Posts

Showing posts from November, 2015

Letër mikes në ditën e lamtumirës së fundit, me të vëllain!

Image
Albina Gjergji, mike dhe kolege, sot, sot në këtë ditë të një lamtumire të trishtë me fort të shtrenjtin vëlla, Viktorin, gjendemi pranë teje dhe gjithë atyre që vrau pa mëshirë kjo vdekje, me një përshpirtje të ndjerë. Sot ti u ndave me vëllain tënd me një grusht dhé, në një lamtumirë që dhemb kaq shumë, në një lamtumirë që s’e përmbytin dot lotët, në një lamtumirë që la ndër ju një plagë, në një lamtumirë që ju lë nga pas një mungesë të gjatë dhe të trishtë. Mike, kolege, çdo lamtumirë dhemb, edhe kjo që ti u desh t'i jepje sot vëllait tënd, pak ditë pasi ai kishte mbushur 49 vjeç. Është e dhimbshme, aq sa janë ndarjet në zemrën e një nëne që ndahet me birin e saj, aq sa janë ndarjet e motrave dhe vëllait me atë, me të cilin keni ndarë moshën më të bukur, siç ju kanë bashkuar me të, momente që do t’i ruajnë kujtimet, kujtimet që do të të dhembin, siç dhemb çdo mungesë. Dhemb mike, lamtumira e vëllait. Dhemb në zemrën e fëmijëve të tij, të cilëve do t'u mungojë ai

Lev Tolstoi, erdhi si një shenjtor, mëtoi si heretik, iku si një asket

Image
Albert Vataj Melodramatike është ikja e tij. Tash 105 vite më parë u shua në mënyrë të potershme, një prej më të mëdhenjve të letërsisë botërore, ai, Lev Tolstoi. Iku duke zgjedhur të ishte deri në fund një vetanak në formësi dhe përmjatësoren e tij. Një prej penave më të fuqishme të shpirtit rus, kremtja më e hyjshme estetike e një botkuptimi dhe gjëneza më e njimendtë që gatoi njerëzimi. Një pjesë vitale, e dengur dhe e dehur nga hapësira e një lirie që formësohej mbi qiellin e tij, qiell i cili thyhet sapo ai kërkoi ta mbushte me fluturim. Erdhi në jetë më 9 gusht 1828. Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh të "Ana Karenina", "Lufta dhe Paqja", dhe një galerie të pamatë romanesh e qëmtesash letrare, nuk copëzohen nga gjithçka që e gjurmoi deri sot e përgjithmonë, lavdia dhe misteri, filozofia dhe kumti i një shpirti ngadhnjimtar dhe një zemre që kungonte dhe predikonte liri. Një zot në zotërimin e tij mental dhe fizik, ngjizej tek ai. Një shenjtor që u p

Lev Tolstoi: Në moshën time çdo takim është një lamtumirë

Image
(Më e përkora përshpirtje sot në 105-vjetorin e vdekjes së korifeut rus të letrave)   "Para se t'ju them lamtumirë (e në moshën time çdo takim është një lamtumirë) dua t'ju them shkurt se si, sipas meje, njerëzit duhet ta organizojnë ekzistencën e tyre, kur kjo shfaqet për ta e varfër dhe e pakënaqshme, siç është sot për shumicën, e të bëhet siç duhet të jetë, si Zoti e dëshiron e të gjithë ne e dëshirojmë, pra të mirë e të kënaqshme. Gjithçka varet nga se si gjithsecili e koncepton ekzistencën e tij. Në qoftë se dikush mendon: e gjithë jeta është në trupin tim, pra në trupin e Ivanit, Pietros, Marias e qëllimi i jetës konsiston në sigurimin e sa më shumë kënaqësive e argëtimeve, pra të Ivanit, Pietros, Marias, atëherë jeta do të jetë gjithmonë për gjithë këta e palumtur dhe e hidhur. Do të jetë e palumtur dhe e hidhur pasi gjithçka që ata duan për vete e duan të gjithë të tjerët po për vete. Në qoftë se dikush dëshiron çdo të mirë materiale për vete e në sasinë

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes

Image
Nga Albert Vataj Temperamenti im më shtyn drejt rregullit, kjo është deviza e mjeshtrit klasik, Nicolas Poussin i cili sot mbush 350 vite prej ndarjes nga jeta. Midis ndjenjës dhe arsyes ai ngriti një përmendore të lartë të veprës. Nicolas Poussin është përfaqësuesi i dytë i pikturës franceze të shekullit VII. Ai ndoqi një tjetër kahje nga ajo që udhëtregoi aktin krijues të Lui Lë Nënit. Ndonëse të dy u udhëhoqen nga idealet e larta humane dhe racionale të shoqërisë franceze të asokohëshme. Burimet e frymëzimit dhe ngarkesa emotive e figures që merr jetë prej këtij peneli, e veçojnë nga bashkëkohësit. Nicolas Poussin nuk ndjen tërheqje nga skenat e jetës së përditëshme, tabloja e zhanrit e cila erdhi si formë shprehëse në shekullin e VI, apo figurinat mëtuese të Karavaxhos. Pëlqen historinë, letërsinë antike dhe mitologjike, artin italian të Rilindjes dhe prej këtyre ai rrëmoi për të zgjuar muzat krijuese, të cilat i erdhën nga pas përgjatë udhës së tij prej gjeniu. Si

Sharl Bodler, alkimisti i shpirtit, ai që mbrujti baltën dhe bëri flori

Image
Sharl Bodler (9 prill 1821 - 31 gusht 1867), është alkimisti i shpirtit, ai që mbrujti baltën dhe bëri flori Ai mbeti një ndër poetët më të rëndësishëm, krijimtaria e të cilit plazmoi gjurmët e para të modernizmit, dhe hodhi hapin vendimtar të një ndryshimi epokal në Francën që druhej nga amoraliteti dhe përpëlitej në mëdyshjet e transformimit. Ishte shekulli XVIII, e përfshirë nga shtjella historike më rrapëllitëse që koha kishte hedhur si një shtërngatë egrashe mbi kokën e poetit rebel dhe kritik fin, Sharl Bodler. Një jetë me fëmijëri të cergët, e cila do të zbonte më pas një rini dhe në tansi, një kapërcyell mes njeriut dhe artistit, plot vese të Bodlerit. Ishte Franca, padyshim ajo e artit avangard dhe e mendimit iluminist, e kolosëve të letërsisë, mbi tabanin e të cilit po ngrihej një sistem vlerash dhe shijesh estetike, ku ai kryerendte. Albert Vataj