Posts

Showing posts from May, 2013

Faleminderit Elhaida Dani!

Image
Nga Albert Vataj Ka ndodhur. Përmendu, nuk je në ëndërr. E pagjasa, ajo shkallmoi mure të trasha ku ne gjendeshim të rrethuar, dhe u bë reale. Është një 20-vjeçare që guxon dhe fiton. Është ajo, për të cilën ti ke të drejtë të krenohesh. Është ajo, talenti dhe zëri i së cilës u bënë apologji e krenarisë tënd të nëpërkëmbur. Për të flasin të gjithë. Ajo, tashmë është në Olimpin e vëmëndjes dhe kureshtisë. Multimedia shqipshkruese dhe shqipfolëse, dhe jo vetëm, është e përfshirë   e gjitha në këtë pasion të çmendur fitoreje. Është ajo, Elhaida Dani, e cila që 6 vjeç nisi shtegtimin në rrugën e muzikës dhe që tash arrin të magjeps me zërin dhe interpretimin e saj, krejkënd që e dëgjon. Elhaida Dani, 20-vjeçarja nga Shkodra triumfon në spektaklin “The Voice of Italy 2013”. Lotë dhe ngazëllim, përqafime dhe klithma kushtruese, dritë dhe gazmend, mbushën momentin e ngjitjes në apogje. E pabesueshme, dalldisëse, emocionuese, delir në shtegun e përjetimit. Faleminderit me tan zem

Analizat e ADN, Minoanët nuk vinin nga Afrika, janë europianë

Image
Të gjithë kemi dëgjuar për qytetërimin e lashtë minoan nga legjenda e mbretit Minos që urdhëroi Daedelusin të ndërtonte një labirint për të burgosur krijesën gjysmë njeri e gjysmë dem, njohur si Minotauri. Ky qytetërim, i zhvilluar në ishullin e Kretës katër mijë vite më parë mendohej nga historianët dhe arkeologët se kishte prejardhjen nga Azia dhe Afrika e Veriut. Por analizat e fundit të ADN-së të mbetjeve trupore të hershme të gjetura në zonat arkeologjike të Kretës dëshmojnë se banorët minoanë janë europianë. Në këtë gjetja ka mbërritur Sir Arthur Evans, arkeologu britanik që zbuloi Pallatin e Knosin në Kretë, i ndërtuar rreth 4 mijë vite më parë. Evans është i bindur që qytetërimi i parë i avancuar në Europë nuk ka prejardhjen nga Delta e Nilit. Deri më tani historianët besonin se banorët që ndërtuan qytetërimin minoan erdhën nga Delta veriore e Nilit rreth 5 mijë vjet më parë për t’iu shmangur pushtimit që vinte nga jugu i Egjiptit të sotëm. Analizat e ADN-së, si

Trishtimi që na përqafon me mall

Image
Nga Albert Vataj Valët vijnë dhe ikin. Pas përherë nderet në vështrimin e përhumbur pamja e një malli që përflak buzët nga kujtimi i puthjes, që porsi valët, vijnë dhe ikin, për të lënë trishtim që e ngjyn perëndimi me dritën që rrëzohet, buzët që i kris pritja dhe zemra që thyhen si valët. Trishtimi që na përqafon me mall është ngasja e shkumëzuar që vjen e përplaset përgjatë bregut duke shuar kujtime dhe hapa që lamë në kundrinë tonë melankolike. Ky ag ka   shëmbëllimin e të gjithë perëndimeve. Të gjithë ndarjet shihen në pasqyrimin e trishtë, penelatat e shkujdesuara që dergjen ashpër mbi syprinën e një malli që dot se gërmëzuan fjalët. Ti je tej, atje ku pamja terron e shikimi shëmbet në pamundësinë e rrokjes së horizontit, hapsinës që i mbledh krahët si një zog që ulet. 

Martin Luther një antisemit?

Image
Kisha protestante përgatit 500 vjetorin e Reformacionit. Por reformuesi i saj Luteri urrente çifutët. Kisha përpiqet të nderojë Luterin pa minimizuar polemikën në lidhje me të. Kozmopolite dhe tolerante. Kështu prezantohet kisha protestante në aktivitetet e saj të shumta në prag të 500 vjetorit të Reformacionit në vitin 2017. Në vitin 1517 reformatori Martin Luther shpalli 95 tezat e tij të famshme në kishën e kështjellës së Wittenbergut. Toleranca është madje në fokus të aktiviteteve të këtij viti. Por pikërisht Lutheri nuk njihte asnjë respekt fetar ndaj hebrenjve. Kur ai ishte gati 60 vjeç, bëri thirrje që "t'u vihej zjarri sinagogave, apo shkollave të tyre“. Shtëpitë e tyre duheshin shkatërruar dhe pasuria e tyre si dhe librat e tyre fetarë duheshin konfiskuar. Margot Käßmann, ambasadore e EKD-së për festimet e Reformacionit   Këtë kontradiktë midis perceptimit të tanishëm dhe zanafillës historike e ka vënë kohët e fundit në dukje teologja e shquar Margot Käß

Geti, ky sinonim i hip hopit-Nga Arnolld Korenica

Image
Ai është një prej atyre që e ka filluar këtë zhanër, e ka kultivuar atë dhe e ka zhvilluar deri në atë që është sot. Nëse dëshironi sinonim për hip hopin, ai është i tillë. Nëse dëshironi të identifikoni hip hopin në Ballkan, atëherë ai është njeriu ideal për këtë. Intervistoi: Arnolld Korenica Getoar Selimi, anëtar i grupit Tingulli 3nt dhe një prej figurave kryesore të hip hop ‘labelit’ Babastars së fundmi ka goditur fuqishëm skenën e muzikës shqiptare. Pas albumit super të suksesshëm “Ma I Madhi N’Ven”, si i tillë Geti u kthye me imazhin e ri në kuadër të BabaStars. Përkundër angazhimeve të shumta me koncerte dhe me projektet e reja në studio, ai ka pranuar që në disa pyetje t’i përgigjet ekskluzivisht Telegrafit. Telegrafi:   Babastars, një brend tejet i suksesshëm i cili ka kohë që është lansuar. Pos këngëve dhe produksionit të gjerë si ‘label’, ju keni avansuar edhe në shitjen e veshjeve me logo të juaja që janë bërë shumë të shitura anë e mbanë trojeve shqiptar

Mesdheu si fantazi e përjetshme

Image
Dy ditë me radhë shkrimtarë nga Mesdheu dhe Gjermania evokuan hapësirën mesdhetare jo vetëm si një zonë ku lindi qyterërimi perëndimor por edhe si një burim të përhershëm fantazie për botën e artit, letërsisë e kulturës. Mesdheu si një fantazi e përjetshme! Po t'i hedhësh sytë kësaj njolle blu në hartën e botës, të bie ndërmend vlerësimi i historianit të njohur francez, Fernand Braudel se Mesdheu duket aty "si një e çarë gjigande e tokës, i rrethuar nga shumë vende, kultura dhe gjuhë". Në brigjet e këtij deti historik është zhvilluar në shekuj një mozaik kulturor unikal, shumëgjuhësh dhe i jashtëzakonshëm në pasurinë e tij. Mesdheu - Deti i Bardhë Dy ditë me radhë në fundjavë (10-11.05) Mesdheu mblodhi në Berlin shkrimtarë, publicistë e poetë nga Mesdheu e Gjermania jo thjesht për të eksploruar një hapësirë gjeografike në diskutime e lexime letrare. Shkrimtarët gjermanë, Durs Grünbein, Sybille Lewitscharoff, Mauro Covacich dhe Kenka Lekovich nga Italia, si edh