Misteri më i madh i njerëzimit, qyteti i humbur Atlantis


Qyteti i humbur Atlantis është një nga misteret më të vjetra dhe më të përhapur të botës. Që nga kohët e lashta, njerëzit janë përpjekur për të gjetur Atlantis, i cili besohet të jetë përmbytur pas një tërmeti apo cunami. Filozofi grek Platoni e përshkruan Atlantis si një ishull të madh që gjendej në afërsi të ngushticës së Gjibraltarit. Platoni e përshkruan Atlantis si një qytet të civilizuar me pallate të bukura që nuk krahasohet me asnjë qytet të antikitetit. Sipas Platonit, Atlantis ishte e mbushur me qytetarë të bukur, qyteti kishte një arkitekturë të mrekullueshme. Deri më sot, askush nuk ka qenë në gjendje për të gjetur qytetin –nënujor. Në lidhje me vendodhjen e mundshme të tij eksploruesit, historianët dhe të gjithë ato që janë interesuar për të gjetur këtë qytet kane dhënë teori te shumta. Historianë të panumërt dhe hulumtues kanë marrë pjesë nëpër ekspedita të ndryshme për të gjetur qytetin nënujor, po deri tani pa asnjë rezultat. Qyteti i Atlantis ka mbetur mister i pakapshëm dhe i pazgjidhur për njerëzimin .






Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk