Justinian Vataj, qofsh i bekuar, si dita që të solli në jetë


Justi, babushi, mami, nëna dhe të gjithë të urojnë nga zemra gëzuar ditëlindjen.
Jetë të gjatë dhe të lumtur.
U bëfsh ai që dëshirojmë me gjithë zemër.
U bëfsh ai që do të na vlerësojë gjithçka bëmë dhe do të bëjmë për ty.
Çdo vit që ikën, në çdo datëlindje që mbërrijmë gazmueshëm dhe dashurishumë, gjithnjë kam diçka të ndryshtë për tëtë thënë, një urim ndryshe për të të bërë. Besedojmë për gjërat e përbashkëta dhe ndajmë pothuaj gjithçka si ati me birin. Por ka edhe gjëra që nuk do të dëshiroja ti dije, por duke i bashkëndarë me ty pjesë prej tyre, do ta kesh më të lehtë për t'u përbadhur dhe për të triumfuar. Ti tashmë je një shok, një bashkëbisedues, një përjetues i të përditshmes. Si çdo fëmijë tjetër i prehrave të ngrohtë prindëror, erdhe me një peshë të parrëfyer gëzimi. Erdhi si sot 11 vite më parë, më 11 janar 2005, erdhe jo vetëm si një pjestar i familjes, një barrë përgjegjësie, por edhe si një motivim, një energji përtëritëse, një dritë shndritëse, ngjyrë e hareshme e tablosë jetësore.
Jetë të gjatë, Justinian Vataj.
Qofsh gjithmonë një arsye më shumë për të besuar te mirësia, mirënjohja dhe dashuria. U bëfsh ai që dëshirojmë me gjithë zemër.
Qofsh i bekuar, si dita që të solli në jetë. Qoftë bekuar ai Zot që i dha ymër jetës tëndë.
Me shumë dashuri, babushi, mami, nëna, halla, Frenki, Ina, Lona, axhi, e shumë e shumë të tjerë që i do dhe të duan shumë!

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk