Fshati një gjenerator potencial zhvillimi ekonomik që po jep shpirt



Albert Vataj
Ekonomia fshatare vazhdon te përballet gjithnjë e më shumë me problematika që shfaq mungesa e politikave fleksible. Megjithë përpjekjet e shtetit për të ndikuar në kthimin e ekonomisë fshatare në një gjenerator zhvillimi, jo të gjithë mësymjet kanë rezultuar të suksesshme. Hallkat e pushtetit vendor ka qenë hallka më e dobët e këtij zingjiri përpjekjesh serioze për ndryshim. Megjithatë kurrë nuk është vonë për të vënë dorën në plagën që lëngon, për t’i kthyer shëndetin ekonomisë fshatare, për ta gjallëruar atë dhe për ta bërë zonat rurale nxitëse të zhvillimit. Shumë ekonomi fshatare, si këto në foto ku tregohet një stallë lopësh në Gragushë të Lezhës, duke shfrytëzuar të ardhurat e fëmijëve emigrantë kanë investuar për shtimin e bagëtive, të trasha dhe të imta dhe krijimin e kushteve optimale për mbarështrim. E gjithë kjo përpjekje që një ditë kur ata të rikthehen të mund të kenë të hedhura themelet e një ekonomie dhe standarti. Diku ngel sharra në gozhdë. Dhe konkretisht fshtarit, lopëve të kësaj stalle e të tjerave, i duhet ta shesë 3.5 lekë litrin e qumështit, nga 12 lekë që qytetari e blen në market. Madje edhe aq, thuajse falas, ai nuk paguhet, pasi marrësi ngre pretendimin se distribucioni ku ai e dërgon qumështin nuk është korrekt në pagesa. Pra fshtari e bën qumështin dhe nguron ta hedh, por ua “fal” atyre që kërkojnë të bëhen të pasur me mjerimin e tyre. Mishin gjithashtu, nuk është se favorizohet në treg, edhe pse ai është një produkt bio dhe i garantuar. Shansi i matrapazëve gjen shteg për të abuzuar. Këto dhe të tjera probleme e kanë vënë fshatarin, jo vetëm atë të Dragushës dhe fshatrave të tjera të Lezhës e të Shkodrës, me shpatulla pas murit. Para se të dorëzohet, fshatari do të varfërohet më shumë, edhe pse ka tokë, ka bagëti, punon nga mëngjesi deri në mbrëmje, pra ka arsye të besojë se është i pasur. 






Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk