Emil Berliner, 125 vjt më parë shpiku gramafonin
Sot, regjistrimi dhe ridëgjimi disa herë i muzikës është
pjesë e jetës së përditshme. Por 125 vite më parë kjo ishte diçka e bujshme.
Emil Berliner, i cili emigroi drejt Amerikës kur ishte një djalë i ri, e
regjistroi shpikjen e tij nën emrin „Gramafon“ në zyrën e licensave në 26
shtator të vitit 1887. Sistemi i tij me disk ishte një përmirësim i gramafonit
cilindrik me dyll, shpikur më 1877-ën.
Gramafoni
Pajisja funksiononte me një disk regjistrues, i cili
fillimisht ishte prej zinku. Për të dëgjuar regjistrimin në diskun, një
gjilpërë çeliku lëvizte mbi sipërfaqen e tij. Volumi amplifikohej përmes një
hinke të gjatë metalike. Fillimisht gramafoni vihej në funksion nga lëvizja e
një doreze manivelë, më vonë u përdor një mekanizëm elastik, aq rezistent sa të
mbante deri në fund të regjistrimit.
Comments
Post a Comment