Albert Vataj: Cila është marrëdhënia dhe qëndimi i Artur Shopenhaur me gratë dhe për gratë



Në qoftë se bota ka lindur nga një trill i Zotit, atëherë gruaja është qënia tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë si më mirë anën e paparashikueshme të natyrës së saj misterioze.

Që nga kohët e lashta marrëdhëniet ndërmjet filozofëve dhe grave kanë qenë karakterizuar nga një “misalliance” (martesë e pabarabartë) e pandreqshme. Duke vështruar historinë e mendimit filozofik në këtë perspektivë të krijohet aty për aty përshtypja se filozofia gjithmonë ka qenë e do të jetë një çështje vetëm e meshkujve.
Marrëdhëniet e vështira me figurën amnore janë, me sa duket, në zanafillë të urrejtjes së grave dhe të përfytyrimit të pambrojtshëm, gati grotesk të gruas që Shopenhaur mëton.
“E marrin martesën vetëm si institute asistence. Kur im atë, i mjerë e i sëmurë përfundoi i paralizuar në karrike, do të qe braktisur fare sikur për të nuk do të ishte kujdesur me dashuri një shërbëtore plakë. Zonja e madhe, nëna ime, jepte pritje, kur ai po shuhej në vetmi, ajo dëfrentë kur ai vuante si mos më keq. Ja kjo është dashuria e grave”, do të kushtronte shpirti i drobitur i filozofit.
Për tu mbrojtur nga të ftohtit e dimrit, disa iriq shtërngohen fort pas njëri-tjetrit që të ngroheshin. Mirëpo kur e bënin këtë shpoheshin nga thëthimat e tyre, prandaj largoheshin, e njëjta gjë ndodh edhe me qëniet njerëzore.
Në njëren gjysëm të jetës së tyre burrat janë kurvar, ndërsa gjysmën tjetër atyre u vënë brirë, për rrjedhojë, gratë ndahen në të tradhëtuara dhe tradhtare.
Të martohesh, kishte pohuar Shopenhaur, do të thotë të fusësh dorën në një thes, me sy të mbyllur dhe të shpresosh të nxjerrësh që andej ngjalën e vetme mes atij grumbulli gjarpërinjsh. Veç kësaj edhe kur shkon mirë martesa, ti përgjysmon të drejtat tuaja, e dyfishon detyrimet.
Për gratë se kam thënë ende fjalën time të fundit, besoj se gruaja kur arrin të shkëputet nga shumica, ose më mirë kur ngihet mbi të zhvillohet pa ndërprerje më shumë se burri, për të cilin mosha shënon një kufi, ndërsa gruaja rritet gjithnjë e më shumë.
Ja sepse sentence, në vend të përshrkimeve asnjanëse, kthehen më shumë një ser këshillash për ti hapur sytë seksit mashkuallor nga gracka fatale dhe konflikti rraskapitës që në mënyrë të pashmangshme fshihen në marrëdhënie me gratë.
Është në natyrën e grave që ata ta shohim çdo gjë vetëm si një mjet për të shtënë në dorë mashkullin dhe interesi i tyre për diçka tjetër është gjithmonë vetëm shtirje, një dredhi fund e krye, pra ai kthehet në ojna e majmunëri.
Prandaj natyra i ka dhënë gruas, ashtu si çdo krijese tjetër, ca armë e ca mjete që i duhen për mbrojtjen e ekzistencës së vet dhe për të gjithë periudhën kur ajo ka nevojë, edhe në këtë rast ajo ka parashikuar gjithçka me nikoqirllëkun e saj të zakontë.
Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në to, një kohë të caktuar të rinisë, të gjithë bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbur të burrave, për ti shtyrë ato në tundim, ua mpin çdo mendim dhe i çon në rrënim.
Sa më shumë një gjë është fisnike dhe e përsosur, aq më me vonesë dhe më ngadal arrin pjekuria. Mashkulli me vështirësi arrin pjekurinë e arsyes dhe të forcës së intelektit para se të bëhet 28 vjeç, ndërsa gruaja që në moshën 18-vjeçare, por arsyeja e saj, pikërisht për këtë është mjaft e kufizuar. Prandaj gratë mbeten fëmijë për tërë jetën, shohin gjithmonë dhe vetëm çfarë është më afër, mbeten të lidhura me të tashmen, ngatërrojnë paraqitjen e gjërave me thelbin e tyre dhe parapëlqejnë çikërrimat ndaj çështjeve më të rëndësishme.
Nga "Si të sillemi me gratë" Artur Shopenhaur (22 shkurt 1788 - 21 shtator 1860)
Albert Vataj

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk