The Economist: Ngrohja globale - veriu në zhdukje


Tani me ardhjen e verës, Arktiku është mbushur me jetë. Fitoplanktonët po lulëzojnë në detin e ftohtë. Zogjtë, peshqit dhe balenat kanë dalë në sipërfaqe. Miliona pata migruese janë në bazën e tyre të mbarështimit verior. Dhe zona është e mbushur me shkencëtarë, që po kryejnë ritualin e ri arktik.Nga tash deri në fillim të shtatorit, kur akujt polarë shkrihen në minimumin veror, ata do të zhyten në raportet e përditshme për detin e akullt që i nisin në Qendrën e të Dhënave të Akullit dhe të Qendrës amerikane Kombëtare të Borës.
Të dhënat satelitore do të tregojnë se akulli është zvogëluar shumë nën mesataren afatgjatë. Kjo nuk është një anomali: që nga viti 1970, akulli detar u tërhoq për rreth 12 për qind në çdo dekadë.Akullnaja e Arktikut, sikurse edhe ajo e Grenlandës, po tërhiqet. Toka po del në shesh: në muajin qershor ka për një të pestën më pak borë, sesa në vitet ’60. Permafrosti është duke u pakësuar. Bimët aliene, zogjtë, peshqit dhe kafshët janë kacavjerrë në veri: Disa specie të Arktikut ndoshta do të zhduken. Mbase, që nga spastrimi i pyjeve të Amerikës në shekullin 19, bota nuk ka parë një ndryshim të tillë spektakular të mjedisit. Shkaku i shkrirjes është një ilustrim mahnitës i ngrohjes globale. Shkrirja gjithashtu përmban paralajmërime të rënda për rreziqet. Bota duhet të jetë e çmendur po qe se i injoron ato.
“Ekonomist” shkruan se Arktiku po ngrohet dy herë më shpejt sesa pjesa tjetër e planetit.
Që nga vitet ’50, atmosfera e ftohtë është ngrohur me një mesatare globale prej 0.7 shkallë celsius; ajri i Grenlandës është ngrohur për 1.5 gradë. Arsyeja kryesore duket të jetë efekti kataklik i ngrohjes, i shkaktuar nga ngrohja globale. Kur bora ose akulli shkrihet, ato zëvendësohen nga pishina të errëta të mbushura me ujë. Si pasojë, sipërfaqja e Arktikut absorbon më shumë nxehtësi diellore. Kjo shkakton ngrohje lokale, rrjedhimisht, më shumë shkrirje, gjë që shkakton pastaj ngrohjen më të madhe dhe kështu me radhë. Ky reagim tregon se si edhe një ndryshim i vogël në sistemet e Tokës mund të nxisë ndryshimet e mëdha.
Disa shkencëtarë frikësohen se planeti mund të kalojë nga një gjendje mjedisore në tjetrën: në këtë rast nga një Arktik ku verës deti është i akullt, te një Arktik pa akull fare.
Në fund të këtij shekulli, mbase edhe më herët, do të ketë vera më të shpeshta, pa akull fare. Njerëzit e Arktikut, po ashtu e kanë vërejtur se çka po ndodh. Gjuetarët inuitë kanë zbuluar se akulli i detit është shumë i hollë për t’i mbajtur sajat e tyre. Qeveritë arktike ndërkohë kanë filluar të shohin një burim fitimi te shkrirja.
Arktiku është i pasur me minerale, që deri më tash në masë të madhe ishin të paarritshme, duke përfshirë afërisht 30%  të rezervave të pazbuluara të gazit natyror dhe 13 për qind të rezervave të pazbuluara të naftës.
Të inkurajuar nga qeveritë e Arktikut dhe pakësimi i rezervave gjetiu, kompanitë e naftës po vërshojnë veriun, mu si patatemigruese, për të shqyrtuar raftet kontinentale në Alaskë, Kanada, Grenlandë, Norvegji e Rusi.
Rruga e Detit Verior e Rusisë, që përqafon bregdetin siberian, shkurton distancën normale mes Evropës dhe Azisë për më shumë se një të tretën.
Kjo do t’u ndihmojë anijeve ruse që transportojnë burimet nga Arktiku në Azi dhe një ditë mund të jetë një nxitje për zgjerimin e tregtisë botërore. Këto zhvillime megjithatë bartin rreziqe. Shumë frikësohen për kulturat arktike - inuitët kanadezë argumentojnë dëshpërimisht për të “drejtën e tyre për të ftohtët”.
Të tjerët parashohin konflikte në mes të shteteve arktike, në kërkim të burimeve natyrore. Të gjelbrit paralajmërojnë për rreziqet ambientale: një shpim i madh për naftë do të ishte shkatërrues për ekosistemin e brishtë të Arktikut. Druajtjet e tilla janë të arsyeshme, por shpesh të ekzagjeruara.
Populli tradicional arktik ka ndryshuar nga perëndimizimi shumë më shumë sesa nga shkrirja e akullit. Këto ditë askush nuk jeton në iglo, banesat eskimeze. Dhe kudo, pos në Rusi, njihen të drejtat e eskimezëve. As konflikti nuk është shqetësues.
Arktiku nuk është tokë e askujt. Është bërë demarkacioni i shumë kufijve të tij dhe shtetet arktike kanë motiv tregtar për të ruajtur paqen. Por, rreziku nga ndotja është i vërtetë. Ajo për të cilën duhet shqetësuar me të vërtetë është ndryshimi klimatik. Ndikimi i shkrirjes së Arktikut mund të ketë pasoja zinxhirore në  planet. Ka të ngjarë që të prishë qarkullimin oqeanik- përzierjen e ujërave të ngrohta tropikale me ujërat e ftohta polare. Po ashtu mund të rrisë nivelin e detit. Po qe se ngrohja vazhdon, niveli i detit mund të rritet deri në shtatë metra. Por, shumë nga qytetet e mëdha botërore do të fundosen shumë më përpara sesa kjo të ndodhë.
Disa shkencëtarë thonë se rreziqet janë aq të menjëhershme saqë njerëzimi duhet të konsiderojë gjeoinxhinierinë e atmosferës për t’i shmangur ato. Në fund të fundit, bota ka të ngjarë që të bëjë diçka për ngrohjen globale. Instinkti i mbijetesës e kërkon këtë. Por, ka të ngjarë të humbasë shumë nga unikatet e Arktikut. Ky do të ishte një mëkat i tmerrshëm.(REL)

Arktiku, pamje satelitor e fotografuar ne shtattor 2010



Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk