Nikola Tesla, gjeniu i valëve elektrike që vdiq i kapluar prej mjerimit dhe harrimit në qilarin e një hoteli
Imagjinoni një botë pa kabllo, ku kompjuterët, televizorët dhe pajisjet elektro-shtëpiake mund të funksionojnë pa fijet përcjellëse të energjisë, ravijëzoni një botë së cilës i rrethvjen një valë elektrike që sjell energji ashtu siç dielli sjell dritë. Fantashkencë! E pabesueshme! Në një botë skeptikësh do të ishte një emigrant nga Kroacia që do të guxonte të pohonte shkencërisht se kjo është e mundur. Atëherë kur energjia elektrike sapo kishte hedhur hapin e magjishëm të ndryshimit të botës, ky shkencëtar propozoi një revolucion wireless, një të sotme të paimagjinueshme. Askush nuk do ta besonte se një supergjeni si ai do të shuhej tragjikishit i kapluar prej vetmisë dhe i brejtur prej mjerimit, megjithëse ai ishte zotëruesi i 700 shpikjeve që revolucionarizuan elektromekanikën dhe hodhën një hap gjigand në fusdhën e valëve elektrike. Sot 73 vite më parë më 7 janar 1943 Nikola Tesla u shua në qilarin e hotelit 'New Yorker' në New York, SHBA, në kushte aspak të