Apoteoza e lotëve të mirënjohjes



Nga Albert Vataj
Lotët e presidentit Barack Obama gjatë një takimi falenderues me vullnetarë dhe anëtare të stafit të tij në Çikago, pushtuan vetëtimthi gjithë rrjetet sociale në internet, “rrëmbyen” zemrat njerëzve në mbarë botën, motivuan komente dhe like nga miliona përdoruesve të internetit. Mediat gjithashtu nuk e fshehën vlerësimin e këtij gjesti fisnik të një burri të madh, të një shteti të fuqishëm. Ata ishin lotë dhe lajm, mirënjohje dhe sfidë e ëndrrës amerikane që vazhdon.
Në një video të publikuar nga fushata e tij, presidenti amerikan, Barack Obama, shihet i përlotur teksa falënderon vullnetarët dhe anëtarët e stafit të tij në Çikago, disa ditë pas fitores në zgjedhjet presidenciale. Obama dhe përkrahësit e tij dalin nga kjo sfidë, ndoshta me një fitore po kaq befasuese sa edhe katër vjet më parë, kur Amerika dhe amerikanët jo vetëm i dhanë botës një mesazh të qartë bashkëjetese dhe lënie pas e të shkuares raciale. Ata hapën gjithashtu një faqe tjetër po kaq shndritëse të Historisë së Amerikës. Nga ky gjest tepër njerëzor, kur një burr shteti përlotet teksa falenderon ata mbi supet e të cilëve kaloi fitorja, mësojmë dhe mëtojmë.
Lotët e burrave të mëdhenj dhe të fuqishëm si ato të Presidentit Obama, janë rubin të politikës, janë hajmali e mirënjohjes, janë vetmohim personal dhe frymëzim i dlirë për gjeneratat, për ata që besojnë në ëndrrat e tyre dhe punojnë ngadhnjyeshëm për ti kthyer ata në realitet të prekshëm.
Ata lotë ishin mëtim i një zemre që jepet, e një vullneti që beson dhe kumton. Ata ishin gjëndje dhe gjest i epërm, që e lexojmë edhe në fjalën përshëndetëse të Obamës drejtuar amerikanëve, ditën e rikurorëzimit në krye të Shtëpisë së Bardhë: “he duke shprehur optimizëm për 4 vjetët e ardhshëm: “Unë besoj se ne mund të mbajmë gjallë premtimin e themeluesve të vendit tonë, ideja se me punë, pa patur rëndësi se kush je dhe nga vjen, se si dukesh, ose se  me kë je në dashuri,  nuk ka rëndësi nëse je zezak apo i bardhë, hispanik, aziatik apo indiano-amerikan, i ri apo i moshuar, i aftë apo i paaftë, homoseksual apo jo, ju mund të keni sukses në Amerikë, nëse jeni të gatshëm të përpiqeni.
Këto lotë meritojnë një apoteozë.








Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk