Giuseppe Verdi, ateistin romantik, patriotin garibaldin, ngadhnjyesin vagnerian

Nga Albert Vataj
Përulësisht kridhemi në një mirënjohje, të cilën e endim vullnetmirë për një nga mjeshtrat e muzikës, për atë që shkroi me pasion dhe përkushtim kryeveprat operistike, “Rigoletto”, “Traviata”, “Trovatore”, “Nabuko”, “Makbeth”, “Aida”, “Don Carlo”, “Otello”. Sot bota ndal vërshimin e vet të duhishëm dhe prej mbamëndjes ngjiz kujtimin e një përulësie shugurues të korifeut të Apenineve, kompozitorit dhe mjeshtrit të madh, Giuseppe Verdi në 201-vjetorin e lindjes. Ai ishte dhe mbeti i plazmuar si një prej dy majave që rrokaqiellin me famë dhe madhështi eterin operistik të shekullit XIX. Gjunjëzohemi sot, besimplotë para kujtesës për këtë gjeni tokësor të operas së hyjshme, italiane dhe botërore. Përbashkohemi krejt tok në këtë mbamëndje. Se kjo magji ngas në vetëdijen tonë artistike nderim të njëzëshëm, për Giuseppe Verdin, ateistin romantik, patriotin garibaldin, ngadhnjyesin vagnerian. Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër.
Giuseppe Verdi, italian kryekëput ishte ai. Qëndroi besnik deri në fund dhe mori meritimin e mirënjohjes të gjeneratave për krejtçfarë bëri dhe la trashëgim. Kjo botë perëndishë antike dhe rilindase, e cila vinte prej një mbamëndje të pashoqe, e ngjizur në havanin 2000-vjeçar të kohërave, s’kishte sesi të ndalte vërshimin e saj uturitës në historinë e Evropës plakë. Ky shpirt apenin do të gufonte prej humusit të brezave. Do të rilindtte një vazhdues i lavdisë dhe memories artistike që ngasi dhe dalldisi shekuj dhe breza të tërë. Ngadhnjeu mes britmash dhe harrimit, mes paradoksit dhe groteskut. Erdhi si një gurë meteotiti që do të plotësonte atë pjesë mozaiku të mrekullisë italiane. Ai, Giuseppe Verdi, fshatari që i rulësisht dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli. Sizifi që nuk reshti së përpjekuri. Vegjelia e mjeshtrit, hekakeqe dhe rurale, e pamundur dhe nënshtruese e përndoqi gjatë. Hera-herësh i’a përfundi shtatin. Hendeqe të thella e barriera të larta i zunë rrugën në rëndien e tij të hovshme përgjatë Golgotës së ngjizjes së talentit, atij univers që do të shpërthente përdhunshëm si një shkreptimë eterne, për të mbetur atëherë e sot një dritim shndritës, në një prej ngulmeve artistike dhe estetike më të garrametshme të kohës. Për asnjë moment, përkundër asnjë rrethane dhe vështirësie, deri dhe në kushtet e mbijetesës, Giuseppe Verdi, nuk dredhoi. Ai u përball, u kacafyt me thonj e me dhëmbë dhe triumfoi. Fitoi vetveten dhe mëtoi përbotërisht talentin dhe vitalitetin e tij shpirtëror, duke e skalitur emrin dhe veprën në memorin e kohës, në mbamëndjen e gjenialiteteve që tokësoren e tyre e ngjitën në qiejt e lavdisë.
Pa emrin e Giuseppe Verdit, galeria e kryeveprave operistike botërore do të ishte e mangët. I zbrazët do të ishte qielli i bruztë i shekullit XIX pa Giuseppe Verdin dhe Richard Wagnerin, emrat e të cilëve nuk na lidhin vetëm me operan, por me botkuptimin dhe filozofinë e përjetimeve dhe shijeve estetike të një shekulli.


Nga jeta e mjeshtrit
Verdi i vogël e kishte pasion të madh muzikën. Në Buseto një farmacist i quajtur Antonio Barezi i binte klarinetës dhe çdo mbrëmje jepte koncerte bashkë me muzikantë të tjerë në shtëpinë e tij. Çdo mbrëmje shikonin një fshatar të vogël, të varfër, që mbështetej pas murit të shtëpisë dhe dëgjonte plot kureshtje. U përpoqën disa herë ta dëbonin, por më kot. Ai kthehej prapë aty për të dëgjuar muzikë.
Atëherë farmacisti i tha djalit të vogël:
- Biri im, meqenëse të pëlqen kaq shumë muzika, hajde brenda në shtëpi të dëgjosh dhe mos rri jashtë në mes të rrugës, se do të marrësh ndonjë të ftohur.
Fshatari i vogël ishte Giuseppe Verdi. Ai u fut në shtëpi gjithë druajtje dhe rrinte i fshehur në një kënd. Verdi shkoi disa herë dhe krijoi marrëdhënie familjare me farmacistin.
Atje u dashurua me të bijën e tij Margaritën, me të cilën edhe u martua.


 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk