Jozefina Topalli mbush me gazmend e me dritë takimin festiv me fëmijët e gazetarëve




Kryetarja e Kuvendit të Shqiperise, Jozefina Topalli ka mrekulluar me performimin e saj, jo vetem si një lidere, si një kryeparlamentare, por edhe si një nënë apolitike, jokonformiste. Pa rregulla, pa klishe dhe shumë e çlirët kaloi ajo tek çdo fëmijë, tek çdo buzëqeshje ajo dhuroi buzëqeshjen dhe zemrën e saj të madhe. Këndoi dhe kërceu me ta. Bëri foto me pothuaj të gjithë që donin të kishin një kujtim të paharruar nga kjo sofër gazmendi dhe drite, feste dhe shprese. Gjenerata e caqeve të tashme arriti të shihte tek ajo jo atë kryeparlamentare të rreptë dhe korrekte, por shembullin e një dashurie pa kushte. Të them të vërtetën kisha kohë që nuk përballesha me një episod të tillë, të një politikani të rangut të tillë, siç është zonja Topalli. Krejt tjetërçka, tjetërqysh u qas Topalli në këtë kuvendim festiv me fëmijët e gazetarëve të medias shqiptare. Krejt tjëtërsi u shfaq ajo, ngase jemi mësuar të përcjellim rëndon në aftësinë aktoriale dhe virtuozitetin e politikanëve të ndryshëm shqiptar. Ajo ishte një nënmadhe, një nënloke, një zemër e hapur dhe e mbushur përplot me gazmend dhe dritë.
Kësaj rradhe, të fuarit specialë të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli ishin fëmijët e gjithë atyre vajzave e djemve, burrave e grave gazetarë, kameramanë që përgatisin  lajmet për çdo reformë që kalon në parlament. Buzëqeshjet e fëmijëve mbushën me gëzim dhe shndritën sallën e seancave. Këngë, muzikë, tullumbace, kërcime e bënë sallën si kurrë ndonjëherë të bukur e plot hare. jozefina topalli 26Tingujt e këngëve të Krishtlindjes, këngët për Shqipërinë, për Vitin e Ri e deri te “Gangnam Style”, ndezën sallën. Fëmijët votuan të gjithë për një vit edhe më të gëzuar. Ata votuan të gjithë “Pro” për të qenë si gjithë fëmijët e tjerë në Europë.























Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk