"Tronditi" boten... letra e komedianit per gruan qe humbi
Kjo është letra që shkroi komediani amerikan George Carlin
pasi i vdiq gruaja. Një letër që thotë fakte tronditëse dhe që teksa e lexon
kupton shpejt se shumë gjëra të kësaj bote nuk ia dimë vlerën, disa të tjera i
mbivlerësojmë, të tjera nuk i shijojmë dhe plot të tjera janë bukuri e rreme.
Lexojeni letrën domethënëse:
Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjera, por kemi këndvështrim më të ngushtë.
Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë, por ngelim më pak të kënaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohe.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë
probleme.
Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet.
Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa
kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt;
qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi të lodhur; lexojmë pak, shikojmë
shumë TV dhe falënderojmë shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat
morale.
Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë
atë.
I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për
të kaluar në anën tjetër të rrugës për t'u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
Eksploruam Universin por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë
të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha por jo punë më të mira.
Pastruam ajrin por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë por mësojmë më pak.
Bëjmë më shumë planifikime por arrijmë më pak në përfundime.
Mësuam të vrapojmë por nuk mësuam të presim.
Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjuterë për të mbledhur e
shumëfishuar në kopje të panumërta dijen por krijojmë me pak komunikim.
Është koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt por që treten
më ngadalë.
Është koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.
Është koha e fitimeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta.
Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri
i divorceve është i lartë.
Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe
familje të shkatërruara.
Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta,
pelena fëmijësh një përdorimshe, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku
dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezë, janë ditët ku tabletat
janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë
madje dhe mund të na vdesin.
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në dyqane
asgjë.
Jetojmë në një kohë ku, këtë letër teknologjia mund ta
sjellë tek ju dhe ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta
zhdukni me anë të butonit "Fshij".
Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të
momenteve që na lënë pa fryme!”, - përfundon letra e shkrimtarit komedia
amerikan.
Kush është George Carlin
George Denis Patrick Carlin u lind në 12 maj 1937 në Nju
Jork Siti të Nju Jorkut dhe u nda nga jeta më 22 qershor të vitit 2008.Një ndër
komedianët më të famshëm amerikanë, Carlin ishte gjithashtu edhe satirist, kritik
social, filozof, aktor dhe autor tekstesh e shkrimtar.Carlin ka fitur pesë herë
çmimin Grammy Awards për lëmin e komedisë.Baba i një vajze, Kelly, George
Carlin ishte martuar me Brenda Hosbrook martesë që zgjati nga viti 1961 deri më
1997 për 36 vjet rresht.Carlin u martua për herë të dytë me Sally Wade duke
jetuar dhjetë vjet me të.
Comments
Post a Comment