Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit



Nga Albert Vataj

Ai është ende madhështor. Vitet nuk kanë mundur t'ia dalin ta gjunjëzojnë këtë kapërdisje antike, këtë akt të pashembullt të ngadhnjimit të gjurmëve prejnga rendi për të behur tekktu shkëlqimi i një qytetërimi. Koloseum mbetet guri më i çmuar në gjeradanin e memuarin e qytetërimit. Amfiteatri Flavio, që njihet me emrin Koloseo, filluar me dëshirën e Vespazianit (69-96 para Krishtit), u përfundua dhe u përurua nën sundimin perandorak të të birit dhe pasardhësit të tij, Titit (79-81) pas Krishtit). Ishte një veprim simbolik, përmes të cilit popullit të Romës i kthehej kjo pjesë e qytetit, që Neroni e kishte shtënë në dorë me forcë, për ta shndërruar në një liqen të madh artificial (stagnum neronis), brënda banesës së tij private, Domus Aurea.
Ndërtesa, me formë elipsi, mbulon pikërisht atë sipërfaqe që do të zinte liqeni dhe që u bë ngrehina e parë e denjë për kryeqytetin e perandorisë së madhe, caktuar për të kënaqur turmat në ditë feste.
Para Koloseut, Roma kishte vetëm një amfiteatër të përhershëm, ngritur nga Statilio në vitin 29 para Krishtit, shkatërruar kur Neroni i vuri zjarrin qytetit në vitin 64: para ndërtimit të tij, festat me ndeshje gladiatorësh organizoheshin në Foro, ku ndërtoheshin shkallë lëvizëse të ngritura me rast festimesh; gjithnjë në këtë mënyrë organizoheshin edhe festat në Campo Marzio.
Amfiteatri i ri u përurua me festime të mëdha që, siç thuhet, zgjatën njëqind ditë, me flijimin e mijëra egërsirave.
Struktura (189 metra gjatësi e boshtit të madh, 150 e boshtit të vogël dhe 48. 50 metra lartësi) mund të zinte 60 deri në 80 mijë vetë, që mund të hynin e të dilnin lirisht, përmes një sistemi të mirëstudiuar harqesh, shkallësh dhe hyrjesh, të njohura me emrin vomitoria. Në qendër të fasadës ishte tribuna perandorake, dy krahët e së cilës ishin të caktuara për gjykatësit, vestalet, të ftuarit e nderit etj. Hyrja ishte falas për të gjithë, kështu që vendi ku do të ulej spektatori nuk përcaktohej nga shuma që kishte paguar, por nga kategoria shoqërore, së cilës i përkiste: secilës kategori i rezervohej një nga pesë sektorët e zonës së quajtur ‘cave’.
Për ndërtimin e fasadës së ndërtesës u përdorën mbi 100 mijë metra kub tuf gëlqeror e 300 tonelata hekur, gjë që në shekujt e mëvonshëm, posaçërisht në mesjetë, bëri që amfiteatri të shfrytëzohej si minierë për të nxjerrë prej tij material të begatë ndërtimi.
Tri seritë e harkadave, që shihen ende sot, të ndërprera nga gjysëmkolona në tri stile kalsike (dorike, jonike e korintike), mbështeten mbi shtylla. Stili atik, të cilit i mungojnë vendet e hapura, ritmohet me zbukurime korintike. Ndërsa ishte ende në përdorim, maja e ndërtesës mbulohej nga velarium, një mbulesë pëlhure liri që i mbronte spektatorët nga dielli. Mbulimi me pëlhurë ishte një veprim tepër i vështirë, prandaj, për ta kryer, ishte caktuar në repart i posaçëm i marinës perandorake, vendosur në një kazermë aty pranë.
Sipas traditës, në këtë amfiteatër u martirizuan të krishterët e parë: fillimisht Koloseo u lidh me Mundimet e Krishtit nga Papa Benedikti XIV (1940 -1758), i cili ndërtoi rreth amfiteatrit 14 stacionet e Udhës së Kryqit. Fakti që Koloseo iu kushtua martirëve të krishterimit, kontribuoi për ta ruajtur një pjesë të mirë të amfiteatrit nga grabitjet e mëtejshme të lëndës dhe për të na e dorëzuar në të gjithë madhështinë e tij.
Ndërtimi i kësaj kryevepre
Vendimin për të ndërtuar Koloseumin e bëri Vespasian-i, i cili ka qenë perandori i Romës prej 1 gusht 69 – deri më 23 qershor 79 pas krishtit. Vendimi i tij shpejtë u përcjell nga mbretëria e turpshme e Nero-s.
Gjatë vendimit të Nero-s, zjarri i madh i Romës më 64 pas krishtit, e shkatërroi qytetin.
Nero përvetësoj një pjesë të tokës në qytet dhe ndërtoi një pallat të mrekullueshem me një liqen dhe kopsht të madh dhe e quajti “ Domus Aurea “ (nga gjuha latine për “ Shtëpia e Artë “ ).
Një statujë kolosale me përmasa prej 37m lartësi, u ndërtua në një pozitë të pashme dhe u bë si pike referimi i qendrës së qytetit të Romës.
Gjatë djegies së Romës, arena kryesore e ndërtuar prej gurëve ishte shkatërruar ( Amfiteatri i Statilius Taurus ), sëbashku me amfiteatrin e drunjtë e quajtur “Amfiteatri Neronis “ e cila ka qenë e ndërtuar nga Nero për ti qetësuar apo argëtuar njerëzit e pagdhendur përpara zjarrit të madh dhe e ndërtuar më 57 pas krishtit.
Pas vdekjes së Nero-s, morali dhe besimi i qytetarëve të Romës ishin në rënie të madhe.
Vespasian-i , duheshte që të sigurojë mbështetje tek njerezit dhe të siguronte popullaritetin e familjes Flavian-e.
Ideja e tij ka qenë që të shkatërrojë pallatin e Nero-s dhe të konstruktojë një arenë të qëndrueshme dhe që të organizojë lojra të lira gladiatorësh dhe zbavitje tjera për argëtimin e turmave të njerëzve të thjeshtë.
Madhësia e ndërtesës ka qenë që të njohin bukurinë dhe shkëlqimin e Romës.
Ndërtimi i Koloseumit Roman filloi mes viteve 73-75 pas krishtit dhe ka qenë pothuajse e përfunduar në vitin 79 pas krishtit, kur Vespanian-i vdiq. Titus, djali më i madh i Vespanian-it shikoi përfundimin e ndërtimit të Koloseumit dhe hapjen e lojrave më vitin 81 pas krishtit.
Askush nuk e din saktësisht se sa ka kushtuar ndertimi i Koloseumit Roman, por më vitin 70 pas krishtit, Titus e grabiti qytetin e Jerusalemit. Me thesarin madhështore të Jerusalemit, u pagua ndërtimi i Koloseumit dhe asnjë shpenzim nuk është kursyer në këtë projekt.
Për ndërtimin e tij u përdorën
1) Gur gelqëror Travetianë – (Guri gelqëror ishte përpunuar në një minierë në Tivoli, 20 milje prej Romës, dhe është përdorur për shtyllat kryesore, dyshemenë dhe muri i jashtëm.
2) Shtufë gëlqërore – ( Një gurë poroz në preparimin e cimentos. Shtufa gëlqërore është përdorur për shtyllat më të vogla dhe muret rrezore.
3) Cimento – ( Cimento ka qenë e përdorur për harqet e mbuluara apo harkuara )
4) Pllakat – ( Pllakat kanë qenë të përdorura për dyshemetë dhe muret ).
5) Mermeri – ( Mermeri është përdorur për ulëset, statujat dhe stoli të ndryshme, fontana me ujë të pijshëm dhe si mbështjellës të mureve të jashtëm.
Ai është krijuar për të mbetur në kolos mbi faqene tokës dhe sa të bjerë diell nuk do të mund të kridhet në gjunj kjo vepër, ky akt sublim i krijimit të dimensioneve të përjetësisë.







Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk