Posts

Showing posts from September, 2013

“Peshkatarët e Perlave”, kjo kryevepër operistike e Zhorzh Bize mbush 150 nga premiera e saj në Teatrin Lyrique të Parisit

Image
Nga Albert Vataj “Peshkatarët e Perlave”   është një opera në tre akte e kompozitorit francez Zhorzh Bize, me libret nga Eugen Cormon dhe Michel Carre. Kjo opera, e cila më pas do të kaplonte një famë dhe admirim, u dha për publikun francez më 30 shtator 1863, plot 150 vjet më parë. 18 herë e mbushi Teatrin Lyrique të Parisit, në garën e saj fillestare kjo sprovë operistike e Bizesë. Opera tregon historinë e dy burrave, miqësia e përjetshme e të cilëve kërcënohet nga një grua. Ngjarja rivjen kësisoj nga kohët e lashta në ishullin e Ceilon. Dilema e “Peshkatarët e Perlave”   është konflikti në mes të dashurisë laike dhe betimit të saj të shenjtë si një priftëreshë. Sinopsis i kësaj vepre operistike, nga më të famshme dhe më të debatuarat e asokohëshme dhe krijimi virtuoz i Zhorzh Bize e ngritën në kult këtë kryevepër 150-vjeçare. Në kohën e premierës, kompozitori i   “Peshkatarët e Perlave”, Bize, ishte vetëm 25 vjeç dhe kishte ende sfida dhe mëdyshje për të vendosur veten n

Profetët e rremë-Ndue Ukaj

Image
Profetët e rremë Ndue Ukaj Jetojmë në një kohë, kur politika është bërë epidemi e shkatërrimit të idealeve të njeriut tonë. E kjo murtajë, ka depërtuar kudo brenda jetës sonë mendore e intelektuale, me tërë forcën shkatërrimtare në vete, duke e helmuar gjuhën dhe diskursin publik.  Letërsia, si arti ma sublim, në këto rrethana ka mbetur në periferi, edhe pse mjetet që i ka në dispozicion për ta demistifikuar këtë të keqe, janë pakrahasimisht të fuqishme. Për ma tepër, letërsia gëzon një autonomi autentike, që ndihmon në katharsisin e shoqërisë, për çka shoqëria jonë ka nevojë shumë. Këtë atribut dhe fuqi, që nga Aristoteli e këndej, asaj s’ia mohon askush. Prandaj, leximi i poezisë, është në funksion të nevojës për katharsis, sidomos nga profetët e rremë, që na vërsulen si ushejza, duke na premtuar se lumturia është vetëm brenda lëvozhgave të tyre të vockla.  Të flasësh për poezi, në një kohë si kjo e jona, ku ngarendja pas pushtetit pa përfillur asnjë normë mora

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin

Image
Nga Albert Vataj Poeti, dramaturgu dhe kritiku amerikan Thomas Stearns Eliot mbush plot 125 vjet nga lindja. Gjurmët që la në letërsi janë të njëjta që ai la në botkuptimin e brezit të tij. Vetëm nëpërmjet vetmohimit dhe një pune këmbëngulëse, ai ka mundur t’ia shkul veten përditshmërisë rutinore për ta bashkuar atë më vërshimin uturitës të mendimit dhe kumtit krijues. Thomas Stearns Eliot ka lindur në Misuri, më 26 shtator të vitit 1888. Ka jetuar në St. Louis gjatë 18 viteve të para të jetës së tij. Gjeografia dhe ethet universitare do të zhvendosnin atë në Harvardit. Më 1910 u largua nga Amerika për të shkuar në Sorbornë. Prej atje u vendos në Paris ku qëndroi jo më shumë se 1 vit. U rikthye në Harvard për të ndjekur doktoraturën në filozofi. Gjatë qëndimit në Londër u ndikua shumë nga bashkëkohësi i tij Ezra Pound, i cili i pranoi poezitë e tij dhe arriti t’i botonte në disa revista më 1915. Libri i tij i parë me poema titullohet “Prufrock dhe vëzhgime të tjera”, i ci

Beb Shiroka, aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës

Image
80-vjetori i lindjes Nga Albert Vataj Beb Shiroka, padyshim është aktori i roleve të skalitura në kujtesën e kohës, simboli i mishërimit të karaktereve dhe personazheve. Beb Shiroka është më emblematiku i teatrit dhe kinemasë, jo vetëm shkodran por gjithëshqiptare. Rolet dhe karakteret që pasurojnë galerinë e krijimtarisë së tij, mbeten rrezellitëse. Ai mishëroi vetveten, dha pa kursim prej saj gjithçka pati, i’u mëtua nevojës për vlerën skenike me mish e me shpirtë. Edhe në rolet episodike, ai spikat. Dallon prania e Beb Shirokës, magjia me të cilën ai mbushi personazhet që luajti në teatër dhe kinema. Loja virtuoze shëmbëllen aktorin e kultivuar që gjallon rol pas roli nën peshën e vetvetes që reinkarnoi Shiroka. Duke rrëmuar në treguesit e veprimtarisë së tij qëmtojmë se Beb Shiroka pas disa vjet aktivizimi në trupat amatore në vitin 1960 thirret të aktivizohet në Trupën Profesioniste të Teatrit “Migjeni” prej regjisorit asokohshëm, Tefik Duka. Roli i tij i parë do t

“Hana e Janarit” ndez artdashësit shkodranë

Image
Autori dhe interpretuesi kryesor i dramës, “Hana e Janarit”, Lisander Kola, ka marrë përgëzimet më të shumta nga ana e artdashësve shkodranë, të cilët për të dytën natë me radhë ndoqën shfaqjen e përcjellë në skenën e Teatrit “Migjeni” ne Shkoder. Jo vetëm gjatë momenteve të interpretimit, por më së shumti, pas saj, Kola, është ndeshur më një sërë vlerësimesh nga më pozitivet, të ardhura këto nga spektatori, por edhe nga pjesëtarët e trupës profesioniste të teatrit Migjeni të Shkodrës. E veçanta e kësaj drame, siç transmeton BW, është se veta autori që e ka shkruar, Lisander Kola, ndonëse nuk është aktivizuar asnjëherë në skenë, vendosi ta luajë vetë ai personazhin kryesor. Dhe, meritë për një gjë të tillë, në një farë mënyre, ka edhe regjisori i shfaqjes, Fatbardh Smaja, i cili duke dalluar tek Lisandri, elementet perfektë të një aktori, ia kërkoi atij ta merrte përsipër një gjë të tillë. Dhe, shkrimtari, i cili në karrierën e tij dallohet për nivelin e tij letraro-art

Guximi intelektual në kohën e utopisë reale

Image
Libri më i ri “Utopia reale” i publicistit dhe sociologut Ibrahim Berisha, është ndër librat më interesantë i botuar kohëve të fundit, për faktin se autori në objektiv të përmbajtjes së tij sjell retrospektivën e dekadës së rëndë të okupimit serb në Kosovë dhe atë na e risjell suksesshëm në realitetin e sotëm. Togfjalëshi utopi reale, edhe si realitet, edhe si paradoks, çuditërisht gjason me të sotmin. Në këtë libër, Ibrahim Berisha na i fakton të gjitha sfidat dhe realitetet e skenës politike në Kosovën e viteve 1989-1999, kur shqiptarët për herë të parë me zërin e tyre autentik dhe institucional “tradhtuan” Lindjen dhe u orientuan kah Perëndimi, por që në rrugëtimin e tyre për të ndërtuar një shtet të lirë e demokratik dolën në pah sfida e paradokse nga më të ndryshmet dhe nga më intrigueset. Berisha padyshim është njohësi më i mirë i rrethanave politike në Kosovën e dekadave të fundit. Ai është njëri nga nismëtarët kryesorë të themelimit të partisë së parë pluraliste,