Renisi: Gati kënga me Sandër Gjokën



Lideri i grupit të njohur “Burn” flet për karrierën artistike dhe suksesin e tij të fundit me “Njerëzve që takoj çdo ditë”

Ilda Lumani

“Burn” është padyshim një nga grupet më të mirë të muzikës shqiptare. Çdo këngë e tyre është vlerësuar me çmime në Festivale dhe çdo klip është kthyer në një superhit. Kjo falë muzikës së tyre të vërtetë, e mbi të gjitha zërit unik të liderit të grupit, Renis Gjoka. Të suksesshëm në koncertet “live”, ata i kanë shtuar repertorit të tyre këngën “Njerëzve që takoj çdo ditë”, me të cilën u vlerësuan me çmimin “Best grup” në “Top Fest”, dhe që e kanë shoqëruar edhe me një klip, që është mirëpritur nga audienca. Sot, në këtë intervistë për suplementin “Summer Time”, Renisi flet për benifitet që kanë marrë ata nga muzika, shkallët të cilat kanë ngjitur për të arritur këtu dhe ndërkaq zbulon lajmin e shumëpritur nga fansat: “Gati një këngë me Sandër Gjokën (xhaxhanë e tij). Për më tepër le të mësojmë më poshtë… 



Renis, sapo keni nxjerrë klipin e ri, si është pritur ai, si kanë qenë reagimet që keni marrë?
Reagimet kanë qenë shumë të mira dhe ne jemi ndjerë vërtetë të vlerësuar.
Kjo këngë është prezantuar edhe në Top Fest”, a jeni i kënaqur me pozicionimin në atë festival?
Ne u futëm në atë festival për çmimin e madh, por gjithsesi dua të theksoj që pavarësisht këtij fakti, jemi përsëri të kënaqur, pasi kënga fituese ishte vërtetë një këngë e bukur.
Përse mendoni se ka nevojë për një klip një këngë e prezantuar në Festival?
Është hera e parë që e eksperimentojmë këtë rrugë. Menduam që kënga të vazhdonte të ishte prezent përpara publikut, edhe pas përfundimit të kompeticionit.
Për ju është më e rëndësishme pjesëmarrja në një festival apo promovimi i një klipi?
Të dyja kanë rëndësinë e vet. Në vendet e përparuara për sa i përket industrisë muzikore, festivali është i parëndësishëm, por në kushtet që ndodhet Shqipëria, këto evenimente janë shumë me peshë.
A ka rivalitet mes grupeve shqiptare në muzikë?


Rivalitet ka në çdo fushë të jetës. Por mund të them që unë e shoh konkurrencën butësisht, si diçka që të bën të ecësh përpara duke reflektuar, nuk e shoh si diçka që duhet të të ndjelli vrer apo zili.
Ku do të gjejnë fansat tuaj këtë verë?
Pothuajse në të gjithë bregdetet e Shqipërisë, gjithashtu edhe në Tiranë do të jemi përsëri të pranishëm.
A është edhe për ju kjo periudha më e frytshme për punë, por edhe financiarisht për ju?
Për punë nuk mendoj pasi ne e kemi krijuar atë rehati që t’i kemi punët konstante pa pasur asnjë lloj problemi, por financiarisht po.
A jetohet mirë duke qenë muzikant? A i mbulon të ardhurat tuaja marrja me muzikë?
Jetohet shumë mirë. Sigurisht që nuk jetohet siç mund të jetojë një muzikant i perëndimit në vendin e tij, por gjithsesi edhe këtu është krijuar një farë standardi.
Cili është sadisfaksioni më i madh që keni marrë deri më tani në muzikë?
Sigurisht mirëpritja e këngës në publik. Është njësoj si të marrësh notën 10 në një provim, për të cilin ke studiuar 3 muaj.

Cila këngë apo pjesëmarrje në Festival mendon se ka qenë më e veçanta dhe më me vlerë për ju dhe karrierën tuaj?
Të gjitha pjesëmarrjet kanë qenë të rëndësishme, pasi kanë shërbyer secila si shkallë për t’u ngjitur më lart. Për më tepër që në 95% të pjesëmarrjeve kemi marrë çmim.
A ka ardhur koha që të bëni një bashkëpunim ne xhaxhanë tuaj, këngëtarin e mirënjohur Aleksandër Gjoka?
Koha ka ardhur dhe shumë shpejt do të serviret dhe kënga përpara publikut me një klip. Është këngë në përfundim dhe kam përshtypjen që nuk do të vonojë shumë.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk