Shtëpia e Charles Dickens rihap dyert, restaurimi kushton 5 milion dollarë


Shtëpia e dikurshme Charles Dickens, në Londër, ka hapur dyer për vizitorë, pas restaurimit që ka zgjatur tetë muaj. Pesë milionë dollarë janë investuar në këtë projekt. Dickens kishte jetuar në këtë shtëpi në qendër të Londrës prej vitit 1837 deri më 1839 bashkë me familjen e tij. Aty besohet se ka shkruar kryeveprën e tij “Oliver Twist” dhe “The Life and Adventures of Nicholas Nickleby”. Shtëpia katërkatëshe prej tulle është restauruar në atë mënyrë, që sa më pak të përngjajë në muze, por më shumë të ofrojë një atmosferë të Londrës viktoriane, i ka thënë Rojtersit, drejtori i Muzeut, Florian Scheitzer. "Kemi dashur që përsëri t’ia kthejmë shtëpisë atë pamje, që kur të vijnë vizitorët t’u duket sikur kanë ardhur në një vizitë te Charles Dickensi”, ka thënë ai. Muzeu ishte hapur më 1925 dhe është e vetmja shtëpi ku ka jetuar Charles Dickensi, e cila ka shpëtuar. Ajo është restauruar me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Dickensit dhe vizitorët për herë të parë mund ta shohin edhe kuzhinën dhe tavanin e shtëpisë. Në muret e shtëpisë shihen siluetat e Dickenist të ri, flokëgjatë dhe pa mjekër, që janë krejt një imazh tjetër nga ai i Dickensit plak, të cilin e kujtojnë të gjithë sa herë që ai përmendet. Në shtëpi janë edhe trapezaria dhe bodrumi i verës (Dickensi ishte merakli i pijes), dhoma e gjumit dhe ajo e punës. Në dhomën e punës është edhe tavolina e shkrimit ku ai i ka shkruar kryeveprat e tij. “Këtu ka nisur karriera e tij dhe kjo e bën këtë shtëpi shumë të veçantë”, ka thënë drejtori i Muzeut. Pos këtyre detajeve, në muze do të organizohen punëtori, ligjërata, ekspozita dhe kostume nga filmat e bazuar në romanet e Dickensit. Deri tani, muzeun e kanë vizituar rreth 35 mijë veta në vit. Me rihapjen e tij, udhëheqësit presin që numri të rritet në 45 mijë.

 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk