Fridrih Niçe, feniksi i mendimit filozofik
170-vjetori i lindjes së filozofit gjerman
Nga Albert Vataj
Cilido që arrin të përjetojë historinë e
njerëzimit si historinë e vet personale do të ndiejë në një mënyrë
jashtëzakonisht të përgjithësuar gjithë brengën e një uloku që mendon për
shëndetin, të një plaku që mendon për ëndrrat e rinisë, të një të dashuruari që
i kanë ndaluar të dashurën, të martirit, ideali i të cilit është duke u
shuar... por po të durohet, po të mund të durohet kjo vuajtje e paanë e
gjithfarë... po të rëndohet shpirti me gjithë këto, më të moçmet, më të rejat,
dështimet, shpresat, nënshtrimet dhe fitoret e njerëzimit; nëse do të mund të
futeshin të gjithë këto në një shpirt të vetëm dhe do të përmblidheshin në një
ndjenjë të vetme- me siguri që e gjitha do të rezultonte në një lumturi që
njerëzimi deri më sot nuk e ka njohur: lumturinë e një Zoti plot forcë e
dashuri, plot lot dhe gaz, një lumturi që, ashtu si dielli në perëndim, dhuron
vazhdimisht pasuritë e tij të pashtershme, i derdh ato në det, duke u ndier më
i pasur, siç bën dielli, vetëm, kur madje edhe peshkatari më i varfër vazhdon
të vozitë me rremat e artë. Atëherë kjo ndjenjë hyjnore do të quhet e
njerëzishme. Ky është themeli i filozofisë së Niçes, kumti i zëshëm i një ngulmi
ngadhënjimtar që rrebeshi llavë dhe gurë zjarri mbi mendimin iluminist, kohën,
gjeneratat. Ky është tharmi që ngjizi mendësinë më të rrëmetshme që trandi nga
themelet të vjetrën, shkundi muret e lëmyshkuna të së shkuarës.
Prej mitologjisë greke, asaj që Niçe i’u qas
si një ngulmëtar kapërthimesh të epërme, rrekemi të kapim në fillesë atë
simbolikë, e cila mëton më së shumti të ravijëzojë këtë yjësi galaktike mendimi
të tjetërllojtë. Asçka më shumë se feniksi, zogi i zjarrit që lind nga hiri i
paraardhësve të tij, nuk i përafrohet më përputhaz asaj që kungoi mendimi
niçean.
Fridrih Niçe, ishte filozofi gjerman për të
cilin hamendet se kaloi në të gjallët e tij pa u vënë re, një periudhë e cila
do të perëndonte në kapërcyell të vitit 1889, kohë kur Amerika do ta zbulonte. Mendimi
niçean u bë ngutaz një strehë dhe burim frymëzimi për shumkënd, në kryeradhë për:
anarkistët, feministët, nazistët, fanatikët fetarë, socialistët, marksistët,
vegjetarianët, artistët e avangardës, adhuruesit e kulturës natyraliste, dhe
konservatorët ekstremistë, kësisoj do të qëmtonte në një studim të tijin
Ashaim, i cili merr në mbykqyrje depërtimin e Niçes në mendimin gjerman përgjatë
1890-1990. Afëmendsh që shtresimet sociale, të cilat gjetën frymëzim në këtë
kremte, nuk shterrojnë në këtë listim janë edhe shkrimtarët dhe filozofët, si
Tomas Man, Jung dhe Hajdeger. Vërshimi i filozofisë së Niçes, barrierën e parë
do ta ndeshte ishte tek uzurpimi ndërgjuhësh. Fatalisht atë do ta përçonin,
përkthenin dhe trumbetonin ishin amator të fushës, zelltarë e zejtar të
turlillojshëm. Kurrqysh nga asosh s’mundin të përçonin krejt këtë energji. Kjo
e ekspozoi ballas shumë anatemash, trajtesash groteske dhe keqkuptimesh. Periudha
e yshtjes së “kusarëve” do të perëndonte në të atëhershmen, kur antisemitizmi
rrekej të mëtonte një interesim të hovshëm.
I pari që do që do të nxirrte Fridrih Niçen
nga gropat e errëta të keqkuptimeve, e ta ballafaqte gangull rrezeve të dritës
së mendimit filozofik bashkëkohor, do të ishte profesori amerikan Uallter
Kaufman. Me plot gojë ai mund të quhet ati shpirtëror i mendimit niçean. Ai jo
vetëm do ta bënte Niçen të fliste me amerikanët, por krejt botën do ta kthente
tëknga ky filozof. Sakaq marr fund anatemimi dhe keqkuptimi i t’themeltes që
ngjizte në vetvete kjo filozofi.
Nën dritën e kësaj qasjeje, u bë pothuajse
krejt e pamundur të nxirrej në pah arsyeja e krejt asaj rrokopujë të potershme
që lidhej me emirn e Niçes. Së këndejmi filozofia e tij do të merrte atributet
e gjallimit, duke u shtresuar në katet e mendimit filozofik, kësodore duke
kumtur një interesim të dukshëm rreth përafrive dhe krahasimit me Spinozën,
Kantin, Hegelin, etj.
Kontinenti plak do të qëmtonte ngasje për
filozofinë e Niçes në atëkohjen e pasluftës së Dytë Botërore. Rrymimi me
themeli i gjithçkasë që ky mendimtar la si testament kulmoi përgjatë
dhjetëvjeçarit ’60-’70 duke kapluar sakaq majat. Dhe vjen rilindja e tij e njimendtë. Bota
krejt kthen sytë nga Niçe. Vendin e keqkuptimeve të mëdha e zënë frymëzimet e
hovshme. Kqyrja dhe botëkuptimi analitik që mbështolli si një aureolë këtë
filozofi, tundoi ata në “mea culpa” dhe përunjësi.
Niçe ishte i bindur se kishte disa të vërteta
jetësore për tua përcjellë bashkëkohësve të tij. Të vërteta që syresh po i
anashkaloni paq, pavarësisht faturës fatale që mbartte qëndrimi i tyre, gjë që
vetë filozofi i kishte kumtuar, pa marrë atributet e një orakulli. Niçe ishte
përpjekur të qëndronte sa më larg praktikave skolastike, atje ku gjithçka e
vyer dhe thelbësore kthehej në objekt debatesh të shterruara, potere akademike dhe
jo një çështje njimendtë veprimi dhe sipërmarrjeje, ndryshesash që koha sillte
si domosdo dhe vetë filozofia e Niçes predikonte si doktrinë.
“Lindja e Tragjedisë” (1872) dhe “Persiatje e
patanishme (1873-1876) janë sendërtuar asisoj që të mëtojnë një afri komunikimi
aforistike. Ngjizur në formën e esse-ve të këtyre prurjeve fillimore, ngaset përnga
një yshtje e kremtimit të jetës njerëzore. Brumi është i ngjeshur me zellin e
një nistori në një havan krahasimor mes mitologjisë, hyjnive antike, cekjes nëpër
utilitaren e homo sapien, përgjatë transformimit të tij. Kësodore ai kumton, se
nëse nuk hopim në një tjetër erë mëndimi, do të vazhdojmë të qorrollisemi në
terrin e humbjes, ngase po jetonim në rrënojat e ideve që trandin. Nevoja e një
shkëputjeje është jetike dhe shoqwria me hezitimin gjegjet tinzisht pwrtej
hijeve. Fëmija duhet të rrok dritën e jetës, të vazhdojë të rritet, duke
braktisur placentën si një nevojë për çlirim të ëmës dhe për mision të
vazhdimsisë së jetës, në përballje, kacafytje e sfidë.
Niçe mëtoi gjithpoaq, se si njeriu modern i
murosur në kulturën e kalbur të shekullit XIX, mund të shndërrohet nga një
pranues i heshtur i saj në një kryengritës që sjell ndryshesa të themelta. Duke
tejpërtejë më në thellësi me “Shkenca gastore”, në të cilën ai tregon, se asgjë
nga e shkuara jonë nuk duhet trajtuar me përdëllim, jetësuar me melankoli dhe
mirënjohje. As kjo cekje e zhurmshme, kjo shkundullimë pataksëse nuk do të
kalonte pa keqkuptime. U anatemua si askush dhe u vlerësua përmbi krejt ata që
rendën shtresëzimeve të mëndimit filozofik anipse pas tw gjallwve tw tij mbytur
nga pengimi e harrimi, persekutuar nga shwndeti i lig dhe vetmia.
“Vullneti për pushtet” dhe “Rikthimi i përjetshëm
i të njëjtave realitete”, vijojnë si vlerë e pasurimit të kolanës së mendimit
niçean, sikundër të vagullt i janë yshtur krejtkush gërmoi në to. Atje fshihej
një prej minierave më pasura të mendimit filozofik. Por pamjaftueshmëria për
t’i shtënë në dorë këto visare do të ishte një e mundshme fatkeqe. Gjithqysh,
shoqërisë njerëzore atëherë e sot nuk i kanë mungur eksploratorët e thesareve,
nxjerrja faqe dritës e të cilave do ta pasuronte shkwlqinë e rrezeve që do të
ndrinin dhe pasuronin njerëzimin.
Filozofia e Niçes ishte pothuaj e bastisur për
sa kohë që filozofi ishte gjallë. Që prej vitit 1889, me ndarjen e tij të beftë
nga jeta, ky mendimtar, kjo klithmë e gjithëkohjes, kjo shkundullime në
themelet e të rrënuares do të kthehej në ikonë, një një besim për shumë të
pangjashëm mes tyre. Kjo doktrinë kaloi nga interpretimet që luhateshin që nga
irracionalizmi i skajshëm, deri tek analizimi dhe qëmtimi i ngulmët. Idetë dhe
filozofa e Niçes mbeten gjithnjë një energji shtytëse, një katalizator i
përftimeve fillimore, jetëdhënës dhe provokues, mospajtues dhe kundërshtues i
thekshëm, përherë në lëvizje si një përrua prej llave. Jetës i ndërseu
mbinjeriun si të mundshmen e vetmë për tu ndeshur dhe për të triumfuar. S’ka
paqe për njeriun e veprimit. Për atë kurm që ka pranuar në deje gjakun niçean
nuk ka armëpushim. Ai është gjithnjë aty ky duhet të jetë, mes zjarrit të përtëritjes,
zëri më i thkeshëm i kushtrimit për ndryshim, gjëmimi më i potershëm i një
transformimi. Ai la të nënkuptohet se kush më rrok mua, ka përqafuar më gjithë
forcën e dëshirimit jetën.
Krejtata që drejtpërdrejt ose tërthorazi i cyt
një joshje për filozofinë e Niçes, ngasen përnga tekstshkrimi i tij, jo veçmas
si një detyresë për ta shpjeguar, por një udhëresë për ta ftuar në atë lloj
jetësimi të së qenit, i përkohshëm në rrugëtimi prej mishi. Natyrshëm në këtë
predikim ai nuk i ka thënë të gjitha. Jo e gjithë udha që kumton ai është e shënuar.
Ai është udhërrëfyes i keq, dyshues, nxitës i vramendjes. Ngulmi për të zgjuar
mbinjeriun te individi nuk vjen vetëm nga Zarathustra, por nga çka sekush mëton
të botkuptojë në këtë udhëpërshkrimore të garrametshme që Niçe lëron me
parmendën e tij tw rwndw prej rrufeje.
Kësisoj, Niçe e bëri veten të paprekshëm, të
papërshkueshëm. Është pikërisht ana misterioze, me të cilën ai mbështillet, ajo
që ngas keqas ithtarët e tij, i josh marrëzisht, i fton në kësi dalldishë
marroke jetësimi të së mundshmes. Nuk tregon me gisht, ai predikon vetveten si
një model jokadegorik, jopërcaktues.
Nëse ke vendosur të shohësh botën me syrin e
Zotit, gjë të cilën parapëlqen ta bëjë ndonjëherë Niçe, përfrohemi saora te
mendimi, se ndjehemi të lodhur nga njerëzit-turmë, ngjashmëria frikndjellëse
mes tyre. Ai shkallmon që në embrion idenë e uniformizimit. Është hapur një
kundërshtar i zelleshëm i kultivimit të kësaj bime të keqe që vret larminë,
ngjyrat, trajtat, gjendjet, vret përtëritjen, shndërrimin. Krejtçfarë kumton në
veprën e tij është kushtrimi. Ai bzan për ata që kanë nevojë që të dëgjojnë zërin
e tij. Heshtje varri rrethon skeptikët, ata parapëlqejnë të jetojnë jetën e
njeriut opak, të gjallët e një krijese mjerave, të mefshtë, mëshiruese dhe të
paaftë për tu ndeshur e për të fituar, me veten dhe botën që e rrethon.
Për të, mëshira është simptomë e një gjendjeje
që është më e thellë dhe më e mjeruar ngase duket. Duke e lejuar veten të
ndikohet kaq shumë nga vuajtja, paraqitet ta zbusë atë, në vend se të kuptohet
se ajo është e kudogjendur, saqë përpjekja për tu çliruar prej saj është një e
pamundur.
Fjalët e fundit të tij ishin: Kam një detyrë
kundër së cilës zakonet e mia dhe veçnarisht krenaria e instinkteve të mia,
revoltohet në përskaj: Dëgjomni! Sepse jam kështu apo ashtu, ky apo ai. Ndaj,
mbi të gjitha, mos më ngatërroni me atë që nuk jam” (Ecce Home). Ai, pikërisht
asaj që i frigohej më shumë, i druhem më së tepërmi, ajo e kryqëzoi për ta
kthyer në hyjni, në një predikues të pashoq të udhës së urdhëruar dhe menditimit
të premtuar.
Comments
Post a Comment