Ana e errët e artit



Kjo është ekspozita e parë në Gjermani, e cila përqendrohen në anën e errët të romantizmit dhe trashëgiminë e saj, më së qarti në veprat e vonshme të simbolistëve dhe surrealistëve. Më se 200 eksponate janë dëshmi të mahnitjes që e kanë ndier shumë artistë ndaj errësirës, fshehtësisë dhe së ligës. Përveç veprave të shkëlqyeshme të vetë muzeut, janë ekspozuar edhe vepra të huazuara nga Prada, Luvri, Instituti Artistik i Çikagos dhe nga Muzeu D'Orsi. Veprat e Gojës, Johan Hajnrih Fislit, Uilliam Blejkut, Teodor Zherikosë, Ezhen Delakorës dhe Kaspar David Fridrihut tregojnë një frymë më ndryshe të romantizmit, i cili e kishte pushtuar Evropën në fund të shekullit të 18-të. Në shekullin 20 drejtimin e njëjtë e kanë vazhduar Dali, Magrit, Paul Klej dhe Maks Ernst. Veprat e tyre bëjnë fjalë për vetminë dhe melankolinë, pasionin dhe vdekjen, mahnitjen me horror dhe për mungesën e arsyeshmërisë së ëndrrave. Shumë drejtime artistike të prezantuara këtu rrjedhin nga besimi i tundur në mendimin përparimtar e të ndritshëm i cili u imponua pas revolucionit francez në fund të shekullit të 18-të, fillimisht të festuar si agim i një periudhe të re. Terrori i përgjakshëm dhe tmerri që pasuan kanë sjellë shumë vuajtje dhe kanë shkaktuar një thyerje të radhitjes shoqërore në një pjesë të madhe të Evropës.


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk