Loja e reve në muzgun e qiellit
Albert Vataj
Qielli i mbremjes të dhuron një spektakël magjik formash dhe
ngjyrash. Kjo pamje e lojës së reve të mallëngjen. Një ndjenjë melankolie të
pushton duke u bërë edhe ti pjesë e këtij amfiteatri pantomimash të qiellit, i
cili duke u përgatitur për të shtruar gostinë e verës së perëndimit pranveror, ngas
çdo kureshti që joshet nga kjo ftesë mbrëmjeje.
Comments
Post a Comment