhur,
nuk kemi humorin e përshtatshëm, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë,
planetet nuk parashikojnë gëzim dhe mbarësi, çdo justifikim është i mirë.
Kështu ditën tona, në vend të dashurisë për të cilën këmi kaq shumë nevojë,
shtyhen dhe rastet humbasin. Ka gjëra që kurrë nuk duhet lënë për nesër. Një
fëmijë që vrapon drejt nesh për ta përqafuar apo për ta lavdëruar me shumë
dashamirësi, ka nevojë një çast, për një përkëdhelje të tillë, jo kur na vjen
për mbar neve. Një mik që ka nevojë të vendos kokën në supin tuaj për të qarë,
nuk mund të presë një kohë tjetër. Një i dashuruar që kërkon patjetër të
sigurohet me logjikë, nuk mund të kthehet mbrapsht për shumë arsye.
Dashuria
është një detyrë që kërkon praninë tonë sa herë që ka nevojë për ne. Prirja që
kemi, se mund të jetë një çast më i përshtatshëm për të dashuruar, ka çuar
shumë njerëz në një jetë të mjeruar dhe me shumë ankime.
Gjithmonë dëgjojmë të flitet për dashuri pa
kushte. Tashmë është bërë prirje e përgjithshme që dashnorët të krijojnë
sigurinë midis tyre se dashurohen “pa kushte”. E megjithatë shumë shpejtë
zbulojnë se është shumë e vështirë të vendosin rregullat e nevojshme për të
dashuruar pa kushte.
Në fakt, ekziston një kusht i pamohueshëm për
t’ia dalë mbanë të dashurohesh me dikë. Ky kusht është: të vazhdosh të rritesh
si një entitet individual dhe i pavarur, i ndarë nga ne. Në qoftë se për një
çast na shkon në mend që ta pengojmë të rritet, duhet ta analizojmë dashurinë
tonë, me kujdes dhe pa asnjë vonese dhe ndikim. Jo vetëm duhet ta respektojmë
domosdoshmërinë e rritjes të njeriut që dashurojmë, por duhet ta përkrahim edhe
kur rrezikojmë ta humbasim. Duket një mospërputhje ironike, por është e
vërtetë. Vetëm duke vazhduar të rriten veç e veç, individët e veçantë mund të
ushqejnë shpresën për tu rritur dhe së bashku.
Megjithëse në jetë nuk ka shpërblim më të mirë
se sa të dashurosh dhe të jesh i dashuruar, rrallëherë ndodh të gjejmë në
shkallë të lartë në listën e aspiratave njerëzore. Në përgjithësi, fama,
paraja, pronat janë bërë objekte më shumë të dëshiruara, sepse gabimisht
mendojmë se nëse kemi sukses në këtë fushë, dashuria me patjetër do të na
trokasë vetë në derë.
Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës.
Shpesh ndodh që dëshirat tona të mos përputhen me atë që është me e mirë për
ne. Padyshim që kënaqësitë materiale dhe përkëdheljet e çastit janë fitore, por
duhet të jemi aq të mençur sa të ndjekim rrugën që sigurojnë lumturinë dhe
plotësojnë dashurinë. Kur ndjehemi të shpërblyer nga dashuria, në fillojmë të
pushtohemi nga një ndjenjë paqeje e sinqertë, nga një ndjenjë sigurie e
kënaqësie. Një ndjesi që nuk pëson dallgëzime sipas tendencave të çastit. Një
marrëdhënie e qëndrueshme dashurie i dedikohet pasurisë së intimitetit që
mbijeton në kënaqësitë më ekzaltuese.
Comments
Post a Comment