Ndahet nga jeta psikolanalistja e famshme gjermane Margarete Mitscherlich
Një nga figurat krysore të psikoterapisë, Margarete
Mitscherlich ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare. Ajo është bashkëautorja e një
prej librave më të famshëm dhe më domethënës pas Luftës së Dytë Botërore.
Psikoanalistja dhe autorja Margarete Mitscherlich vdiq në
një klinkë në Frankfurt të martën (12.06.2012), disa javë para se ajo të
mbushte 95 vjeç. Për disa vite ajo punoi si psikoanaliste në Institutin Sigmund
Freud në Frankfurt, ku një kukull e Freud zbukuronte tavolinën e saj të zyrës.
Margarete lindi në vitin 1917. I ati isaj ishte një doktor
danez, ndërsa e ëma një mësuese gjermane. Mitscherlich u bë e famshme falë
bashkëpunimit me bashkëshortin e saj Alexander. Çifti u takua kur po studionin
histerinë masive në mesin e njerëzve të zakonshëm gjermanë në vitet e nazizimit
dhe u martuan në vitin 1955.
Ata publikuan "Die Unfähigkeit zu trauern"
("Paaftësia për të vajtuar ") në vitin 1967, një eksplorim në
përpjekjet e Gjermanisë së drejtuar nga Konrad Adenauer për t'u rimëkëmbur pas
Luftës së Dytë Botërore.
Çifti arriti në përfundimin se nuk ishte bërë aq sa duhej
kundër nazizmit duke u bërë thirrje gjermanëve për një përpjekje kolektive për
të bërë më shumë. Libri u kthye në një nga emblemat e lëvizjes studentore në
Gjermani.
Mitscherlich u kthye në figurë udhëheqëse të feminizmit në
Gjermani pasi botoi "Die friedfertige Frau" (“Gruaja paqësore”), në
të cilin ajo shtejllon se femrat nga natyra nuk ishin më pak agresive se
burrat, por ato kanë zhvilluar një sjellje tjetër përmes kushtëzimeve.
"Unë kam argumentuar gjithmonë se femrat nuk duhet të
mbrohen vetëm ndaj burrave, por edhe ndaj vetes së tyre,” është shprehur njëherë
Mitscherlich. “Një grua e emancipuar është në gjendie të distancohet nga vlerat
dhe idetë e formuara më parë në lidhje me rolin e saj.”
Botime të tjera të saj janë edhe "Das Ende der
Vorbilder" (Fundi i idhujve), "Die Zukunft ist weiblich ("E
ardhmja është femërore") dhe "Die Radikalität des Alters"
(Radikalizimi i moshës), që ishte edhe libri i fundit që botoi ajo në moshën 93
vjeçare.
Comments
Post a Comment