Thethi, thellimi i andjes qi thekshëm gufon



Si diademë i fillërojnë qark malet mretnimit t’ksaj bukurie
N’sa e n’sa ditirambe asht kotun
E këndimesh t'dalldisuna asht kredh
Pataksja ëmblake e kësaj hijeshije


Hovshëm i rrebeshet gjithkah ky hir
Piskame shkyhet thellimit, bluja e njati qiell
Qehren trand hakërrimi i kësaj bukurie
Buzët t’i prush, puthja e hojmë e kësaj puhije
 
Albert Vataj ©

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk