Migjeni, britma e thekshme e një shpirti

Nga Albert Vataj
Asnjë klithmë nuk e ka përshku ma thellë ndërgjegjen shqiptare se sa njajo e atij krahinori t’lënguem smunet e t’gufuem zemërate e idhnimi.
Sot 103 vjet më parë më 13 tetor 1911 lindi në Shkodër, Migjeni, shërbestari më i zashëm i kushtrimit të gulçeve të shpirtit vikitës, drita më e vetëtimshme e njatyne syve t’zverdhun prej lëngatës e t’groposun prej lodit e mundimit.
Ai kje zani që u plazmoi në eter si një bubullimë. Kurrkush tjetër si ai nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu e shkulmi i tij i zashëm i brendisë.
Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku nër ne një grusht për me i ra malit që s’bzan.
“Ngrehu Migjen të shkosh te letërsia shqipe. Për shkak të rrethanave ka ëndërruar këtë letërsi disi nga larg. Tani që u afrohet portave të saj të rënda, që dëgjon kërkëllimën e zinxhirëve të tyre, turbull e ndjen se ka diçka që është vjetëruar në këtë letërsi. E ndjen se ajo ka nevojë për riparim, për risi. Ai i hyri rrugës së letërsisë, por arti që do të bëjë ai është ndryshe nga të tjerët. Ndryshe për çdo gjë dhe në çdo gjë”. Ismail Kadare

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk