Tronditet SHBA: Dy të vdekur nga shpërthimet dhe mbi 100 të plagosur
Tri eksplodime të fuqishme kanë ndodhur në finish të
maratonës në Boston. Fox News raporton që së paku tre persona kanë vdekur dhe
mbi 100 të plagosur. Shërbimet e fshehta kanë paralajmëruar edhe për një
shpërthim tjetër. “Shumë njerëz janë plagosur”, i ka thënë agjencisë AP një
pjesëmarrës në maratonë. “Mjekët në vendin e ngjarjes po i trajtojnë të
plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14.25 sipas kohës lokale,
respektivisht një orë pasi fituesit e maratonës kanë kaluar në vijën e
finishit”, raporton CNN.
Së paku 2 persona kanë vdekur, dhe 22 janë plagosur, ka
njoftuar zyrtarisht Policia e Bostonit, pas një shpërthimi në linjën e finisht
të Maratonës së Bostonit. Mediat botërore raportojnë për tre viktima. Videot
dhe pamjet nga Bostoni tregonin skena hutie, derisa shërbimet emergjente kanë
vendosur tenda në të cilat janë trajtuar të lënduarit. Shpërthimet kanë ndodhur
rreth tre orë pasi që pjesëmarrësit e maratonës e kaluan vijën e finishit.
“Ishin dy shpërthime dhe zjarr në vend të ngjarjes. Nuk ka indikacione se sa
persona janë plagosur në total”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Bostonit.
Mike Mitchell, nga Vankuveri, i cili ka marrë pjesë në maratonë, ka theksuar se
ai sapo e kishte kaluar vijën e finishit kishte parë shpërthimet masive.
Tymi ishte ngritur rreth 15 metra në ajër, u kanë thënë
dëshmitarët agjencive të lajmeve derisa njerëzit iknin dhe bërtisnin të
frikësuar. “Të gjithë ishim të frikësuar”, ka theksuar pjesëmarrësi i
maratonës. Raportohet se shumë rrugë dhe stacionin qendror në Boston është i
mbyllur derisa disa njësi anti-terroriste janë duke patrulluar në vend të
ngjarjes ndonëse nuk ka indikacione që shpërthimet mund të ishin akt terrorist.
Edhe Shtëpia e Bardhë është njoftuar për ngjarjen. Administrata e Barack Obamas
raportohet se është në kontakt me autoritetet lokale dhe është e gatshme që të
sigurojë çfarëdo asistence të nevojshme për hetime apo përgjigje ndaj rastit.
Nuk dihet se çfarë ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka qenë
incident apo sulm terrorist.
Comments
Post a Comment