Ermonela Jaho: Pse nuk doja të vdisja pa kënduar njëherë “Traviatën”
Ermonela Jaho pohon se ndryshimet radikale pas rënies së diktaturës komuniste vunë në provë decizive talentin për muzikën të atyre që e kishin nisur atë. Këto ndryshime, shprehet ajo, “zgjuan tek ne atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta pasioni për muzikën që kishim, u vu në provë” dhe pohon se “një pjesë e mirë e tyre ikën, pasi panë që nuk ishte aq e lehtë që të çash me muzikën, ndërsa një pjesë prej atyre që mbaj kontakte kanë ndryshuar karrierën për të mbijetuar”
Po kur e bën një zanat me një dëshirë kaq të madhe dhe me
një pasion të madh vështirësinë e ndjen më pak.
Vazhdoni pas 20
vitesh të keni të njëjtin pasion që të bëheshit një këngëtare?
Absolutisht po. Ai pasion dhe ai zjarr që të mban atë
ambicien e mirë që të ketë një artist. Çdo fushë të mban në kërkim të një
diçkaje të re sidomos në art. Nuk duhet të përsëritësh pasi përsëritja është
vdekja e artit.
Nuk ka pasur ndonjë
moment ku përball një valixheje të mbushur plot ke thënë u lodha, nuk dua të
nisem sot?
Në fakt e them gjithmonë dhe përsëri nisem sërish. Nisem
sërish pasi kur e mendoj se po bëj diçka që më pëlqen dhe kam një pasion që
bashkë me mua është rritur vazhdimisht. Kjo është një ëndërr që rrite bashkë me
Ermonelën.
Në fakt një nga të
dhënat që stafi im po përgatiste për intervistën tuaj nënvizonte një fakt që, në
moshën 14-vjeçare ju kishit shkuar për herë të parë në operën e Tiranës, dhe
kishte qëlluar që opera e asaj dite të ishte “Traviata” dhe sipas asaj që
kishit thënë vetë kishit qarë. Ç’deshët në opera në moshën 14-vjeçare dhe si u
gjendët realisht?
Është shumë e vërtetët dua ta nis pak më përpara. Njohja ime
me muzikën ka qenë si për çdo shqiptar pasi shpirti i shqiptare njihet përmes
muzikës popullore, në rastin tim nëpërmjet muzikës polifonike të Shqipërisë së
Jugut pasi prindërit i kam nga jugu dhe kisha dëshirën të dëgjoja kushërinjtë e
mi që këndonin. Ata kanë marrë pjesë dhe në grupet polifonike të Gjirokastrës
si amator. Unë nuk vij nga nja familje muzikantësh pasi babai im është ushtarak
ndërsa nëna filloi si arsimtare pastaj me punë të ndryshme për të mbijetuar.
Kjo ka qenë njohja ime e parë me muzikën popullore. Shpesh herë kam provuar të
mbajë iso po stonoja dhe tani më vjen zor ta them. Hapi tjetër ishte kur
dëgjoja këngët në RTSH do doja të isha pjesë e atij festivali, ishin dëshirat
fëminore në atë kohë.
Kush ishte këngëtarja
që ju impresiononte?
Parashivisi Maku, ishte këngëtarja që më pëlqente si shumica
e fëmijëve të asaj kohe. Doja të isha si ajo. Ndërkohë në moshën 5 vjeçare
babai më regjistroi në Pallatin e Pionierëve ku ka qenë dhe një lloj
institucioni shumë edukativ për fëmijët. Pasi aty nisnin hapat e para drejt
teatrit, drejt skenës.
Por, nuk kishit asnjë
lidhje me muzikën klasike?
