Albert Vataj: Të vueash prej pamjaftueshmërisë së kohës


Interviste me poetin, esse-istin, shkrimtarin dhe publicistin shkodran, Albert Vataj. 
Webi- www.pershkodren.com ka cyt në këtë rrëfimtore, si një një dëshmim personal. Një dyluftim të njeriut me kohën dhe një qasje kumtimi për me tregu prej vetes atë çfarë asht një mëtim edhe për gjithken tjetër që e gjen veten në mes fjalëve dhe kallzimeve që Albert Vataj ban për veten, për atë vete që ai ka obligim ta tregojë faqe dritës të kjartë dhe pa nënshtimin e një nevoje për me gjet një diçka me u struk, me u fsheh. Gjithkund shkon, thotë Albert Vataj, gjithça ban, mos harro se e ke marrë edhe vedin me vedi.



Shkolla juej fillore?

Ajo qi mundem me than dhe që më ka ngucat qysh prej asoheret, asht nji impresion i zafillun në këtë cak. Mahnitem me veden teme, se si mundem me kujtu edhe tash, ose ma saktë, se si kam mujt me majt t’lidhun vedin me pëshkënditjet e këtij hapi moshor dijetus. M’kujtohet mësuesja e leximit, Drita Matohiti. Mundem me i përtëri edhe tash një pjesë të kallzimit mësimor të kësaj msimdhanse t’pashoqe. Tjetërçka qi m’kandet, e ma kanda me e nda me ju, asht mësusi jem kujdestar, një prej figurave t’basketbollit shkodran, Angjelin Shiroka, i cili tue ç’mu përkushtimin tem n’msime, por ma s’shumti talentin në pikturë merr guximin me i’a kërku tim eti mundësinë për me ndjek fillimisht ndoj kurs, masanej me vazhdu ma ndej pikturën. Refuzimi i atit ishte jo vetëm vrasja e ëndrrës së pikturëm por nji lloj pengu qi m’përdnjek atëkohe e tash.

Kujtimi i preferuem i fëminisë?             

Ka ndoca kujtime për të cilat m’ka anda me i’u rikthy, si nji dëshirë me u pjesmarrë me forcën teme përjetuese në një emocion qi m’bahet se gjen vend me rrok me tan pranin teme edhe sod. M’kujtohet se kisha nji shoqe klase, Roza quhej. Ende m’djersit edhe sod njajo dorëpërdorje. Njajo buk qi ndanim me njani-tjetrin edhe tash m’bahet se e shtroj kur m’kput uja e kujtimeve. Ndërsa ne rriteshim në ne ishte fashitë ky zakon dhe gradualisht u bëmë të huaj për njëri-tjetrin. Vite më vonë mësova për vdekjen e saj tragjike nga leuçemia në nji mosh fare të re.

Shokët/shoqet tuej/a ma të mirë, e pse?

Që heret, kontakti me librat dhe mësimet ndërtoi si padashje një murë që sa vinte e ngjitej më lart rreth meje, duke m’kyçu brenda një vetmie, pak a shumë të dëshirume. Konsumoja fare pak kohë me shokë e shkollës e të lagjes. Me shumicën e të cilëve nuk kisha interesa të njëjta, pavarësisht ksaj unë e gjej mundsin për me ken pjesë e tyne. Lojërat më kanë mbetur ende në mëndje dhe marifetet e disa prej shokëve të mi, të cilat sa herë që i kujtoj më vjen të qesh me vedi. Tue u shty në vite, libri, dija, interesat e njëjta ma pasunun armaturën e shokëve dhe shoqeve, të cilët siç erdhën me kohën, me kohën ikën. Sod kam pak, shumë pak, dhe nuk asht se tue pas nji evidencë shumë t’vorfën shoqnore m’ka prish ndoj punë, e m’ka ngrys n’donji hatërmetje.



Kur kuptuet se nuk jeni ma një fëmi?  

