Albert Vataj: Klithma nuk gjen dot qiell për ta shakadarë shtazën e varrueme të trishtimit
Arti, nëpërmjet formave të saj shprehëse, arrin si asnjë ngucamë tjetër të kumtojë britmën më therse që e përshkojnë sytë, e end dhimbja dhe e materializon gjenialiteti i piktorit.
Lotët nuk janë balsam për plagët.
Dhimbja nuk është ai tehu i mprehtë që na tëjpërtejë kurmin.
Klithma nuk gjen dot qiell për ta shakadarë shtazën e varrueme të trishtimit.
Është paleta e piktorit, është vëshrimi i tij ngulmëtar, ai që depërton përmes kohëve e dritave, dhe rrëmon atje në skutat më të terrta, dhe e nxjerr prej andje dhimbjen prore, atë që na përtërinë ndjesisht shpirtin, shpirtin e fikur të njeriut modern, për ta vënë përballë të drejtës për të ndjerë, për të jetuar, për të zgjuar njeriun, njeriun që po jep shpirtë brenda tij.
Albert Vataj
Comments
Post a Comment