Posts

Showing posts from September, 2015

Thethi, e mundshmja ëmbëlake e nji bukurie të çashtër

Image
Nga Albert Vataj Rrugës duke ngjitur përmes një shtegu gjarpërues, shfaqet e përnjëherë struket përmbas shpinës së malit, një pamje që të magjeps me mistikën e vet. Në këtë përpjete që shigjeton përmes shtegut që ka arritur të çajë shpatullat shkëmbore të malit, është e pamundur mos me e pranu një gjendje hutimi që të pushton, një trandje që të përkund si gjethe. Notimi nëpër re i shpatit, rreket me ngjasu me një udhëtimi në ëndërr. Makina gulçon si një shtazë e plagosur, ndërsa ngjitet përpjetes që lakon nëpër kthesa të befta. Rendim me ëndjen e shastisjes me përla gjithçka panorama e thekshme e këtyre maleve ngulmon të tregojë në epjen e vet shitane përnga qielli. Majëmalesh të formëzum përmes një procesi të kahershëm e të pandalshëm eroziv, nguten me shpërfaq atë që me kujdesin e paepur ka mundu me sendërtu koha, në përleshjen e vet epike me shiun, borën, akullin dhe erën. Na rendim për me mbërri, me beh në kraharorin e këtij manifestimi, e çajmë përmes reve dhe dehjes që të

11 Shtatori 2001, “therori” që transformoi botën

Image
Nga Albert Vataj Përkujtimi i ngjarjeve të përmasave apokaliptike, siç ishte ajo e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, më shumë se një përshpirtje për viktimat e kësaj gjëme, është një ndërmendje për të tashmen, për themelet ku kemi ndërtuar ëndrrat tona, ardhmërinë e fëmijëve tanë. E shkuara është një memuar në vetëdijen e njerëzimit, një makth tmerrndjellës, që na prish gjumin e na shkërmoq dëshirimet. Ndërsa përpiqesh të bashkosh copëzat e asaj dite tmerri të 14 viteve të shkuara, rrekesh në atë orvatje të të pamundurës; të rijetosh ato momente ngjethëse, të ngopesh me frymë nën peshën e rëndë të asaj shastisjeje edhe pse gufimi i atij zjarri është bërë gjaku i kohës, ritmi dhe filozofia e së tashmes. Sot pas kaq vitesh, pas ngulmit për të davaritur kujtimin e asaj ngjarjeje, sërish rropatesh shpresëhumbur të bësh diçka, qoftë edhe të rilindësh si një feniks, ndërsa mes kujtimesh të vagullta përpiqesh të hedhësh hapin në hirin ngjyrë kafe të trupave të djegur. D

Dr. Ferid Murad laureat i Çmimit Nobel: Virtyti i të qenit i drejtë dhe i ndershëm

Image
Babai im ka migruar në Shtetet e Bashkuara, ai ishte një shqiptar i besimit mysliman i cili ra në dashuri me një Amerikane të besimit prezbiterian, dhe së bashku  e krijuan familjen. Prindërit e mi pritnin që unë të bëhem një mjek dhe kishin shumë shpresa të mëdha për mua, edhe pse në atë kohë, ishin të pakët ata që vazhdonin shkollimin në fakultet pasi që diplomonin në shkollë të mesme. Unë mund edhe ti kem zhgënjyer kur zgjodha rrugën e kërkimeve shkencore. Kjo nuk ishte rruga më e lehtë dhe as më fitimprurësja. Megjithatë, e ndjeja që kjo ishte rruga e duhur për mua. Dëshiroja të bëja ndryshimin. Shpresoja se me pak fat, hulumtimet e mija do të mund të ndikonin në jetën e njerëzve. Kështu filloi e gjithë kjo, me një parandjenjë; ajo ndjesia kur e din se ke të drejtë, por duhet ta dëshmosh. Kjo kërkon motivim të lartë dhe vendosmëri të plotë. Më pas ajo çfarë ndodhi ishte rastësi. E gjen veten në prag të një zbulimi të jashtëzakonshëm, por në kohën mes këtyre dy momenteve,

Albert Vataj: Të vueash prej pamjaftueshmërisë së kohës

Image
Interviste me poetin, esse-istin, shkrimtarin dhe publicistin shkodran, Albert Vataj.  Webi- www.pershkodren.com ka cyt në këtë rrëfimtore, si një një dëshmim personal. Një dyluftim të njeriut me kohën dhe një qasje kumtimi për me tregu prej vetes atë çfarë asht një mëtim edhe për gjithken tjetër që e gjen veten në mes fjalëve dhe kallzimeve që Albert Vataj ban për veten, për atë vete që ai ka obligim ta tregojë faqe dritës të kjartë dhe pa nënshtimin e një nevoje për me gjet një diçka me u struk, me u fsheh. Gjithkund shkon, thotë Albert Vataj, gjithça ban, mos harro se e ke marrë edhe vedin me vedi. Shkolla juej fillore? Ajo qi mundem me than dhe që më ka ngucat qysh prej asoheret, asht nji impresion i zafillun në këtë cak. Mahnitem me veden teme, se si mundem me kujtu edhe tash, ose ma saktë, se si kam mujt me majt t’lidhun vedin me pëshkënditjet e këtij hapi moshor dijetus. M’kujtohet mësuesja e leximit, Drita Matohiti. Mundem me i përtëri edhe tash një pjesë të

I DEHUN PREJ KETIJ MREKULLIMI

Image
Nga Albert Vataj Kjo pamje madhështore t'përshkon si një rrezatim tue t'mbush me dritën e vet përtëritëse tançka n'ty përpëlitet n'tërrin e mungimit dhe boshit. Ky asht nji eter qi shpalos tan madhështin e vet t'natyrshme, delikate dhe ngasëse, nji frymëmarrje që e ndin teksa t'përshkon me përqafjen e vet prej flladi, e t'mush me landën e kullueme ndër sy që magjepsen prej saj. Tej nën këtë poroz reshë të bardha gushti kungojnë hijshëm kreshtën e krenaris malet që e fillërojnë Shkodrën, malet qi përkundin në prehnin e tyne lirikën ngjethëse të njasaj bukurie marroke qi kalamend çdo yshtje jetësimi . Tue u përqaf me qiellin, ky ngulm ngaset me e mbush me epos krejt çka ëndja rreket me mru ndër kujtime e kallzime, këtë panoramë që shtang potërshëm. Poshtë, kridhet në ëndjen teme t’dehun prej zotnimit, si kurmi i shtatit të një vashëze, Liqeni i Shkodrës, fort e epshmja hijeshi. Me një paqti e joshje që mundet me nguc ma t’largtat harbime, qi m’li

"Arkeologu dhe hijet" ndërmëndja e kohëve tragjike si çlirim

Image
Nga Albert Vataj Askurrë nuk është e pakohë një nevojë çlirimi. Ndoshta kur kujat kanë zënë e heshtin, një britmë vjen për të na ndërmendur kobin që bashkëjetoi me fatin tragjik të shumë njerëzve atëkohë e tash.   E sotmja ndoshta nuk ka nevojë të ngutshme për këtë ndërmëndje, por Albert Shala vendos të tregojë, të tregojë, të rrëmojë plagën që ka zënë kore, të sëmbojë dhimbjen që i ka ndryllur harrimi. Ky zë që ka vendosur të hesht për një kohë të gjatë, merr zemrë dhe kushtron për të kumtuar një cobëz prej të vërtetës së vaditur me gjak dhe të ushqyr me varre. "Arkeologu dhe hijet" më shumë se sprova nistore në narracion, pa asnjë mëdyshje është një kërcim i kurajshëm në një aventurë që bota e ngjiz dhe ngërthen më lëndë të ngjeshur fatesh. Poeti dhe publicisti Albert Shala rreket të çlirohet prej të pamjaftueshmes që eteri petik i mëkon për ta lënë shpirtin e tij dorzan ferrit të jetëve të trishta. Ai vjen për të rrëfyer jetët tragjike të fateve të këputura