Antidepresantë apo psikoterapi?
Kryesisht varet nga gjykimi i mjekut, nëse ai e dërgon një pacient me depresion në farmaci, apo te psikoterapisti. Studjuesit amerikanë duan që në të ardhmen për këtë të vendosë një ezhe e kokës.
Një skanim i trurit duhet të jetë në gjendje të parashikojë se çfarë është më mirë për një pacient me depresion, psikoterapia, apo antidepresantët, ilaçet kundër depresionit. Sipas mjekëve të Emory University në Atlanta, këtë e zbulon një vështrim i kujdesshëm në ishullin e madh trunor (insula). Kjo zonë e trurit, që ndodhet mbi vesh, ndikon në jetën emocionale dhe shpesh nuk është në rregull tek depresivët.
Sipas studiuesve tek ata, insula e të cilëve konsumon shumë glukozë, ështe e dobishme terapia. Tek depresivët, te të cilët kjo zonë e trurit ështe më pak aktive dhe për këtë arsye konsumon më pak glukozë, janë më të suksesshëm ilaçet kundër depresionit.
"Në qoftë se rezultatet tona vërtetohen nga teste të mëtejshme, ky mund të ishte treguesi i parë objektiv për të zgjedhur një metodë për trajtimin e depresionit", shkruajnë Helen Mayberg nga Emory University dhe kolegët e saj.

Dy lloje depresionesh?
Rezultatet janë "një impuls interesant për të menduar", thotë Wolfgang Maier, drejtor i klinikës për psikiatri dhe psikoterapi në universitetin e Bonit. Por nuk duhet ta mbivlerësojmë studimin. "Ky ishte vetëm një sondazh i vogël."
Studjuesit testuan 67 pacientë, por i bazuan analizat e tyre të mëtejshme tek vetëm 38 prej tyre. Këto pacientët jepnin të dhëna jobindëse, kështu që u përjashtuan.
Mayberg dhe kolegët e saj spekulojnë se ka mundësi që të ketë dy lloje depresioni: njëri mund të trajtohet me antidepresantë, tjetri me psikoterapi. "Kjo hipotezë është e rrezikshme, për shkak se ajo lëkund një postulat", thotë Maier. Sepse për depresionet e rënda është më i suksesshëm një kombinim i ilaçeve dhe i psikoterapisë. "Sikur studjuesit të kenë të drejtë, pacientët nuk kanë asnjë përfitim nga metoda e terapisë shtesë."

Mjeku është ai, që vendos
Aktualisht nuk ka asnjë mundësi për të vendosur paraprakisht, se cila metodë terapie ka efekt më pozitiv për pacientët. Për të trajtuar depresionet veprohet sipas metodës së provës dhe gabimit. Mjeku provon diçka, dhe nëse ajo nuk funksionon, ai provon diçka tjetër. Te më pak se 40 për qind e të gjithë pacientëve ka sukses metoda e terapisë dhe ajo përdoret e para, shkruajnë studjuesit amerikanë në revistën "JAMA Psychiatry".
Udhëzuesi kombëtar gjerman për trajtimin e depresionit rekomandon që depresionet e rënda të trajtohen njëkohësisht si me ilaçe ashtu edhe me psikoterapi. Në rastet e lehta mjeku duhet të heqë krejtësisht dorë nga ilaçet kundër depresionit.
Por "udhëzuesi nuk respektohet ndoshta në praktikë 100 për qind", thotë Maier dhe metoda e zgjedhur varet shpesh nga fakti se te cili mjek shkon pacienti. "Nëse një pacient shkon direkt te psikoterapeuti, atij i rekomandohet psikoterapi. Te mjeku i familjes ndoshta merr ilaçe kundër depresionit, tek psikiatri të dyja, por nganjëherë edhe vetëm antidepresiva". Vetëm në një spital të mirë psikiatrik është e garantuar që përdoren të dyja metodat e terapisë njëkohësisht.

Gjithnjë e më shumë antidepresantë
Sot në Gjermani merren katër herë më shumë antidepresantë se në vitin 1994. Dhe përqindja e këtyre substancave vazhdon të rritet mesatarisht me rreth dhjetë për qind në vit.
Ka zëra se shumë pacientë i marrin këto barna pa qenë e panevojshme. Dieter Best, Kryetar i Shoqatës Gjermane të Psikoterapistëve thotë: "Sidomos te gratë e moshuara mjekët e familjes rekomandojnë këto barna shpesh pa vendosur një diagnozë të qartë."
Një ndër katër gra mbi 80 vjeç sipas Best merr ndërkohë antidepresantë. "Por shpesh këtyre grave u mungojnë kontaktet sociale, ata janë të vetmuara." Mjekët duhet të gjejnë më shumë kohë për të biseduar me pacientët dhe familjet e tyre dhe për të vendosur një diagnozë të bazuar mirë. "Jo çdo njeri, që ndjehet keq, është depresiv."
Në një artikull të bujshëm të vitit 2008 Irving Kirsch nga universiteti Hull dhe kolegët e tij shkruajnë se efekti i antidepresantëve është vetëm pak më i fortë se ai i placebove, medikamenteve të rreme pa substancë aktive.
Shpesh ndihmon besimi tek to dhe jo ilaçi vetë. Qarkullon edhe teoria se interesat ekonomike të kompanive farmaceutike janë arsyeja e vërtetë, përse kaq shumë mjekë japin ilaçe kundër depresionit.
Maier ka një tjetër mendim: "Nuk është e vërtetë, madje jepen tepër pak antidepresantë..." Ilaçet kundër depresionit janë ilaçe vepruese për të kuruar një çrregullim të funksionit të trurit. "Depresioni i rëndë duhet të trajtohet me antidepresivë, përndryshe ekziston rreziku që pacienti të vrasë veten."
Ilaçet kundër depresionit ulin rrezikun e vetëvrasjes, shkruan edhe shoqëria gjermane për psikiatri, psikoterapi, mjekësi psikosomatike dhe neurologji. Kjo është e vertetuar qartë nga studimet.
Megjithatë mjeku për çdo pacient duhet të peshojë dobitë dhe rreziqet, thotë Maier. Kontaktet e rregullta mes mjekut kurues dhe pacientit janë thelbësore.

DW
Comments
Post a Comment