Vesa Luma: E dua shumë “Eurosongun”, dasmën nuk do ta tregoj
Çdo ditë e më shumë po mbledh energji për t’u prezantuar sa më mirë në festivalin e RTSH-së. Këngëtarja Vesa Luma ka realizuar një këngë mjaft të veçantë, me të cilën beson se do t’ia dalë në këtë festival. Por Vesa është duke përgatitur edhe shumë befasi të tjera. Së shpejti ajo do të shfaqë një projekt të madh televiziv, për të cilin thotë se i ka munguar televizioneve tona. Ndërkaq lidhja me Big Bastën vazhdon t’i shkojë për mrekulli. Në intervistën e dhënë dje Vesa Luma ka zbuluar më shumë rreth pjesëmarrjes në RTSH, dhe projekteve të tjera. Çfarë ju shtyu të merrni pjesë në festivalin e RTSH-së? U bë një kohë, që nuk kam marrë pjesë në festivalin e RTSH-së, edhe pse ftesa ishte e përvitshme nga organizatorët, të cilët i falënderoj për respektin. Ishte pikërisht ky momenti, që realizuam një këngë shumë të bukur, apo një ndër këngët e mia më të bukura përsa i përket shijes time dhe e ndieja veten 100% të sigurtë te kjo këngë, që është gjëja më e rëndësishme për një