Tetë virtuozë sjellin në Tiranë gjenitë e muzikës klasike


Më 8,9,11, dhe 12 tetor, vijnë në kryeqytet tetë instrumentistë me edicionin e dytë "Different Trains" Music Festival

Albert Vataj
Ata janë tetë instrumentistë, të gjithë të famshëm dhe virtuozë. Sejcili është identitet i patjetërsueshëm kontributi estetik i muzikës. Sekush nga ata është pjesë e rëndësishme e orkestrave të mirënjohura botërore. Talenti i kumtuar ka magjepsur publikun e sallave të famshme koncertore në të katër anët e botës. Ata janë të ndryshëm, por rrugëtimi që përshkon vërshimi i virtuozitetit të tyre është i njëjtë. Sepse është e njëjtë pesha e përgjegjësisë, është e njëjtë sfida profesionale dhe artistike, me të cilën ata ngjitin skenën shqiptare, aty ku ata u ngjizën. Sepse është i papërsëritshëm kungimi i shënjtë artistik, që ata do të predikojnë publikut kryeqytetas në emër të vlerave. Të tëtë; Adam Laloum, Dhurata Lazo, Olsi Leka, Vlorent Xhafaj, Luca Ranieri, Klaidi Sahatçi, Arben Spahiu, dhe Dorian Xhoxhi janë në Tiranë me edicionin e dytë "Different Trains" Music Festival, për të sjellë kolosët e muzikës klasike, për t'i bërë këto gjeni pjesë e muzgjeve vjeshtore të kryeqytetit, për ta ngjallur rijetimin më madhështor që pavdeksuan në memorin e përmendores së muzikës që rrokaqiellën në pafundësi. Organizatori i këtij tubimi koncertor, Vlorent Xhafaj në një prononcim për ABC News ka shtuar se programi do të jetë i larmishëm, ku do të rrok dy shekuj muzikë me pjese të njohura të kompozitorëvë të huaj dhe shqiptar.
Kjo ngasje artistike në katër mbrëmje, 8,9,11,dhe 12 tetor 2013,  do të vijnë me katër koncerte në dy sallat e njohura të metropolit shqiptar, atë të Universiteti i Arteve dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Në këtë tur koncertor, këto tetë virtuoz do të shfletojnë pentagramet e gjenive të muzikës, do të "lexojnë" faqet më të ndritura të historisë së muzikës klasike dhe mjeshtrave, shqiptar dhe të huaj.
Do të ngjitin në skenë të madhin Çesk Zadeja, me "Sonatë për violinë dhe piano", Eriona Rushitin me "Memory për violinë dhe piano", për të vazhduar me mjeshtrat botëror, duke filluar me kompozitorin më të njohur hungarez të gjysmës së parë të Shekullit XX, Zoltan Kodaly, nga repertori i të cilit ata kanë zgjedhur "Serenadë për dy violina dhe violë, op.12".  Do të jetë vepra e madhe e romantizmit "Kuartet për piano dhe harqe op.47" e Robert Schumann, që do të përmbyll koncertin e parë, nistorin e këtij ballafaqimi titanësh në Universitetin e Arteve, datuar kjo më 8 Tetor 2013, ora 19.00.
Pjesë që do të kredhin në magji dhe përjetim etern publikun e Teatri i Operas dhe Baletit, ditën e mërkurë, më 9 Tetor 2013, ora 19.00 do të jetë, Ludvig van Beethoven, me "Kuartet harqesh op 59 n.1 Razumovski". Kuarteti do të hapet me një melodi të ngrohtë nga violonçeli, një temë e gjatë që përsëritet, një motiv prej pesë notash që behet diskursi mantra i të gjithë veprës. Ekspozicioni bujar udhëton edhe më tej nëpërmjet kësaj feste e gëzimi. Vepra ngërthen publikun, të cili Beethoven kërkon që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe magjike të ndikojë në ridimensionimin e përjetimit të së tashmes. Në këtë vërshim është Piotr Ilic Çajkovski me  "Souvenir de Florence (Kujtime nga Firence), op.70" që do të ulë siparin e koncertit të dytë.
Koncerti i tretë do të zhvendosë sërish vëmëndjen në sallën e Universitëtit të Arteve, ku do të jetë "Trio n.1op.99" Franz Schubert. "Triot e Schubert kanë mbetur mjaft popullore dhe të dashura si një përzierje e pastër e shpirtit të kulluar me dramën e muzikës së dhomës të vërtetë"- mbamendet të ketë thotë, Alfred Einstein. Në këtë trio Schubert përdor si temë kryesore një këngë të hershme, të shkruar prej tij, Skolie (1815), që thotë: "Le të marrim kënaqësi, në mëngjesin e ndritshëm të majit, nga jeta e shkurtër e një luleje, përpara se aroma e saj të zhduket"
Ky koncert do të vijojë me "Trio për piano, violinë, violonçel" të  Maurice Ravel. Kërkesa e jashtezakonshme teknike ndaj muzikanteve, si dhe bukuria në trajtimin e instrumentave dhe melodive e bejnë këtë Trio, veprën më të famshme të formacionit violinë, violonçel e piano të Shekullit XX, së bashku më Trion Trio N° 2 të Shostakovich, të ekzekutuar nga muzikantët e 'Different Trains Festival' në edicionin e parë, dhjetor 2012.
Do të jetë J. Brahms dhe "Kuartet për piano dhe harqe op.60, 'werther'" që do të ngre siparin e natës së katërt të këtij turi koncertor kryeqytetas me pjesë të zgjedhura nga mjeshtrat e muzikës botërore. Franz Schubert dhe "Kuintet harqesh, op.posthume" do të përmbyll këtë betejë titanësh, do të do të finalizojë turin kryeqytetas të virtuozëve, Adam Laloum dhe Dhurata Lazo në piano, Olsi Leka dhe Vlorent Xhafaj në violonçel, për të vijuar me Stradivarët, Luca Ranieri, Klaidi Sahatçi, Arben Spahiu, dhe Dorian Xhoxhi, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Temat e  këndshme të episodeve të kundërta janë po aq të pagabueshme austriake në shije, si çdo gjë tjetër në këtë pjesë, sa dhe tema e qetë por e ngrohtë e dy violonçelave e luajtur paralelisht. Tempi përshpejtohet me furi, dyfishohet, sa duket se gjithë ajo punë e një fryme aq të lartë, përfundon me një hije rënieje të papritur mbi sipërfaqen e saj, sikur Schubert-i ishte i vetëdijshëm se jeta e tij ishte gati për të ndaluar. Kësisoj kjo ngasje do të finalizojë lojën dhe sfidën e tëtëshes së instrumentistëve, të cilët vijnë në "Different Trains", Music Festival 2 me një begraund të pasur koncertor dhe triumfues, duke sjellë energjinë e skenave gjigande dhe shkëlqimin etern të mjeshtrave të muzikës klasike, atyre, të cilët shkruan historinë e magjepesjes së brezave, mbamëndjen e muzikës. Stuhi duartrokitjesh dhe ovacionesh energjishpërthyese kanë përmbytur ngado ishujt e përjetimeve të fuqishmë muzikore që mëtuan ata më virtuozitetin e tyre. Të tetë janë të tillë, sepse e tillë është muzika që ata luajnë, të tilla ngadhnjyese, zotëruese, depërtues dhe shpërthyese, janë emocionet që gjeneron kjo puhi dhe duhi muzikore që ata interpretojnë.  Këta ambasador të muzikës rivijnë në këtë edicion të dytë, në Tiranën e tyre, duke sjellë me vete kolegë dhe emocione, përjetime dhe rijetime të pashoqe. Ata janë dhe do të mëtojnë publikut kryeqytetas gjithçka nga vetja, e cila e ardhur nëpërmjet pentagramit të apostujve të muzikës, kërkojnë të sjellin pak shugurim hyjnor mbrëmjeve të kryeqytetit shqiptar. Rivijnë për të prekur me këtë magji koncertore Tiranën dhe për të bekuar lumturimin e saj metropolitan.


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk