Edgar Allan Poe, shpikësit të rrëfimit policesk dhe romaneve të verdhë psikologjikë
Nga Albert Vataj
Fytyra, veshja, vështrimi kanë bërë që ai të kthehet në një personazh ideal të misterit që mbështetet gjerësisht edhe prej veprës që la pas. Jeta e këtij burri ishte e turbullt. Edgar Allan Poe jetonte nën ankth të vazhdueshëm. Veprat e reflektojnë më shumë gjendjen e tij shpirtërore. Vuante. Imagjinata e tij ishte komplekse. Romantizmi dhe ndjeshmëria e kanë kthyer në një model që u ndoq menjëherë në Europë; lanë shenjë në atdheun e tij, Amerikë, ku ishin të shumtë ata që e panë si një devijues, trasgresiv deri në tepri, makabër. Mbetet një prej autorëve më të njohur amerikanë, një frymëzues muzikor, një ikonë e "anës së errët" dhe e misterit. Sot 165 vite më parë, në agimin e vagullt të asaj të diele të 7 tetorit 1849, shuhet në spitalin Washington College, Edgar Allan Poe, bie nga froni aspak denjësisht mbreti i trishtë i emocioneve të forta, shpërbëhet së gjalli ngjyresa më e terrtë që një ëndje estetike kishte mbrujtur deri asokohe. Edgar Poe lindur më 19 janar të motit 1809 në Baltimorë. Atë do ta braktisnin prindërit aktor, David Poe dhe Elizabeth Arnold kur ende nuk i kishte mbushur 3 vjeç. John Allan, një tregtar i pasur nga Virginia, është birësuesi i tij, prej të cilit mori “Allan” dhe u brymos me terrin e një pamjaftueshmërie që i’u gjegj prej adoptuesit. Rrapëllima e edukimit, shkollimit dhe e karrierës është e stuhishme. Gjithçka e tij kalon nëpër një terren të thyer e të mraztë. Shpikësit të rrëfimit policesk dhe romaneve të verdhë psikologjikë nuk e dha veten askurrë, krejtçfarë i’u besua në sendërgjimin kohëmbushës dhe krijues ai e plotmbushi me një perfeksion tronditës. Por kjo nuk i mjaftoi. Kurrë nuk u shtang përballë barrierave të harlisura që e asokohshmja i’a ngrinte si prita në shtegtimin e tij kaplues. U ndesh me gjithçka kishte, mish e shpirtë u qas, duke kumtuar se kishte ardhur me misionin e të pamposhturit. Vetëm vetvetja do të ishte ajo, ndaj së cilës ai do ta kishte të vështirë të fitonte, deri në mëngjesin e ftohtë të atij tetori të 1849 kur ai përpëlitej në agoni, e cila zgjatoi deri në shtratin e spitalit që se mbajti dot në jetë, në Baltimorë. Nata e fundit e lojës me vdekjen dhe kurajës për t’ia dhënë veten shpengimit e mbushi përplot miq e rrakëllitje gotash cytësin e maksimës se: “Cila sëmundje e lë veten të krahasohet me alkoholin!”, e cila i bëri gropën.
"Ju pyesni: mund të më thoni se cili demon i tmerrshëm ishte shkak i këtyre qarjeve të thella? Po, do të them më shumë akoma: ky ishte demoni më i madh që arriti të shkatërrojë një burrë. Gjashtë vite më parë, një grua të cilën e desha, dëshpërimisht theu një arterie ndërsa këndonte dhe unë vuajta të gjithë agoninë e vdekjes së saj... Si një i çmendur, më ndodhte të kisha edhe ndonjë interval qartësie dhe gjatë të pandërgjegjshmes që zgjaste shumë unë pija, Zoti e di sa. Miqtë e mi preferojnë vesin e të pirit më shumë se të pirën prej vesit: ishte e tmerrshme, lëkundje të pafundme mes shpresës dhe dëshpërimit të cilën nuk mundesha më ta duroja pa humbjen totale të arsyes. Më dhanë një jetë të re pas vdekjes së saj. Por, oh Zot, çfarë ekzistence melankolike! Unë nuk gjej asnjë kënaqësi në përdorimin e stimulantëve, kundrejt të cilëve unë jam kaq tolerant. Vetëm prej dëshirës për t‘iu nënshtruar torturës së kujtimeve kam vënë në rrezik jetën time dhe jo për dëshirë a kënaqësi"

Comments
Post a Comment