Absolutisht. Doja të vazhdoja më tutje dhe bashkë me mua u
rrit ajo ambicia ime për të qenë pjesë e festivalit. Por për të realizuar këtë
duhej të regjistrohesha në Lice në moshën 14-vjeçare. Në atë periudhë për tu
bërë pjesë e Liceut duhej të përgatisje një pjes nga muzika klasike dhe kjo gjë
më detyroi në një farë mënyre të interesohesha pak më tepër dhe të merrja një
lloj kulture në këtë zhanër të muzikës klasike. Përgatitja e kësaj pjesë ishte
në embrionin e këtij zhanri nuk njihja më shumë se aq. Por, për të bërë gjërat
më të sakta vendosa të shkoja dhe të shikoja një opera në Teatrin e Operës dhe
Baletit gjithmonë në kuadër të përgatitjes për të shkuar në Lice. Nuk e kisha
idenë se çfarë ishte “Traviata”, nuk e kisha idenë se çfarë ishte muzika
klasike, pakëz dëgjoja muzikë simfonike në radio. Opera “Traviata” ishte botë
tjetër, ishte fjalor tjetër. Pa e ditur fare se ku po futesha fillon Preludi,
që kur filloi preludi dhe tani që e kujtoj duart i kam të ftohta ndjej një
emocion që nuk e prisja sepse gjithmonë kisha shprehur dëshirë të shkoja drejt
muzikës së lehtë. Për një fëmijë të ndrojtur si unë pashë që diçka lëvizi, si
një lloj dashurie në zgjimin e parë. Akti i parë më futi në një botë që nuk e
kuptoja dhe deri sa arriti në aktin e fundit ku ndodhi vdekja e Violetës, aty
kam qarë dhe u preka jashtë mase dhe i thashë vëllait: Nuk do të vdes pa
kënduar njëherë “Traviatën”.
Ju e fituat konkursin
e Liceut përfshirë dhe pjesë klasike. E mbani mend çfarë pjese ka qenë?
Ka qenë një pjesë nga opera e Verdit “Aria e Oskarit”.
Si ishte koha e
studimeve në Tiranë?
Mund të them se kam qenë shumë me fat që kam qenë pjesë e
asaj lloj disipline, gjë që do ti vijë për të qeshur brezit të sotshëm. Nuk
kishim asnjë lloj komoditeti, kishim vetëm një piano që të jepte mundësinë të
ushtroheshe deri më 30 min. Por për të gjithë brezin tonë që donim të studionim
pasioni i mbyste pamundësitë. Ngrihesha në 5 të mëngjesit për të shkuar dhe për
të parë se kush ishte i pari që i binte pianos, madje ndonjëherë hynim dhe nga
dritarja.
Ju keni thënë se pasi u transferuat në Itali në Santa Sicilia, mësimdhënia ndryshonte krejtësisht nga ajo ne Tiranës. Në ç’kuptim ndryshonte?
Ndryshonte sepse në qoftë se në Tiranë hyrja në një shkollë
ishte një pasion që do më shoqëronte gjatë gjithë jetës dhe këtë e dija, në Itali ishte si një hob. Unë kisha
hyrë në një rrugë që nuk kishte rrugë pas.
Është e vërtetë që e
keni kënduar “Traviatën” për herë të parë në moshën 17-vjeçare?
Kjo është e vërtetë. Në rastin tonë studimi i kantos është
rezistenca vokale sepse nuk është një instrument violinë apo violonçel. Në
rastin e këndimit duhet një përgatitje e fortë dhe kordat e këndimit duan një
teknikë të fortë që të bëjnë ty që të kesh një rezistencë që të këndosh një
opera për tre orë.
Cili ka qenë fati i
shokëve dhe shoqeve të klasës tuaj ata që studiuan bashkë me ju, patën një
karrierë apo e braktisën siç ndodhi me shumë artistë pas viteve ‘90?
Fatkeqësisht disa prej tyre e braktisën sepse ndryshimet
radikale që ndodhën në atë periudhë në Shqipëri. Këto ndryshime zgjoi tek ne
atë ndjenjën e lirisë dhe ndoshta pasioni për muzikën që kishim u vu në provë.
Një pjesë e mirë e tyre ikën pasi panë që nuk ishte aq e lehtë që të çash me
muzikën, ndërsa një pjesë prej atyre që mbajë kontakte kanë ndryshuar karrierën
për të mbijetuar.
Keni pasur rastin të
takoni ndonjë nga shokët tuaj nëpër turnet që keni bërë?
Ka ndodhur por jo nga shokët dhe shoqet e mija, por nga
studentët që kanë qenë pas meje. Rasti i fundit ishte kur dhashë premierën në
Vjen ishte Saimir Pirgun që erdhi të më ndiqte.
Ju keni së bashku me
Saimirin dhe në Londër, dhe sipas shtypit britanik ishte hera e parë që dy
shqiptarë luanin rolet kryesore në “Traviatës”?
Është e vërtetë dhe ka qenë një arritje jashtëzakonisht e
madhe. E para ishte një arritje profesionale pasi ka qenë tempulli muzikës klasike ku kanë kënduar idhujt tanë
të kaluarës dhe jo kushdo mund të ngjitet në atë skenë. Nga ana tjetër dy rolet
kryesore diva dhe partneri, gjë që nuk u përtyp dhe shumë mirë pasi në atë
periudhë në Londër lakoheshin shembujt negativ për shqiptarët por në fund të
fundit kritikat kanë qenë shumë pozitive dhe u prit mjaftë mirë.
Përpara se të shkonit
në operën e Londrës apo të Vjenës ku jeni sot, përpara se të bënit këtë karrierë
ju duhet të bënit një kapërcim, atë kapërcim që duhej të ngriheshit që në 5 të
mëngjesit për tu ushtruar në piano dhe të shkonit drejt këtij tregu ndërkombëtar.
Kjo gjë ndodhi në ’93 ku Ricereli organizoi një audicion në Shqipëri. Si
ndodhi?
Kjo gjë ndodhi rastësisht pasi Ricereli ishte hera e dytë që
bënte një konkurs dhe përzgjidhte studentë nga e gjithë bota. Rastësisht vajta
dhe mora pjesë dhe nuk kisha shumë shpresë se do të fitoja pasi merrnin pjesë
dhe këngëtar të TOB-it ndërsa unë isha studente e viti të parë. Fati, rastësia
ishte që Ricareli më mori në grupin e saj, dhe ironia e fatit ishte se më mori
si mexosoprano dhe ky ishte një gabim i vogël.
Cati Ricareli bëri të
mundur që ju të transferoheshit nga Tirana në Mandova të Italisë. Sa kohë
qëndruat atje?
Qëndrova dy muaj, por ai largim nga Shqipëria nuk ishte një
gëzim shumë i madh. Ishte rritur tek unë ai pasioni dhe ambicia për të qenë sa
më afër skenës. Kjo ishte dhe fitorja ime e parë.
Është e vërtetë që
kur do dilnit për herë të parë në skenë në Mandova nuk kishit as veshje dhe as
këpucët?
Kanë qenë kujtime shumë të bukura dhe me nostalgji. Është e
vërtetë që unë ika me pasionin për të kënduar por ai pasion do dhe një makinë
mbrapa për ta mbështetur dhe në fakt ika pak si në ajër. Një natë para se të
këndoja Ricareli donte të na shikonte si jemi veshur pasi ne përfaqësonim
Shqipërinë. Në atë moment nuk thoja që nuk kam fustan por vetëm ulja kokën dhe
mendoja se do më ikte kjo mundësi se nuk kisha veshjen e duhur. Por pasi u
kompletova me të thirr emrin tim u nisa dhe me të dal në skenë më ngeci taka e
këpucëve. Mu krijua një panik për të mos thënë që të gjithë ngjyrat e ylberit
kalonin në fytyrën time por u kapërcye me sukses.
Ishte e vështirë të bëje
karrierë në fillim të viteve ’90 në Itali?
Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Unë aty e kuptova
vështirësinë dhe pasigurinë drejt kësaj karriere. Kam pasur shumë momente të
vështira pasi duhej të mbaja dhe veten time dhe të shkoja në shkollë. Për të
mbajt veten kam punuar me të moshuar, në restorante dhe duhej të shkoja dhe në
shkollë pasi e fitova atë dhe u transferova në Romë. Kam pasur shumë vështirësi
pasi ishte ai mentaliteti edhe pse ishte evidentet përgatitja ime prapë nuk e
përtypnim dot italianët.
Ju paragjykonin
italianët?
Filozofia ime ka qenë që ndoshta kjo sakrificë do t’ia
vlente një ditë. Kishte diferencime pasi pedagogët nuk jepnin maximumin e tyre
me ne. Të shikonin sikur vjen nga një planet tjetër dhe sikur kërkoje një gjë
që nuk të takonte. Të gjitha këto vështirësi më bënë që të hyja në një tunel
depresioni ku mësova të mbijetoj e vetme ashtu si shumë shqiptarë të tjerë.
Kur jeni ngjitur për
herë të parë në skenë me muzikë klasike?
Në Shqipëri jam ngjitur në moshën 5-vjeçare në festivalin e
fëmijëve në dekadat e majit, në kongrese me këngë të muzikës së lehtë. Për herë
të parë kam qenë në Milano në moshën 19-20 vjeçare.
Në moshën 23 vjeçare
ju fituat çmimin “Puçini” në Milano e cila është një ndër çmimet prestigjioze
italiane. Përpara se t’ju pyes se si i ngjitët shkallët e karrierës doja të më
thoje a ju ka rënë rast të takoni profesorët tuaj të Santa Sicilias pasi ju u bëtë
pjesë e operave më të famshme të globit?
Gjithmonë. Më tepër se sa me profesorin me sekretarin e
Santa Sicilias sepse në atë periudhë fitova shkollën më duhej një dokument që
unë isha qytetare e Republikës së Shqipërisë dhe kjo do më ndihmonte që të
vazhdoja studimet e ligjshme. Kjo gjë nuk mu dha dhe u përcolla në një mënyrë
jo shumë të këndshme nga ambasada. Pasi shkoj në shkollë i them Sekretarit më
vjen keq po unë nuk e marrë dot dokumentin dhe më duket se po humbas shkollën.
Në ato momente kam qarë dhe ai e mbylli derën dhe më tha, -Do doja që fëmija
ime të donte shkollën kështu si ju dhe më premtoi se do më ndihmonte dhe do të
firmoste. Unë atë person nuk e kam harruar dhe është i vetmi kontakt që vazhdoj
dhe sot ta kem.
Kur ishin njohjet e para që u evidentuat si një këngëtare?
Unë kam filluar
shumë shpejt të evidentohem, të jem e sinqertë. Pas konkursit të Pucinit, kam
bërë konkursin Ankona dhe konkursin Xandonai një konkurs që kisha mundësia të
paguaja dhe biletën e trenit. Ishte shumë e vështirë pasi ato lek që kisha i
shpenzoja për libra dhe nuk të jepej mundësia të shkoje nga një qytet në
tjetrin për të marrë pjesë në konkurse. Pasi bëra të tre këto konkurse fitova,
dhe që nga ai moment kam prekur gjithë Italinë, dhe gjithë Evropën për një
periudhë shumë të shkurt.
Në çfarë moshe u ngjitët
në një skenë prestigjioze dhe përse u transferuat nga Italia?
Jam ngjitur në moshën 23-24 vjeçe. U transferova nga Italia
sepse kisha një arsye familjare pasi shkova në Nju Jork bashkë me shokun tim të
jetës, por në fund të fundit shtëpia e këngëtarit në çdo qytet që shkon. Nuk
mund të kesh një vend kur karriera merr një përmasë të atillë.
Kur filloi njohja
juaj ndërkombëtare?
Duke lënë modestinë mënjan, çdo dalje e imja ishte një sukses për mua. Por
vështirësitë që kishte marketingu ishin të shumta pasi ajo është mbështetja
kryesore e njohjes ndërkombëtare. Ndërsa në Shqipëri nuk e dinin fare se çfarë
njohje kisha fituar unë si soprano në operat ndërkombëtare, madje as familja
ime nuk e dinte edhe pse unë ia shpjegoja por nuk e kuptonin dot. Megjithatë
kanë qenë tepër pozitiv, gjithmonë më thonin nëse je e lumtur ti vetëm vazhdo.
A patën rast të ishin
në një nga sallat ku ju keni kënduar?
Vetëm babi ka pasur mundësin kur kam qenë në Filadelfia me
operën “Butterfly”. Ishte një kurorëzim i një ëndrre të prindërve të mijë. Dhe
mami gjithmonë më thoshte nëse një ditë do bëhesh këngëtare duhet të këndosh
“Madam Butterfly”. Fati donte që ima atë arriti të më shikoj duke kënduar këtë
opera që ata shumë e donin në Filadelfia.
Ju në këtë koncert
keni bërë dhe takime me shqiptar. Kishte shumë shqiptarë në sallë?
Është e vërtetët ka qenë një moment shumë i veçantë për mua
pasi në atë sallë më duartrokitën 3 mijë vetë ku mes tyre kishte shumë
shqiptarë. Sapo mbaroi koncerti shikoj nga ballkoni i katit të dytë në mes të
sallës një flamur shqiptar. Kur kam parë flamurin jam përulur, jam prekur dhe
kam qarë me ngashërim sa nuk ngrija dot kokën. Ka qenë një emocion i
jashtëzakonshëm.
Tre ditë më parë kur
unë po ndiqja komentet e shtypit botëror për ju u befasova se sa me shumë gjuhë
u përmendte fjala shqiptare dhe sa deformonin spikeret sipas tyre mbiemrin
Jaho. Një rastësi e çuditshme ju çoi në Rohal Opera të Londrës. Në 17 janar të
vitit 2008 ju kënduat në vend të Ana Neptrekës në operën e Londrës e cila ishte
sëmur, por njoftimin e morët vetëm një ditë më parë. Mbaj mend që Ismail Kadare
disa ditë pas shfaqjes në një takim më foli me superlativa për reagimin që
britanikët patën ndaj zërit tuaj?
Ka qenë një moment shumë i bukur. Aty ku është vështirësia
më e madhe aty është dhe oportuniteti më i madh. Në atë kohë isha në Nju Jork
dhe isha duke studiuar opera tjetër për “Traviatën” në këtë rast. Një natë
përpara më merr menaxheri dhe më thotë që Ermonela kështu është puna por duhet
të kesh shumë kurajo për të bërë një hap të tillë. Ishte hera e parë që do të
këndoja në operën e Londrës, ndajë duhej të bëje një audicion për tu kënduar
atje. Në atë kohë nuk kisha vizën, dhe ata më morën duke shkelur ligjet. Pasi
arrijë në aireport hap celularin të shikoj nëse do të më njoftonin për provat
por asgjë. Sapo shkoj në hotel të hap valixhen më bie telefoni dhe më njoftojnë
që duhej të ikja pasi kisha vetëm katër orë para premierës. Nuk u prezantova si
një divë por si një zëvendësuese dhe kjo dalje ishte si një thikë me dy presa.
Në fillim nisëm provat para se të hyja në skenë por për një orë vetëm mësova
kush ishte dera që do të hyja dhe cila ishte dera që dal asgjë tjetër. Para se
të fillonte shfaqja del drejtori i Teatrit dhe thotë se për arsye shëndetësore
sonte nuk do të dëgjoni Ana Neptrekën por Ermonela Jahon. Në këtë çast publiku
reagoi dhe nisën zhurmat dhe këtë herë thashë fati dhe shansi janë në anën e
publikut. Isha e panjohur për teatrin dhe drejtuesit e saj, çdo gjë në atë
moment ja lash fatit. Fillimi ishte i vështirë por aktin e fundit të operës e
mbylla me lot në sy dhe me sukses.
Në 2010 pas këtij
suksesi u rikthyer sërish në Londër me Saimir Pirgun?
Ajo ka qenë një fitore dopio. Ka qenë një fitore dopio pasi
nuk donin të paguanin një biletë kaq të shtrenjtë për të dëgjuar për 3 orë dy
shqiptarë. Për artistët është ligj reagimi i publikut dhe ai për ne ishte
mjaftë pozitiv.
Sa kushton një biletë
opera në Londër?
Për një premierë shkon deri në 700- 800 paund dhe kjo ishte për dy shqiptarë.
Çfarë marrëdhënie keni
me Saimir Pirgun?
Marrëdhënie shumë të mira. Është e vështirë të gjesh dy
shqiptarë në opera dhe u lidhëm shumë në Angli për arsye që treguam se kush
ishim, na lidhi ajo egoja që kishim të dy. Ishte një bashkëpunim i
mrekullueshëm, nuk kishe nevojë që ti tregoje bëj këtë apo atë ne kishim gjuhë
të përbashkët.
Po me Inva Mulën keni
kontakt?
Me Invën kam kontakte normale por i përket një brezi tjetër.
Është më e madhe se unë dhe vijmë nga dy botë të ndryshme pasi unë dhe Pirgu
vijmë nga shkolla italiane ndërsa Inva nga ajo franceze. Por, ka qenë një
moment në Trieste ku rastësia e solli që të këndojmë një natë njëra, një natë
tjetra. U komentua me nota pozitive dhe shumë gazeta shkruanin që ne ishim si
shqiponja me dy koka.
Pashë skedulin tuaj
dhe në maj jeni në Vjenë, në fund të majit dhe qershor vendoseni në Berlin, në
gusht në skenën e Veronës, pas kësaj vendoseni në Bilbao, ktheheni në operën e
Vjenës, pastaj në teatrin “San Carlo” të Napolit, sërish në Berlin, Tulon,
Barcelonë dhe pas Barcelonës në operën e Monte Carlos, për ta mbyllur në maj të
vitit të ardhshëm në operën e Mynihut. Si mund të arrini që brenda një viti të
arrini të zhvendoseni në kaq shumë qytete?
Është shumë e vështirë por duhet marrë çdo gjë me
pozitivitet. Por larmishmëria e kësaj rrugë është publiku pasi ka dallime mes
tyre. Për shembull; shkon në Francë dhe dashurinë që të jep publiku është i
veçantë, të duartrokasin pafund, ndërsa britanikët janë më të ftohtë ata presin
fundin për të vlerësuar dhe për të dhënë dashuri. Të njëjtën gjë kanë dhe
vjenezët, por ndryshon nga vendi në vend.
Cili publik ju pëlqen
më shumë. Cili është vendi që jeni ndjerë më mirë?
Kudo jam ndjerë mirë, pasi në skenë përpiqem të jem e
vërtetë dhe të këndojë me shpirt. Çdo publik kur i flet me gjuhën e zemrës
është e pamundur që mos të japin atë mirënjohje.
A ju pengon kjo
zhvendosje e vazhdueshme në jetën tuaj familjare?
Më pengon pasi të mungojnë afeksionet, por një artist duhet
të ketë rreth tij përkrahjen e personit që do, ndan jetën dhe shumë e shumë
gjëra të tjera.
Vini shpesh në Shqipëri.
Po në skenën shqiptare jeni ngjitur?
Vij çdo vit për të parë familjen time. Ndërsa, në skenën
shqiptare jam ngjitur para shtatë vitesh dhe e kam pas ëndërr të ngjitesha pasi
ika nga Shqipëria në fillimet e suksesit tim. Dëshira për tu ngjitur në skenën
e TKOB-it është shumë e madhe.
Keni pasur oferta për
të ardhur në Tiranë?
Kam pasur por janë anuluar gjatë rrugës. Është shumë e
vështirë të bashkëpunosh në Shqipëri pasi nuk e pranojnë dot që çdo gjë që ju
vjen nga jashtë ka më tepër vlerë edhe pse ndoshta s’ka vlerë se sa një person
që flet gjuhën tënde, ti ke ndarë jetën dhe sukseset me të.
A është e vërtetë që
ju keni pasur dëshirë që të krijoni një shkollë të muzikës klasike në Tiranë?
Ka qenë një dëshirë që në fillim kur unë ika nga Shqipëria.
Kjo shkëndijë ndodhi në 150 vjetorin e shtetit italian në Verona, ku unë isha
diva e asaj mbrëmje dhe gjatë darkimit u hodh si ide që të hapej një akademi jo
vetëm për muzikën, por edhe për skenografinë, kostumografin, instrumentistët,
etj. Ajo që mu kërkua ishte që të bëja ndërmjetësin me kryetarin e Bashkisë së
Tiranës aktual, Lulëzim Bashën. Gjatë një vizite familjare përfitova të takoja
kryetarin e bashkisë dhe të bënim të mundur bashkëpunimin dy palësh.
A ka në Shqipëri sot
talente?
Muzika do atë pasionin, atë zjarrin që ne e kemi si popull.
Besoj se ka talente, por në art besoj se këtë çelës jo të gjithë e kanë.
Po artistë në nivele
jo aq të njohur sa ju, qarkullojnë nëpër skenat evropiane, të cilët kanë dal nga
Akademia e Arteve?
Ka artistë që kanë dal nga shkolla e Tiranës dhe janë
perfeksionuar jashtë Shqipërisë. Kur propozova hapjen e shkollës pati disa
polemika ku shpreheshin që neve e kemi shkollën shqiptare operistike nuk duam
gjë tjetër. Më thoni juve në cilën opera të botës këndohet një opera shqiptare.
Kështu që ka studentë që kanë dal nga dera e Akademisë por janë perfeksionuar
në skenat jashtë Shqipërisë. Figura e një artisti është si guri i një mozaiku
që i duhen të gjitha copat për të bërë mozaikun me vlera të plota.
Në të gjitha komentet
për ju thuhet se një nga idhujt tuaj ka qenë Maria Calla. Vazhdon të jetë?
Ka qenë idhull në kohën kur unë isha në vitin e parë të
Liceut se pse atë njihja dhe ëndërroja të bëhesha si ajo pasi kishte këtë
pasion për muzikën. Ëndrra ngelet ëndërr kur nuk bëhet realitet, ndërsa kur
ndodh e kundërta. Artisti duhet të ketë personalitetin e vet. Nganjëherë idhujt
ndiqen edhe për tu kopjuar gjë që ngelet një kopje e keqe. Unë sidoqoftë edhe sot e kësaj dite pikë referimi për të
mësuar diçka të re është Maria Callas.
Shtypi thotë që keni
qenë një fëmijë e ndrojtur. Nuk dukeni aq e ndrojtur tani, e keni lënë pas
ndrojtjen e fëmijërisë?
Ndrojtja aty është por ku flitet për artin dhe muzikën është
çelësi i sigurisë time psikologjike.
Keni pasion tjetër përveç
muzikës?
Përveç muzikës më pëlqen shumë psikologjia, filozofia dhe
lexoj. Më pëlqen ana psikologjike sepse shoh këtë realitet që ka përshkruar
gjithë botën dhe një lloj degradimi që ka bërë shoqëria humane në shumë drejtime.
Karriera e një
artisteje dhe sidomos një këngëtareje operistike nuk është e pafund pasi vjen një kohë që jeni jashtë
tregut. Keni menduar se një ditë mund të jeni jashtë skenave?
E mendoj gjithmonë dhe e di që një ditë do të ndodh. Nuk
është mendim i trishtuar pasi e di që është një gjë që nuk do të zgjasë
përjetë. Në momentin kur të jem jashtë skenës mendoj të jap eksperiencën time
si pedagoge, të ndihmoj brezin e ri.
E mendoni ndonjëherë
kthimin në Shqipëri?
E kam menduar por prapë ngelet diçka e largët, nuk mund të
them tani jetës nuk i dihet.
Keni kaluar gjysmën e
moshës që keni në Shqipëri dhe gjysmën jashtë Shqipërie. Pra jeta juaj është e
ndarë në një kufi ku aq kohë sa keni jetuar në Shqipëri keni jetuar dhe jashtë.
Çfarë ka mbetur nga Shqipëria tek ju?
Në Shqipëri ka mbetur ai pasioni, ajo egërsia që më ka
rritur dhe prapë jam e kënaqur. Unë u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk
u largua kurrë nga unë. Unë vij nga Shqipëria dhe ai është vendi ku unë u
rrita.
E kujtoni shpesh fëmijërinë
tuaj në Shqipëri?
Shumë shpesh. Madje ndonjëherë kam shumë nostalgji pasi janë
ato momentet e vështira që sot për mua janë të zhveshura dhe vijnë mjaftë
bukur. Shoh gjithmonë anën pozitive. Jo çdo gjë është në perfeksion prandaj
jeta më ka mësuar të jem kjo që jam sot.
Një personazh shumë i
njohur i artit shqiptar i larguar më thoshte, kam gjithmonë ndjesinë brenda
vetes time se koha që po kaloj këtu është vetëm një udhëtim i përkohshëm.
Ndodhem përkohësisht dhe më duket sikur do të rikthehem prapë. E keni dhe ju këtë
ndjesi?
Shpesh herë e kam. Janë rrënjët që të tërheqin drejt kësaj
dëshire.
Nëse unë do t’iu pyes
çfarë pjese do të zgjidhnit për të përshëndetur teleshikuesit shqiptar?
Më tepër se një pjesë dua të ndaj emocionet që kam provuar
së fundmi në Lion. Nëse do ta shohin do ta kuptojnë se çfarë emocioni kam pasur
unë me këtë vepër.
Comments
Post a Comment