Olen Çezari: Pjesëmarrja ime në Koncertin Jubilar, detyrim për kombin



Ai tashmë është një ndër violinistët më të njohur shqiptarë në mbarë botën. Ky është violinisti i mirënjohur Olen Çezari, që në këtë 100-vjetor, nuk mund të mungonte në Koncertin e madh Jubilar, organizuar enkas për këtë festë. Në këtë koncert marrin pjesë emra të njohur të skenës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në skenat e mëdha botërore, si Ermonela Jaho, Sajmir Pirgu, Suela Piciri, Eva Golemi, etj. Në një intervistë të shkurtër , Oleni tha se të gjithë artistët e kanë hequr petkun e tyre dhe i janë shtruar punës si punëtorë të thjeshtë, për të dhënë më të mirën e tyre dhe për të uruar kombin nëpërmjet muzikës. Me violinën e tij ai është bërë pjesë e koncerteve të këngëtarëve të mëdhenj italianë, ku njëri prej tyre është edhe i madhi Luço Dala

Jeni pjesë e koncerti jubile të organizuar për 100 vjetorin e Pavarësisë, si ndiheni në këto momente?
Sigurisht që ndihem krenar dhe shumë mirë në këtë jubile të madh të kombit tim. Secili nga ne e ka hequr atë petkun e artistit dhe po mundohet, që të bëjë më të mirën dhe duke u bërë një punëtor i thjesht dhe duke dhënë kontributin e tij në realizimin e këtij koncerti madhështor.
Ju jeni shumë i angazhuar me projektet tuaja jashtë, sot do të performoni për publikun shqiptar...?
Duam apo nuk duam ne, në një farë mënyre ne jemi ambasadorët e muzikës shqiptare nëpër botë dhe duke qenë se sot ka ditëlindjen vetë atdheu ynë, sigurisht që unë do të isha këtu, në krye të detyrës. Nuk mund të them me saktësi në këto momente se çfarë emocionesh ndjej, pasi emocionet janë të mëdha sa herë që del në skenë. Kuptohet që sot ne jemi mbledhur një grup artistesh, që performojmë nëpër botë dhe të qenit bashkë në të njëjtën skenë, është një emocion edhe më i madh për të gjithë ne besoj. Edhe ne japim urimin për kombin tonë në këtë 100 vjetor, nëpërmjet gjuhës sonë, që është sigurisht muzika dhe arti.
Cili do të jetë koncerti juaj i radhës?
Po sigurisht që unë do i rikthehem agjendës sime dhe koncerti më i afërt është me datën 1 dhjetor. Do të jetë një koncert, që do të mbahet në Berlin , më pas do të vazhdoj me koncerte të tjera, që në këto prag festash të fundvitit, janë të shumta në numër.
A do ju shohim me një koncert tuajin recital përsëri në Shqipëri?
Po, me siguri që do të rikthehem përsëri verën që vjen, pasi vera që shkoi ishte goxha e ngarkuar me koncerte për mua dhe për dy ditë, unë sëbashku me grupin tim, dhashë disa koncerte, që u pritën mjaft mirë nga artdashësit. Kështu kam menduar, që verën tjetër të jem sërish prezent në skenat shqiptare. 
Yllka Selita

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk