Gjendet litografia e Pablo Pibcasso’s


Policia amerikane ka gjetur në veri të qytetit San Francisco litografinë vjedhur të Pablo Pibcasso’s nga shtëpia e ish-kryeministrit ukrainas,Pavel Lazarenko, i cili në SHBA po vuan dënimin me burg për shpëlarje parash të fituara sa ishte kryeministër, si dhe për haraç dhe mashtrim.
Shtypi lokal njoftoi se vepra e Picasso’s, që vlerësohet 30,000 dollarë, është gjetur e mbështetur më murin e pronës së Lazarenkos, në Novato.
Sipas policisë, duket se litografia është lënë aty qëllimisht, pas shkrimeve në media për vjedhjen e saj. Zhdukja e litografisë ishte lajmëruar më 28 maj, pasi që një grup të rinjsh kishte depërtuar brenda pronës së Lazarenkos (1,812 metra katrorë), ku kishte organizuar një ndejë.
Lazarenko do të duhej të lirohej nga burgu në nëntor 2012.


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk