Martin Luther një antisemit?

Kisha protestante përgatit 500 vjetorin e Reformacionit. Por reformuesi i saj Luteri urrente çifutët. Kisha përpiqet të nderojë Luterin pa minimizuar polemikën në lidhje me të.
Kozmopolite dhe tolerante. Kështu prezantohet kisha protestante në aktivitetet e saj të shumta në prag të 500 vjetorit të Reformacionit në vitin 2017. Në vitin 1517 reformatori Martin Luther shpalli 95 tezat e tij të famshme në kishën e kështjellës së Wittenbergut. Toleranca është madje në fokus të aktiviteteve të këtij viti. Por pikërisht Lutheri nuk njihte asnjë respekt fetar ndaj hebrenjve. Kur ai ishte gati 60 vjeç, bëri thirrje që "t'u vihej zjarri sinagogave, apo shkollave të tyre“. Shtëpitë e tyre duheshin shkatërruar dhe pasuria e tyre si dhe librat e tyre fetarë duheshin konfiskuar.
Margot Käßmann, ambasadore e EKD-së për festimet e Reformacionit Margot Käßmann, ambasadore e EKD-së për festimet e Reformacionit

 
Këtë kontradiktë midis perceptimit të tanishëm dhe zanafillës historike e ka vënë kohët e fundit në dukje teologja e shquar Margot Käßmann. Ish kryetarja e Këshillit të Kishës Protestante në Gjermani (EKD) është tani ambasadore e EKD-së për festimet e Reformacionit. Në një koment në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" ajo e quan Luterin në plakje "një shembull tmerrues të antisemitizmit kristian". Ajo thekson: "Nuk mund të ketë përvjetor reformacioni, që me gjithë gëzimin për arritjet e Reformacionit po të mos përmendim dobësitë e tij.
 
Zhgënjim për moskonvertimin e hebrenjve
Ai, emrin e të cilit mban kisha protestante luterane, është shprehur fillimisht pozitivisht në lidhje me hebrenjtë. Këtu Luteri shpresonte, se hebrenjtë do të konvertoheshin në krishtërim, mendon eksperti hollandez i Reformacionit Herman Johan Selderhuis. Por hebrenjtë nuk bënë kështu. Zhgënjimi i Luterit lidhur me këtë ka qenë sipas historianit të kishës njëri nga shkaqet për rritjen e armiqësisë. Me qëndrimin e tij antijudaist teologu elokuent nuk ishte i vetëm në atë kohë. Edhe reformatorë të tjerë dhe humanistë të njohur si Erazmusi i Roterdamit shanin hebrenjtë, ashtu si dhe shumë përfaqësues të kishës katolike. "Erasmusi, humanisti, i cili lavdëron Francën, sepse atje ka aq pak hebrenj", thotë Selderhuis në një intervistë me Deutsche Welle.
Kopertina e librit të Martin Lutherit: Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat e tyre,1543Kopertina e librit të Martin Lutherit: Mbi hebrenjtë dhe gënjeshtrat e tyre, 1543
Thirrja e Luterit për t'u vënë zjarrin sinagogave mbeti pa pasoja në shekullin e 16-të. Megjithatë nazistët iu rikthyen me dëshirë pjesëve kundër hebrenjve të shkrimeve të tij. Në retrospektivë fjalët e tij duken si rekomandim për veprim për pogromin, në natën e kristaltë, të vitit 1938. Në atë kohë në të gjithë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave. Por Selderhuis paralajmëron që të kihet kujdes, që Luteri të mos shihet përmes syzeve të vrasjes së miliona hebrenjve gjatë Holokaustit. "Me atë çfarë ka thënë dhe shkruar Luteri, natyrisht që ishte shumë e lehtë për ta përdorur për propagandën antisemite në vitet 30-të", thotë historiani  i kishës protestante. Por është e rëndësishme të bëhet dallimi në mes të antijudaizmit të Luterit, të bazuar në arsye fetare, dhe ideologjisë racore të antisemitizmit. "Në antisemitizëm fjala është për hebrenjtë si individë, për origjinën e tyre, të qenit e tyre hebrej", thotë historiani i kishës. Nga ana tjetër thëniet e Luterit ishin të drejtuara vetëm ndaj besimit të hebrenjve. "Ai është kundër fesë së tyre dhe kundër refuzimit të tyre për të ardhur tek Krishti", e shpjegon holandezi qëndrimin e reformatorit Luter. Për vrasjen e një populli të tërë nuk bëhet fjalë në polemikat e Luterit.

Edhe Käßmann thekson se përkthyesi i Biblës dhe teologu provokativ, që vdiq në vitin 1546, është shfrytëzuar nga nazistët. Luteri nuk ka mundur t'i marrë me mend konsekuencat e fjalëve të tij.

Reagimet: minimizim i dëmit, por edhe kritikë ndaj kishës

Nxitja e urrejtjes shqetëson deri sot shumë njerëz. Ajo shkakton reagime të ndryshme. Shkrimi i ambasadores së Luterit Käßmann është ndjekur nga komente të shumta. Disa e minizojnë polemikën, ose mbrojnë Luterin, i cili në fakt është një pjellë e kohës së vet. Të tjerë shprehin moskuptim, se si kisha protestante luterane mund t'i referohet një armiku të tillë të hebrenjve. Një letër lexuesi thekson se Luteri nuk bën të jetë themelues i një komuniteti të krishterë, që propagandon dashurinë për tjetrin.
Kisha e keshtjellës në WittenbergKisha e keshtjellës në Wittenberg
Käßmann vetë është kontradikore në vlerësimin e kritikave rreth shkrimit të saj: "Nga njëra anë është një valë, që thotë, se ju duhet të vini më shumë në ballë ungjilloren, protestantizmin, këtë Luter madhështor", thotë teologja. Të tjerë janë shprehur të tmerruar në lidhje me Luterin. Ky nuk është vetëm një armik i hebrenjve, por edhe i turqve. Me sharjet e tij të ashpra kundër papatit ai nuk mund të prezantojë as lëvizjen ekumenike. Ato, që e shohin çështjen nga kjo persvektivë, bëjnë thirrje për një distancim nga Luteri dhe sa më pak vëmendje për qëndrimin e tij ndaj hebrenjve. "Të gjesh një rrugë të mesme, të thuash ne nuk duam të festojmë një përvjetor gjerman të Luterit, por një përvjetor ndërkombëtar, ekumenik të Reformacionit, kjo është rruga më e vështirë", thotë drejtuesja e dikurshme e Këshillit të Kishës protestante në Gjermani (EKD). Ajo thekson se është gjithmonë e drejtë, të jesh në ofensivë kundër gabimeve. Për më tepër vlen fakti, që "kisha protestante sot thotë, kush sulmon hebrenjtë, na sulmon ne”.
DW

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk