Trishtimi që na përqafon me mall
Nga Albert Vataj
Valët vijnë dhe ikin. Pas përherë nderet në vështrimin e
përhumbur pamja e një malli që përflak buzët nga kujtimi i puthjes, që porsi
valët, vijnë dhe ikin, për të lënë trishtim që e ngjyn perëndimi me dritën që
rrëzohet, buzët që i kris pritja dhe zemra që thyhen si valët. Trishtimi që na
përqafon me mall është ngasja e shkumëzuar që vjen e përplaset përgjatë bregut
duke shuar kujtime dhe hapa që lamë në kundrinë tonë melankolike. Ky ag ka shëmbëllimin e të gjithë perëndimeve. Të
gjithë ndarjet shihen në pasqyrimin e trishtë, penelatat e shkujdesuara që
dergjen ashpër mbi syprinën e një malli që dot se gërmëzuan fjalët. Ti je tej,
atje ku pamja terron e shikimi shëmbet në pamundësinë e rrokjes së horizontit,
hapsinës që i mbledh krahët si një zog që ulet.
Comments
Post a Comment