Nuk besoj se kjo qasje merr ndonjë interes të forms kadegorike. Por njajo qi mundem me than si ngasje asht se kam kuptue se jam rrit, e fminia m’ka ra mohit njatëherë kur kam fillue me vujt prej pamjaftueshmërisë së kohës. Megjithatë me fmininë m’kanda me jetu në do çast, në shumë madje, kur nevojat e jetës më hedhin në gracëkën e të rritunve, të cilëve u asht ba zakon më shumë se nevojë, të shtiren, të manipulojnë, të mbajnë maskë. Kurrë nuk kam patun frikë nga të qënit i sinqertë, sikundër kurrë nuk e kam pa t’nevojshme t’ndahem me te si me nji gjendje ndrydhëse, mbytëse. Naiviteti mund të të ekspozojë para rreziqeve, por të mban të dlirë prej çdo lloj molepsjeje apo intoksikimi rrethanor qi t’rritunit po duen me e diftu si tagër burrnie, siç asht poshtërsia, amoraliteti, fudullëku, e drejta për me mbërri synimet tue shkel mbi tjetrin. Nëse t’rritesh doemos duhet më llokoçit nëpër kët baltë të ndytë tan jetën, unë pranoj pa droje e pendim me met prap fëmi.

E vecanta e viteve tueja të adoleshencës?        

Letërsia e ndalume, vajzat qi skuqeshin tue shkëmbi shikime tinxare, e dridheshin tue u prek si pahiri. Ndonji puthje që na ka lan pa gjumë, a ndonji lot qi na dhemb edhe sot. Dashunia, poezitë e dashurisë, por mbi të gjitha letrat e dashurisë, të cilat kam kaq shumë ëndje t’i lexoj po aq sa dhe t’i shkuj edhe sod. Ne kujtesë kam nji repertor bujar letrash dashunie. Kam shkru për miq e armiq, u’a kam shtru me lule e aroma fjalësh dehëse, sa e sa rrugë dashunie. Kam marrë mirënjohje prej shumë ndër ta që letrat u’a davaritnin turpin dhe u jepte zemër guximit të tyre dashunor. Ka edhe ndoj budallik qi t’ue e harru m’bahet se çlirohem prej tyne si prej njasi kujtimesh qi m’ngucatin kapërcyellin e nji moshe ma shumë se një shkarje apo rrëzim.

Sekreti i miqësisë së vërtetë? 

Të kenit i sinqert asht landa e hyjshme qi nji shoqni mundet, jo vetëm me u rrit por edhe me marrë ymer e vullnesë t’etershme, me met e përgjithmonshme dhe emblematike. Fatkeqësisht më asht dasht me u vu përball shumë tipe dhe karaktere shoqnish, t’cillat duke mos mujt me ju përshtat kritereve t’mia fort të rrepta, kanë mujt me e gjet udhën e vet n’kët jetë, për me m’lan jo dhe aq t’vetmum se sa t’kursym prej do telasheve. Gjithsei munem me than se miqt ma t’mir mi ka ba libri. Fort kam dasht ta kem nji mik t’vërtet, por fatkeqsisht nuk e kam pat. Metem me akuzu vedin, saora.

Përbamësit kyç për forcimin e një familje?       

T’jetumit të nji jete t’virtytshme, t’forcimit të marrëdhënieve qi i ushqen ma mirë se kurxha tjetër, dashnia. Nji familje nuk mundem me kuptu pa gaz, hoka e korrektësi që mundet me ken n’themel të nji fryme bashkëpunimi. Sa të jetë e mujtun duhet me e harru pa i fut mrenë fjalt e miletit, e thashthemet për dynjanë, t’cilat vinë si mysafir për me u ba shumë shpejt zot shpijet. Me fillu gjithnji ditën me fjalë të ngrohta, përqafime, ndoj dromcë gazmendi. Fjalët e amla, puthjet, koha e pakohë, vend e pa vend, me than “të du” tash e masanej, derikur me u ba shprehi, e majnë ambientin t’ngohtë e të mbushun prej nji drite qi nuk e nez kurrnji lloj ndriçimi tjetër.

Frika juej e të kenunit prind?   

Gjithnji druhem prej t’pamundunës. T’pamundunës për me e ba realitet njat qi ke end në andrra me pasion e përkushtim. Jo pak herë më del gjuha para mendjes, më hyp gjaku n’tru kur i thonë, e shkel, por mundem pa u ndi sedërlëndum me kërku t’falun. Përpiqem me ndërtu nji model qi im bir ta ketë nji dishepull qi tejkalon atin, i cili për shumë arsye ka ndoj gja qi don me tan zemër me e ndryshu, por jo gjithnji ka mund me i’a dal mane. Pra modeli jem larg t’kenmit ai qi un dishroj dhe imazhi i propozum, e përballin prindin te un para nji paniku, se cili asht ai qi përqafon si formë edikimi fëmija.


Tri ngjarjet ma të randësishme formë-dhanëse të jetës tuej?  

Munde me i rendit si t’paren pjesmarrjen e n’grupin e t’rijve shkodran në Shoqatën “Kristal”, e cila e futi jetën teme në një botë gjanash t’epërme. Kur shokt tonë endeshin kafeneve, un me një dorë miqsh, dashamirës të artit dhe kulturës, vetmohues të tradirës shkodrane, punonim, organizonim, krijonim dhe arritëm më vu nji gurë t’rand n’themelet e traditës të artit e kulturës shkodrane të atyne viteve, kujtoj nxjerrjen e gazetës “Theyrje”, botimin e nji përmbledhje me poezi nga poetë të rinj shkodran, promovimin e poetëve përmes librave t’botum, zhvillimin e aktiviteteve të shumta, aderimin e një numri të konsiderushëm t’rinjsh e t’rejash në jetën artistike të qytetit verior. Si nji prej arritjeve t’saj ma t’randsishme mundem me veçu botimin e periodikut “Orana”, ndoshta kishte me ken e para revistë kulturore-artistike e periudhës mas ndryshimeve demokratike. Si e dyta ngjarje ma t’randsishme asht botimi i librit tem t’parë “Ngrehin Spazmash”, më 1996, libër i cilli m’futi përfundimisht n’botën magjike të poezisë. Akti i tretë asht t’bamit prind më 11 janar 2005.

Tri gjana pa të cilat nuk bani dot?           

Në kryradhë mundem me vu familjen, bashkëshorten e tim bir, Justinianin. Masanej vjen leximi, shkrimi e krijimi. E treta e vërteta, puna, t’cillën dashti Zoti me pas e me mujt me ba nji punë, si tana t’tjerat, jo vetëm me i marrë asaj t’mirëm monetare, por edhe atë emocionale. Unë jam me parimin, se nëse nji gja qi ban nuk e ndin, asht ma mirë me e lan e me u marr me diçka tjetër ma t’hajrit, se sa me t’nxi jetën, me t’fut n’armiqsi me çdo angazhim tjetër, me t’ba viktimë të pamotivimit, për me ken i dobishëm.

Tri gjana që kurrë nuk duhen ba?           

Munden me ken edhe 33 por tash do mundem me u përpjek me përzgjedh tri. E para mos me e lan vedin me ra n’pozitat e fatkeqit. Me u përpjek sa t’jet e mujtun me e lan vedin jasht detyrese së tjetërsimit. Me ken dhe me met i mirë asht tue ken nji punë fort e zorshme, por jo e pamujtun. Me u ba i keq, ke kry me t’tana. Tue u përpjek me e majt sa ma larg vedin prej këtyne telasheve, mundesh me met ende me besu se ka pamasë energji brenda vedit te e mira. Si të dytën, unë po rëndis një prej dhjetshes së urdhnesave t’shejta; “Mos i ban kujt atë qi s’kanda me ta ba kush ty”. E treta qi kishte mujt me ken e para, asht mos me u dorëzu. Kurrë për kurrnji arsye nuk duhet me humb durimin, besimin dhe shpresën, se gjithnji ka një të mundshme me luftu. Vdis tue u përpjek, ma mirë se me jetu tue u heq rrëshqan.

Lufta e jetës tuej?         

Nji prej ma t’randsishmeve asht lufta për me u përsos, ngulmi me e tejkalu gjendjen e ngurtësume të rrjedhojës gjenetike. Kjo luftë ash tuj kenë ngadhnjyese për faktin qi, individi, vedja jeme, asht në sfidë me tançka ka ardh me mu kso jete, tash e tana heret. Unë nuk mundem me e kuptu një triumf pa ken aj ma parë nji kapërcim i t’mundshmes tande. Na kena mundsi me ndryshu, me u përshtat e me mujt me përfru vedin përnga njaj imazh qi s’ka me tu duk i huej kur t’shihesh me te n’pasqur, por ama s’ka me tu duk as ma i zhvendosun nga pritshmënit tuja. Gjithnji asht tuj ken e vështir për me mujt me met i mirë në nji bot t’ndyt, në nji të tashme ku poshtërsia ka marrë tagër virtyti.

Vendimi ma i mirë që keni marë ndonjëherë?

M’bahet se ishte vendimi ma i miri në rrafshin kohor dhe rrethanor, pranimi i ftesës për me i kthye shpinën Shkodrës, e me ardh me punu në nji gazetë t’përditshme në Tiranë. Besoj se nuk ishte ma i miri, por tjetërqysh nuk mujsha me ba, n’dojsha me i pa hajrin vedit, e dikush me ma pa mu, familja s’paku. Megjithatë Shkodra tan jetën ka me m’ungu, anipse un jetoj çdo moment me te, m’dhemb çdo plag e saj, e m’krenon, qe besa bash fort, çdo mirsim qi ban fjal për te. Mundem me cek njat qi mngucat si malli. Kafet deri në orët e vona te Oazi me miqt, tue bisedu për gjana kaq t’bukura e t’vyeme, të interesave të përtrimjes kulturale. Nejet në Kafe LUX e debatet për letërsinë, poezinë, pikturën, teatrin, e çmos tjetër, t’cillat m’pikllojnë kaq shumë, qi i përkasin t’shkumes, shumë ma tepër se sa pajtimi me fatin e keq, se Tirana nuk mundet kurrën e kurrës me ta dhanë kët mundësi. Ky qytet asht njaq i potershme e njaq i vrullshme, sa asht edhe bosh, pa jetë, pa impresion, pa cytje energjish qi munden me t’ndez ndoj shpërthim brendandjesor. Asht kaq periferike në kungimin e gjanave shpirtnore, njaq sa asht edhe skllave e interesave meskine, parasë, tue e fitu me turli lloj poshtërsishë, e pushtetit qi ka munjt me i dhan dorë të lir, e me ba ç’ka ti shkrepet tankujt me tankend, qi rropatet hekash me jetu, mjafton qi ai asht pjesë e asaj klase politike qi zotnon fatet e këtij vendi. Shkodra ka diçka t’paspjegushme, si për mu, por edhe për gjithkend qi gjindet i magjepsun prej saj. Ajo asht ken e ka me ken sa t’i bjerë dielli kësaj toke, nji qytet i magjishëm, me qytetar e me vlera t’patëdyta.

Arritja juej ma e madhe?           

K’saj pytje tash do të mundem me ju përgjigj n’nji koh tjetër, por tash për tash munden me than se arritja ma e madhe e jemja asht përpjekja me e ruajt vedin nga implikimi prej turlilloj poshtërsish, t’kenuna sot si nevoja të patjetërsushme për me ba prookupi. Haram bukën e haramit. Pak folklorike kjo qasje kumtuese, por te un, ose ma sakt me than, vedja jeme asht tue e pas t’pamujtun për me ken enë me hy turlilloj lande.

Çka mendoni se bota ka nevojë ma së shumti sot?        

Tolerancë. Nuk u duhet besu tollovive politike e mediatike për harmoni e bashkëjetesë. Kjo asht utopike. Për me ken t’sinqertë, bota sod për sod ma s’shumti vun prej mungesës së qytetarisë, simas meje, prej nji nevoje për me pranu tjetrin. Tankush, qi beson tek nji vullnet i mirë, mundet me gjet n’vedi nji mundësi me jetu n’harmoni si me vedin, njashtu edhe me botën, me tankend me t’cilin jeta t’përpjek. Me dit me fal asht njaq e hyjshme, sa nji toksor nuk provon n’vedi tjetër ndjesi ma t’bukur se njaja. Me mujt me ndërtu ura komunikimi dhe mirkuptimi, tu i ba vend nji nevoje me kuptu tjetrin rrethanor, njashtu siç duhet edhe ai me t’kuptu ty. E mos me e lan shpirtin me u derdh n’nji bosh t’errët inatesh, urrejtjeje, hakmarrje, dhune dhe vrasjeje. Nuk du kurrkujt, as vedit me i kallxu Ditën e Gjykimit dhe frikën nga ferri si një formë ndëshkimi. Un du me besu se gjithkun na e marrim vedin me vedi. Tançka bajmë, m’kanda me e ba pa u drasht se m’ka pa vedja, e bota krejt e ka marr vesht. Me jetu siç thot nji proverb pa u drasht me i’a shit papagallin tand ma llafazanit të qytetit.

Çka besoni se njerëzit duan ma së shumti në jetë?

Fatalisht janë dy gjana qi e magjepsin njerëzit, e tjetërsojnë atë, e marrosin, e hipnotizojnë, e bajnë njaq sa mos me e mujt me e njoft vedin. Ata janë paraja dhe pushteti. Kjo dehje kolektive cyt një masë të konsiderueshme përnga përfitimi i pamerituem, privilegjet dhe favoret, t’cillat me kalimin e kohës bahen për ta si një detyrim, qi shoqëria dhe koha ua ka atyne. Sepse ata nga përfitus bahen meritues të kësaj vlere qi mundet me ken një vlerë që kontrubuon në vlerësimin e çdo përkushtimi. Njeriu në dëshirime e ka të vështirë të pajtohet me gjanat që i takojnë, i bindun se ai meriton më shumë dhe se dikush po i bën një padrejtësi duke i’a përvetësu atë që ai e hamnd si të tijën. Un njimendem me proverbin, sipas t’cillit, “njaj qi ankohet se ka më pak se meriton, bash njaj ka më shumë se ç’i takon”.

Çka ju ban krenar ma së shumti?            

Gjithnjë t’kenmin shkodran, n’kjoft se mundet me ken kështu për nji si un t’lindun, t’shkollum e t’edukum n’ktë qytet. Njaja ka ken dhe asht gjithnjë një mundësi krenarie, por ma shumë nji barrë përgjegjësie. Tançka m’thrret vullnesa profesionale dhe krijuese me ba, kalon pa asnji mëdyshje nëpër detyrimin, me e përfaqsu vedin e atë qi m’ka kungu shumçka temen, Shkodrën, me ma t’mirën e mundshme. Kurrë nuk jam struk mbas t’kenmit shkodran, si mbas nji parzmoreje, sikurse kurrë nuk jam krekos me njikët përkatësi, si me një stoliste mretnore, megjithse m’ka ba dhe m’ban shumë herë me u ndi si i tillë. N’do vene nuk më asht dasht me e kallxu këtë detaj, siç nuk kam pranu me m’dal ky sekret prej pasaportet. Prej ma t’mirës teme, qi tue e dhan, tue e ofru si nji model t’mir, rriti vedin dhe lumnoj djepin qi m’ka përkund.

Pendimi juej, ose ajo që do të kishit ndryshue në jetën tuej?  

Ajo qi nuk ja fali vedit asht se e lash andrrën e pikturës për me mu shu prej nji teke të tim eti, ose nji trysnie rrethanore t’kohës. Por mendoj se tue e njoft pikturën e tue jetu fuqishëm atë, tue ju dhan krijimit, tue s’kalit tekstin me daltën e shpirtit dhe tue kungu me penelin e ndjenjave këtë mrekullim me t’cillin shpërfaqem krijues ndër admiruesit e mi, un besoj se kjo land asht tret tashma n’mu, duke e transformu n’nji tjetër gja po kaq t’vyme. Gjithqysh m’dhemb bash boll kjo plag qi ma la n’shpirt e shkumja.

Mirnjohja juej ma e thellë?      

Mirënjohje shkon edhe për prindrit e mi, t’cillët tue m’rrit me ma t’mirën e tyne, munden me lan n’mu nji vetvedi qi do ta kisha dëshirua shumkujt, me t’mirat e t’kqijat e veta. Mirënjohja më e thellë, më me përunjësi, u shkon tan atyne qi me veprën e tyne, me ma t’mirën e tyne, me krijimin, me librat qi jetojnë me mu. Ata tue lan veprën e tyne si testament të gjeneratave, pasunun jo vetë folezën teme familjare dhe qiellin tem shpirtnor, por ndërtuen njaq shumë botë brenda meje, sa nuk kisha mujt me i përshku me pas shumë jetë. Nji mirënjohje u detyrohem miqve t’mi, tan atyne qi erdhën e ikën nga jeta jeme, për me met copëza t’anshme kujtimesh dhe malli. Nji mirënjohje gjithashtu u takon atyne qi m’kan ndjek dhe m’ndjekin në udhën teme krijuese, m’kanë vlerësu, dhe tue ba këtë m’kan motivu për me ba ma t’mirën.

Mesazhi juej për grupin PerShkodren?


Do të kisha shumçka për me thanë për këtë grup, spariherë do u përcjell falenderime t’përzemërta për ftesën në këtë rrëfimtore. Unë i përkas atij grupnjerëzish qi ndihen t’privilegjum prej nji vlerësimi t’këtill. Grupi PerShkodren me angazhimin e vet, ka përfaqsu dhe promovu vlera t’njimendta, ka kumtu shanset e nji përtrimje të Shkodrës, të vlerave dhe kapaciteteve të saj krijuse. Humusi i këtij pylli t’dendun mundësish dhe vlerash ka çil nji filiz qi tue përqafu nevojat e bashkëkohores, modernitetin, ka dit me ken e me përfaqësu vlerat e vërteta t’Shkodrës.                                                                                                                       

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk