Nëse nuk do ta kishim njohur si shkrimtar, pa asnjë mëdyshje do ta pranonim si shenjtor



Nga Albert Vataj

Ditëvdekja e Franc Kafkës, tragjikut të shekullit XX
Sot 91 vite më parë, më 3 qershor 1924, në një sanatorium në Austris vdiq Franz Kafka; gjermanishtshkruesi, lindur në Pragë më 3 korrik 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike. Rridhte nga një familje relativisht e kamur. Një penë e jashtëzakonshme dhe një personalitet, gjithashtu i jashtëzakonshëm. Njëri me një zemër që mund të trokiste vetëm në kraharorin e një shenjtori, siç ishte ai. Sëmundja dhe koha e përndoqën përgjatë gjithë rrugës së tij, deri më 3 qershor 1924, një vit pa mbushur 40 vjeç. Marrëdhëniet e tij intime dhe tekstshkruese ishin të ndërlikuara, të garrametshme, dashuroi dhe shkroi, jetoi dhe kontribuoi me zemër dhe mendime, si ai e pakkush tjetër në mënyrën e tij. Krijimtaria; tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi. Shumicën e dorëshkrimeve i dogji, pjesën që mbeti e la me amanet të kishte të njëjtin fat, por jo çdo amanet meritonte të respektohej, si dhe ky.
Si shumë personazhe të artit avangard, edhe për krijimtarinë e Kafkës do të zgjohej interes dhe do të korrte famë pas vdekjes. Ai u cilësua si një nga autorët më me ndikim, apo Dante i shekullit të njëzetë.
Franc Kafka fali gjithçka prej vetes, si njeri dhe si penë. Jetoi i përkorë dhe u sakrifikua si një hyjlindur. Kthjelltësia si loti, i gjykimit të tij e transformojnë në një akuzator, por gishtin nuk e drejtoi askurrë ndaj askujt. Ishte ajo që jetoi, ajo që mëtoi, gjithçfarë mund të përbënte lëndën e pamjaftueshmërisë dhe papajtueshmërisë .
Nëse nuk do ta kishim njohur si shkrimtar, pa asnjë mëdyshje do ta pranonim si shenjt. I tillë ishte ai, i devotshëm dhe shëlbyes.



Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk