Temperamenti turk takon disiplinën gjermane
Një orkestër rinore turke u ftua në kompleksin orkestral të DW-së dhe të festivalit të Beethovenit. Si ndjehen muzikantët e rinj në vendlindjen e Beethovenit? Çfarë përvojash sjellin dhe marrin ata me vete?
"Are you recording this?" Me një vështrim të ndrojtur, gati të frikshëm vështron Çağatay Güleç në drejtim të regjistrueses. Muzikanti 24 vjeçar rri ulur në sallën e provave të pallatin e Beethovenit në Bonn, mbështet me mjekër violinën në sup dhe lëviz lehtë harkun mbi katër telat. Loja e tij është shumë melodike, me një farë melankolie, sikur violina e tij po çan.
Por Güleç buzëqesh. "Nuk kam interpretuar ndonjë gjë të veçantë, vetëm i rashë disa notave. Unë di të luaj edhe diçka të saktë." Papritur ai e lëviz harkun me fuqi, gishtat i luan thuajse me shpejtësinë e dritës dhe koka e tij me kaçurela ndjek ritmin, herë i prerë, herë me butësi dhe gjithë ndjenjë. Talenti i Güleçit e bën audiencën të rrënqethet. "Violina është e veçantë, sepse ka tingullin më të mirë ndër të gjithë instrumentat. Unë luaj që kur kam qenë dhjetë vjeç. Violina është e thjeshtë, atë mund ta luash me trup.“
Güleç është anëtar i orkestrës rinore të Konservatorit të Universitetit Shtetëror të Stambollit (Istanbul University State Conservatory Symphony Orchestra). Rreth 80 muzikantë të rinj nga mosha 15 deri 25 vjeç janë pjesëtarë të orkestrës dhe kanë ardhur nga qyteti turk në Bon në festivalin e Beethovenit. E përbashkëta e tyre është se kanë marrë me sukses provimin rigoroz të pranimit në njërën nga shkollat e muzikës më me traditë në Turqi dhe kanë talent për muzikë klasike.
„Për muzikën duhet disiplinë”
Turqia ka traditë me muzikën klasike perëndimore. Ndonëse Turqia është një vend shumë i pasur me kulturë dhe muzikë dhe i influencuar nga ndikime të shumëllosjhme, një komponent e pandshme është edhe tradita e muzikës klasike turke. Shkollat e para të muzikës me orientim perëndimor janë hapur në vitet 20 të shekullit të kaluar. Në atë kohë, pas themelimit të republikës nga Mustafa Qemal Ataturku, pasoi një evropianizim i shoqërisë turke.
Përplasja e atëhershme mes dy kulturave të ndryshme reflektohet te muzikantët e rinj të orkestrës rinore. Për shumicën e tyre ky është udhëtimi i parë jashtë Turqisë. Për Güleç kjo është vizita e parë në Gjermani. Ai është i impresionuar. "Shkollat e muzikës janë të mrekullueshme. Këtu ka shumë dhoma dhe salla koncertesh. Në Turqi ne ushtrohemi në të njëjtën dhomë si të tjerët." Përveç kësaj Güleç ka zbuluar një prej virtyteve kryesore gjermane, megjithë kohën e shkurtër të qendrimit: "Gjermanët nuk i thyejnë rregullat, ata kanë disiplinë. Ne bëjmë prova, kur duam, por për muzikën nevojitet disiplinë."
I shtyrë nga ambicia e një njeriu, që dëshiron të arrijë shumë me muzikën klasike, Güleç luajti me orkestrën e të rinjve më 3 tetor në Festivalin e Beethovenit. Muzikantët e rinj morën pjesë në orkesterkampus. Në koncertin e kampusit bënë pjesë simfonia e tretë "Eroica" e Ludwig van Beethoven dhe premiera e "Durak", e kompozuar nga Zeynep Gedizlioğlu me kërkesën dhe mbështetjen e Deutsche Welle.

Protestat në Stamboll të hedhura në nota
Kompozitorja Gedizlioğlu mori shumë lëvdata për "Durak". Sipas dirigjentit Ramiz Malik-Aslanov, i cili drejton orkestrën e Konservatorit që nga viti 1995, kompozimi i Gedizlioğlu është një pjesë muzikore shumë pretencioze nga ana teknike. "Mua më është dashur të ulem me orë të tëra, sepse për mua është e rëndësishme të kuptoj ndjenjat e veprës, sepse qëllimi im si dirigjent, është që të arrij zemrat e spekatorëve."
Pjesa muzikore trajton ndjenja, që janë të vështira për t'u përcjellë. Ndjenja, që të shtyn të braktisësh gjithçka për të luftuar për perspektivë më të mirë dhe shpresa për atdheun: ndjenjat e një gruaje të re turke, që ndodhet milje larg nga shtëpia dhe duhet të shikojë në televizion, se si në vendin e saj, në sheshin Taksim dhe në parkun Gezi, ndodhin skena të dhunshme.

Në qershor të këtij viti Zeynep Gedizlioğlu, që jeton në Gjermani, erdhi në pikën, ku duhej të vendoste: "Mendova, mirë po e anulloj pjesën muzikore dhe po shkoj në Stamboll. Ose po qëndroj në Berlin, po marr frymë thellë dhe po provoj që ta hedh në letër gjithë këtë befasim dhe këtë tension, që është krijuar brenda meje.” Gedizlioğlu qëndroi në Berlin. Javën e kaluar ajo u shpërblye për vendimin e saj në takimin e saj të parë me orkestrën e të rinjve. "Ne kemi bërë gjithsej vetëm dhjetë deri pesëmëbëdhjetë prova”, thotë dirigjenti Aslanov. "Por lotët e zonjës Gedizlioğlu kanë treguar se ne e kemi luajtur mirë."
"Në Turqi nuk dinë shumë rreth Beethovenit"
Can Davran mendon se Ramiz Malik-Aslanov është një dirigjent i madh, sepse ai është në gjendje të ndjejë në mënyrë intensive.
"Kur luaj, atëherë jam me të vërtetë diku tjetër", shpjegon ai. Davran është 20 vjeç dhe i bie klarinetës qysh në moshën trevjeçare. Edhe ai është për herë të parë në Gjermani dhe për të pika kulmore e Festivalit të Beethovenit ishte Public Viewing i "Fidelios" në sheshin e tregut në Bonn. "Në Turqi nuk ka gjëra të tilla. Misioni ynë tani është që të çojmë diçka nga muzika klasike dhe Beethoveni atje."
Sytë e Davranit shkëlqejnë si vathi i tij prej argjendi në veshin e majtë, kur flet për muzikën klasike dhe orkestrën. "Ne jemi me të vërtetë të mirë. Po mirë, këtu në Gjermani duket katastrofë, por unë mendoj megjithatë se ne jemi të mirë. "Maestroja yne" është i lumtur edhe ne gjithashtu." Sepse ata janë të mirë.

DW
Comments
Post a Comment