Nobelisti Mo Yan, i vetmi që mbron censurën “e nevojshme”



Që në ditën kur u dha lajmi se ai ishte me pikpamje komuniste dhe censura për të është formë doktrine. Laureati i Çmimit Nobel për Letërsi, Mo Yan, që është pseudonim për emrin e tij të vërtetë Guan Moye, veprat e të cilit bashkojnë me një realizëm iluzionar tregimet popullore, historinë dhe të sotmen, pasi që pranoi certifikatat e nderit dhe medaljen e arit të dorëzuar nga mbreti i Suedisë, Carls Gustaf XVI, festoi lavdinë që sjell çmimi në banketin e Nobelit të mbajtur në objektin e komunës së Stokholmit, ku edhe mbajti fjalimin tradicional 5 minutësh në prani të 1300 të ftuarve, në mesin e të cilëve ishte edhe familja mbretërore suedeze . Fakti që po qëndronte në një sallë me famë botërore e aq më tepër që po mbante fjalim në cilësinë e fituesit të Çmimit Nobel, për një djalë i cili rrjedh nga një familje kineze fermerësh nga komuna verilindore e Gaomit, ishte si një përrallë, por sigurisht që përvojat që ka përjetuar që nga shpallja e çmimeve e kanë bërë atë të vetëdijshëm për ndikim jashtëzakonisht të madh të Çmimit Nobel dhe për respektin e padiskutueshëm që ai ta ofron dhe që këto i kanë mundësuar atij që të njohë më shumë botën por edhe më shumë të njohë vetveten.

Jam i vetëdijshëm që ka shumë shkrimtarë tjerë në botë që do të jenë laureatë më të denjë se unë por këtë do ta arrijnë vetëm nëse nuk ndalen së shkruari, duke besuar që letërsia është një zbukurim i njerëzimit dhe një e drejtë e dhënë nga Zoti’ tha shkrimtari kinez, i cili më pas shtoi ‘ Unë po ashtu jam i vetëdijshëm për ndikimin minimal që ka letërsia në politike apo në krizat ekonomike në botë, por rëndësia e saj për njerëzimin daton që nga lashtësia . Kur letërsia ekziston, ndoshta ne nuk e vërejmë rëndësinë e saj por nëse ajo nuk do të ekzistonte, jetët tona do të bëheshin të ashpra e të vrazhda . Pikërisht për këtë arsye unë jam krenar për profesionin tim, por po ashtu i vetëdijshëm për rëndësinë e tij’.
Fjalimi i tij më pas vazhdoi duke shprehur admirimin e tij për anëtarët e Akademisë së Suedisë, të cilët qëndrojnë fortë pas bindjeve të tyre dhe duke falënderuar dhe gjithashtu duke shprehur respektin e tij për të gjithë përkthyesit, duke thënë që pa punën e tyre nuk do të kishte letërsi botërore.
Së fundi ai nuk la pa përmendur familjen dhe miqtë e tij, por gjithashtu edhe të gjithë të afërmit dhe bashkëvendësit e tij të Gaomit .

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk